LIVE UPDATES
Aktualitet

Mitro Çela shkim për Koço Devollën, humori i zi i Koços me vdekjen, kur mësoi se vuante nga leuçemia, biseda me Filip Ça

11 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
Mitro Çela shkim për Koço Devollën, humori i zi i

TIRANË- Gazetari Mitro Çela ka bërë një shkrim për Koço Devole, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, si pasojë e infektimit me Covid-19. Me anë të shkrimit, Çela kujton bisedën që aktori ka bërë me ish-presidentin Bujar Nishani kur mori titullin “Mjeshtër i Madh”, bisedën që ka bërë me drejtorin e Fiks Fare, Filip Çakulli, kur mësoi se vuante nga leuçemia, si dhe këshillat që humoristi i kishte dhënë.

Leuçemia/ Kohë më parë Koçoja u shtrua në spital. Nga spitali – drekë tek “Tajvani”.

-Filip! Doktorët më fjalë zëmre më thanë: ke leuçemi. Të kanë mbetur tre ose katër vite jetë!

-Koço! Mjekë janë këta?! Nuk e ndajnë dot? Fikse si ta bëjë planin e shpenzimeve?!

-Do ta rregullojmë. Do shkoj në Amerikë…

Iku. Erdhi. Buzëgaz na tha:

-Mjekët amerikanë më dhanë ymër: tre vjet!

-Kjo po! Tani dëgjo Koço,-tha Filipi.- P

-P të 40-tat?! Mua mi latë?!,”- pjesë nga shkrimi.

Gjithashtu, gazetari ka shkruar se për humbjen e tij ka parë të qajë edhe Agron Llakën dhe Pëllumb Kullën, por thekson se duhet të gëzohemi që e patëm.

Shkrimi i plotë i Mitro Çelës:

“Të mos hidhërohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.” Kështu shkruhet në librat e shenjtë.

Dhe Fiksi e kishte Koçon për vite me radhë. Tragjedi ose komedi. Në “laboratorin” e Koços kthehej në humor.

Mjeshtëri i Madh”
Pallati i Brigadave. Presidenti Bujar Nishani shpërndau një “tufë” me dekorata. Koçoja në një dorë mori dekoratën. Në tjetrën mikrofononin:

-Zoti President! Do vijë një ditë, që do ketë kaq shumë “Mjeshtra të Mëdhenj”, sa nuk do gjejmë “Mjeshtra të vegjël”?

3. Keshilla nga Devole
Mars 2020. Filipi, mua dhe Koço Devolen,-na futi në karantinë. Pse? Sipas Filipit: virusi bie në sevda me pensionistët.Sipas – Koços? Ruan veten. E zëmë se na mbërthen virusi. Nuk e dimë. Serbes shkojmë në punë. Pimë kafe me Filipi…Viruse është ngjitës! E ha Filipi. Në orën 10 ra telefoni. … Ishte Koçoja.

-Si po kalon, mo bir? -Pyeta unë.-

-Brënda në shtëpi. Shkruaj dhe kam nisur të bëj karikatura. Laj rrobat dhe i nder me nge në ballkon, pasi të njejtën gjë bëjnë dhe nja dy zonja që tani po i njoh. Dal unë, dalin dhe ato. Bëjmë muhabet duke pirë kafe secili në ballkonin e vet. Fërkohemi nga larg. Dashuri në kohën e koronës…

-Koço! Dua të qaj një hall me ty. Dje qërova një vezë. Në pjatë kisha mbajtur lëvozhgat. Koqe venë e kisha hedhur në koshin e plehrave.

-Mund të quhet hutim?!…Por e përsërita me bananen. E zhvesha dhe e hodha tek plehrat. Në dorë mbaja lëkurën.

-Ta kem të keqen nga karantina apo nga pleqëria?!

-Pleqëria, mo?! -Tha Koçoja,-Ç’ne! Ti për punë seksi je adoleshent!

