"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
FOTOT/ Kush është Elvira Lani, 42-vjeçarja që hiqej si police e ‘Stop Krimit’ dhe mashtronte dyqanet për të marrë pro
11 Nëntor 2020, 12:26Nga DOSJA
TIRANË– Shtetasja Elvira Lani është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi akuzohet se është shtirur si punonjëse policie duke mashtruar në këtë mënyrë qytetarët e duke marrë nga ata shuma të mëdha parash. Gjithashtu 42- vjeçarja merrte artikuj ushqimor në dyqane pa pagesë me justifikimin se do ti paguante më vonë.
Mirëpo kush është Elvira Lani dhe pse shtirej si efektive e policisë?
Lani ka lindur në Gjirokaster me 05.09.1978, dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjise , Dega Histori-Gjeografi nga viti 1997-2001. Së fundmi ajo ishte ‘Drejtoreshë e Përgjithshme Investigimi ‘Stop Krimit”, që ishte një njësi e krijuar prej vetë saj, për t’ju prezantuar klientëve që binin pre e mashtrimit.
Në cilësinë e provës gruas iu sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Ajo do të akuzohet për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi falsifikonin dokumentet.Shtetasi i ndaluar H. L., 33 vje...
TIRANË– Një tjetër viktimë është shënuar në vendin tonë nga COVID-19.Një 62 vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën ditën e sotme pasi ishte e infektua...
TIRANË– Një mashtruese ka rënë në prangat e policisë pasi shtirej si punonjëse policie e në këtë mënyrë mashtronte shtetas të ndryshëm për ti marrë shuma t...
TIRANË- Fatjon Hyka është arrestuar nga Policia e Tiranës, si tutori i një grupi vajzash që kryenin shërbime prostitucioni në zonën e sheshit “Wilson” në k...
GJIROKASTËR– Prokurori dhe 2 gjyqtarë janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Për shkak të infektimeve është mbyllur Gjykata e Apelit, der...
SHKODËR– Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërkohë është bërë e ditur se ai ësht...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit përjashton me vendim të formës së prerë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ish anëtaren e Gjykatës së Lartë,...