Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË -Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit edhe kryetari i LVV-së, në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka folur për procesin e dialogut me Serbinë.
Sipas mediave kosovare Kurti ka prezantuar katër qëndrime që sipas tij janë udhërrëfyes të drejtë për të ecur përpara. Si qëndrim të tretë Kurti tha se dialogu dhe bisedimet nuk janë për statusin e Kosovës por për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka folur edhe për funksionimin e politikës së jashtme të Kosovës, ku ka thënë se Kosova është duke zhvilluar një diplomaci intensive dhe shumë më cilësore se në vitet e shkuara. Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, Kurti shtoi se ato janë speciale dhe do të zhvillohen si të tilla.Ai ka shtuar se kurrë në Kosovë nuk ka patur vizita me ndërkombëtarët sa tre muajt e fundit.
Fjalimi i Kurtit:
“Të gjithë e dimë kërkesën për marrëveshjen përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndanë njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme nga pikëpamja jonë atëherë kur ajo ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të Konventës së Vjenës për ligjin mbi Traktin. Po bëhen 23 vjet bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, por këto nuk mund të vazhdojnë pafundësisht. Dialogu dhe bisedimet nuk janë për statusin e Kosovës por për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e që duhet të bazohen në barazi dhe reciprocitet e tillë çfarë është edhe njohja e ndërsjellët. Qëndrimi katërt është se Pavarësia që e kemi është kompromis, nuk e kemi shpallur vitin e kaluar por para 13 vjetëve. Në katër vitet e para pavarësia e kishte Peter Faith sipër si autoritet sovran, e tash e 13 vjet e ka Ahtisaarin brenda si kompromis që është dashur ta sjellë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por që nuk ndodhu asnjëherë. Kurrë nuk ka pasur për vetëm tre muaj më shumë vizita të udhëheqësve ndërkombëtarë e kryediplomatëve nga jashtë, si dhe pritje jashtë vendit të Presidentes Osmani, Kryeparlamentarit Konjufca, Kryeministrit, Ministres së Jashtme Gërvalla dhe qeverisë së Kosovës në përgjithësi. Së fundmi unë u prita nga presidenti i Francës Macron, patëm në Kosovë mysafir ministrin e jashtëm të Italisë Di Maio, kryeparlamentari Konjufca ka vizituar kryetarin e Bundestagut Schauble, kemi qenë në takime në Vjenë e Bruksel, dhe jemi duke zhvilluar një partneritet edhe më të fortë me ShBA-të, ku së fundmi kemi biseduar me ta për një kontratë për blerjen e dronëve dhe armatimit të teknologjisë së fundit për ushtrinë e Kosovës. Ne kemi marrë vendimin si qeveri që për shtetasit e Shqipërisë të hiqet detyrimi për leje qëndrim të përkohshëm, në mënyrë që ata të punësohen pa problem në Kosovë”
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Autoritetet amerikane, kanë raportuar se ka arritur në pesë, numri i viktimave, pas rrëzimit të një ndërtese banimi në Florida.Kryetarja e qarkut Majami- Dade, ...
Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit britanik për Shëndetësi, pas shkeljes së rregullave të distancimit fizik, duke puthur një kolege.Në një ...
SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi një balonë me ajër ë...
Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigante ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...
Vendet e BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore tani kanë të meta në kriteret thelbësore demokratike, me pasoja shqetësuese.Historiani i madh francez, Fernand Br...
GREQI– Greqia është akoma e tronditur nga krimi në Gylka Nera, edhe pse kanë kaluar mbi 40 ditë nga ngjarja shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje.Autorite...
GREQI– Televizioni grek “ERT” ka publikuar një video të Babis Anagnostopoulos brenda në qeli në burgun e Korydallos, teksa piloti flet për herë të parë më famil...
ITALI– Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku 2 motra, rreth 50 vjeçe, janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në Marianopoli.Sipas mediav...
SHBA- Fluturimi i ‘United Express’ u ndërpre pasi një pasagjer u hodh nga aeroplani dhe ra në rrugën e aeroportit. Sipas mediave të huaja burri fillimisht u pë...
FLORIDA- Zjarri dhe tymi që dalin nga thellësia e rrënojave të betonit dhe metaleve të një pallati 12-katësh të shembur pranë Majamit penguan përpjekjet e punon...