-Më lehtësove Koço?!…

I MARRË?!
…Allo…Koço! I dërgova një vidion time Filipit. Më ktheu përgjigje:

-Mitro, unë dija që Konvid 19 prek mushkeritë, po jo trurin…

-Ta ketë seriozisht apo tallet?!

-Ti e di që Filipi gjithmonë tallet. Por rrallë, ama shumë rrallë, flet seriozisht. Ndoshta ky është fati yt!

-Më gëzove. I marrë njeriu bëhet gjeni! Ti e di: të mënçurin dhe të marrin, një fije i ndan.

-Shënjat i ke Mitro. Mendoj se po të perpiqesh edhe pak mund t’ia harrish qellimit, të marrosesh komplet,e të na bësh ndonjë kryevepër. Por po nuk të dha licencën edhe Flamur Bërdëllima, marrëzia del skarco!

-Pa merak. Atë liçencë e kam. Tokova një ditë Flamur Bërdëllimën. Kam bërë këtë libër: “Jemi shtuar ne budallejtë.” Je edhe ti në librin tim.

-Me dy liçenca futju punës si turku…- tha Koço.

-Koço më pëlqen, sepse edhe ti në “detin” e marrëzisë “noton”. Por kemi edhe shokë nëpër botë. Dostojevski i marrë shkroi kryevepra. Kur u shërua, dogji dy romane, që kishte shkruar!

-Edhe Gëte, u çmënd kur mbushi 74 pranvera. -Foli Koçoja.-I marrosur u dashurua dhe e kërkoi për grua, një vajzë 19 vjeçe! Për çupën shkroi një elegji: një nga perlat e letërsisë gjermane!

DHIA
Ishte festa e Fiks Fare. Ha. Pi. Muzikë- vallzim. Humor. Thumba. Batuta. Me gotën e verës në dorë, tha Dori:

-Do ishte në nderin tonë, të dëgjonim një histori nga Koço Devole.

-Një ditë, në rrugën e Kombit, u shtyp një dhi.- tha Koçoja.- Komentin e parë e bëri Rama: Kazani shkruan që dhinë e shtypi makina. Në fakt e vrau Berisha. E kini parë autostradën? Mavri me bojra. Asfalti, në vend të ngjisi, rrëshket. Urat-për ibret. Pa gardhe anësore. Kalojne para makinave derra e dosa. Nga informacionet e ministrit Lleshi, del se dhia kishte dy keca! Dhe ata mbetën jetimë?! Dhe shtëpia pa qumësht?!

Komentin e dytë e bëri Berisha: Qytetari digital më informon: Dhinë e shtypi Rama. E di pse doktor? Malet dhe kodrat jane mbushur me hashash. Hëngri dhia e gjorë! E trullosur nga droga, përfundoi nën rrotat e makinës!

-I treti komentoi Mitroja: Ka ardhur një vidjo në Fiks Fare. E pashë! Gjyna nga Zoti: Ishte dhi seksi!

POTURET
Pashë Koçon me poture. I them: -Më gjëj edhe mua një palë poture? Zhilenë e kam vetë.

-Jo! Nuk bën! Vetëm dy personslitete, në mëmëdheun tënë mama, mund të mbajme poture: Unë dhe zoti Rama!… Është e letë të qepësh një palë poture. Por e rëndë. E rëndë shumë ti meritosh, për ti veshur si poture! Kupton mo Mitro Xhani, apo je pykë në diell?!

Epilog

Në 55 vjet Koço Devole “dhuronte” humor. Gëzim. Lumturi. Por kur vdes aktori i humorit, bota qan. Kam 40 vjet qe punoj me Filipin. Dje e pashë për herë të parë të përlotet. Erdhi Agron Llakaj. Lotët gurrë. Nga Amerika në telefon Pëllumb Kulla: lotët i “mbysnin” fjalët.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koço devolli mitro cela koço devolli mitro cela

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara