LIVE UPDATES
Bota

Kupola e UÇK-së në Hagë, Gjykata Speciale: Do të gjykohet kushdo që ka kryer krime, pavarësisht etnisë

12 Nëntor 2020, 20:43 Nga DOSJA
Kupola e UÇK-së në Hagë, Gjykata Speciale: Do të

KOSOVW- Pak persona presin që Gjykata Speciale t’i ulë në bankën e të akuzuarve edhe serbët që kishin kryer krime në Kosovë. Në fakt, asnjë shenjë s’është dhënë se do të zbardhen krimet e tyre ndaj shqiptarëve. Megjithatë, gjykata thotë se s’do t’i gjykojë vetëm shqiptarët. Këtë e detyron ta bëjë edhe ligji me të cilin u themelua.

Prej kur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës votuan për themelimin e saj, Gjykata Speciale është cilësuar si një etnike dhe është akuzuar se i diskriminon shqiptarët.

Por, nga Specialja kanë thënë për Gazetën Express se do të gjykohen të gjitha krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera që janë kryer midis janarit të vitit 1998 dhe dhjetorit të vitit 2000, pavarësisht se kush ka qenë autor i tyre.

“Dhomat e Specializuara kanë juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera sipas ligjit të Kosovës; që pretendohet se janë kryer midis janarit 1998 dhe dhjetorit 2000; që ishin kryer ose kishin filluar në Kosovë dhe ku autori ose viktima ishte nga Kosova ose Republika Federale e Jugosllavisë së atëhershme”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Edhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parasheh që nën juridiksion të Gjykatës Speciale të hyjnë krimet me viktima apo autorë të etnive të ndryshme të ish-Jugosllavisë, ku hyjnë shqiptarët, serbët, maqedonët, malazezët, boshnjakët e sllovenët.

“Dhomat e Specializuara kanë juridiksion mbi personat fizikë sipas dispozitave të këtij ligji. Në përputhje me juridiksionin e personalitetit aktiv dhe pasiv të gjykatave të Kosovës sipas ligjeve penale të zbatueshme që kanë qenë në fuqi në mes të periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, dhe përveç juridiksionit të tyre territorial të paraparë në nenin 8, Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi personat e nënshtetësisë Kosovare/IRJ apo mbi personat që kanë kryer krime në kuadër të juridiksionit të tyre lëndor kundër personave me nënshtetësi kosovare/IRJ kudo që janë kryer ato krime”, thuhet në nenin 9 të këtij ligji.

Kryetarja e Gjykatës Speciale: Do të gjykohet kushdo që ka kryer krime, pavarësisht etnisë

Tri vjet më parë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova kishtë mohuar se kjo gjykatë do t’i gjykonte vetëm shqiptarët.

“Nuk ka bazë në ligj. Ua them përse: sepse ligji e thekson me qartësi – fillimisht askund s’thuhet se hetimet e proceset do të kenë të bëjnë me vetëm një shtetësi, një etni apo kombësi. Është e kundërta. Ligji thotë – dhe isha shumë e lumtur kur e lexova këtë, sepse vendosa më lehtë se s’do ta përfundoj karrierën time në ndonjë institucion që do të ishte diskriminues – ligji thekson se kushdo që ka kryer krime nën juridiksionin tonë në territorin ku krimi është kryer në periudhë të caktuar, secili do të jetë përgjegjës. Dhe po ashtu secili – pavarësisht etnisë e nënshtetësisë – që ka kryer krime ndaj qytetarëve të Kosovës dhe atyre të ish-Jugosllavisë, do të llogaritet përgjegjës”, kishte deklaruar Trendafilova në “Rubikon”.

“Pikërisht”, kishte thënë Trendafilova kur ishte pyetur nëse para Gjykatës Speciale do të dilnin edhe të akuzuar të etnive të tjera, si serbë, turq e goranë. “Them se atëherë është bërë punë e mire, sepse ligji thoshte se kushdo që ka kryer krime, pavarësisht etnisë e nënshtetësisë, e që ishin ndaj shtetasve të Kosovës, do të gjykohet”, kishte thënë Trendafilova më 23 nëntor të vitit 2017.

“Asnjë serb nuk do të jetë i akuzuar”

Pavarësisht se disa prej tyre e kishin votuar vetë, shumica e politikanëve në Kosovë nuk kanë besuar dhe nuk besojnë se Gjykata Speciale do të merret edhe me krimet e kryera nga serbët në Kosovë.

Ish-shefi politik i UÇK-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që tani vetë është subjekt i kësaj gjykate, në një panel të organizuar në tetor të vitit 2017 me temën “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, kishte thënë se në këtë gjykatë s’do të gjykohet asnjë serb.

“E dimë dhe është e saktë kjo. Do të merret me krime të supozuara të kryera nga ushtarët e UÇK-së. Shqiptarët nuk kanë besim te kjo gjykatë, kurse serbët besojnë plotësisht sepse janë të informuar mbi akuzat dhe se asnjë serb nuk do të jetë i akuzuar. Kjo gjykatë është një etnike”, kishte deklaruar Thaçi.

Edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së dhe ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, që është gjithashtu në grupin e të akuzuarve, e kishte cilësuar Gjykatën Speciale si njëetnike dhe të paparë më herët në drejtësinë ndërkombëtare.

“Nëse diçka në botë ka ‘Sui Generis’, kjo gjykatë është e tillë. Po e them këtë duke pas parasysh praktikën ndërkombëtare të krijimit të gjykatave të ngjashme. Një gjykatë e tillë është bërë në Romë, por një gjykatë e tillë për ndjekje njëetnike nuk e di që ka ekzistuar ndonjëherë në praktikën e drejtësisë ndërkombëtare”, kishte thënë Krasniqi për “Ekonomia Online” më 15 dhjetor të vitit 2019.

Një etnike dhe të padrejtë e kishte cilësuar Specialen edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

“Gjykata Speciale për Vetëvendosjen do të jetë gjithmonë e padrejtë dhe njëetnike. Mirëpo ajo është votuar nga politikanë injorantë. Në Kosovë do të duhej të kishte gjykata që dënojnë krimet në paqe siç është korrupsioni”, kishte thënë Kurti më 15 janar të vitit 2019, në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Nga Serbia thonë se po e ndihmojnë Gjykatën Speciale me dosje kundër UÇK-së

Të bindur se Gjykata Speciale s’do ta gjykojë askënd përveç shqiptarëve janë edhe në Serbi.

Duke qenë kështu, ish-gazetari dhe politikani serb, Milovan Drecun, të hënën në një paraqitje në televizionin serb “TV Happy”, ka thënë se Gjykata Speciale po shërbehet me informata nga Serbia.

Ai tha se i ka dhënë Speciales “fakte për burgjet ilegale të UÇK-së”. Drecun tha se e posedon listën e dokumenteve dhe fakteve që ua ka dhënë Gjykatës Speciale dhe prej tyre tha se janë ngritur aktakuza ndaj shqiptarëve.

“Në bazë të ndodhive, në bazë të lokacioneve, në bazë të asaj që po e shoh që është prioritet i Prokurorisë Speciale (burgimet ilegale, arrestimet, keqtrajtimet…), po e shoh që ka shumë informata që ne iu kemi dhënë, p.sh. burgjet ilegale, nga 159 lokacione, nga to edhe në Shqipëri, ata tashmë i kanë marrë 15 në territorin e Kosovës dhe dy në Shqipëri, që do të thotë që ende s’është përfunduar kjo punë. Unë e kam listën e asaj që ne iu kemi dhënë atyre (Prokurorisë Speciale) dhe po e shoh që gati të gjitha të dhënat janë në aktakuzë, e kam fjalën për ngjarjet dhe lokacionet që janë marrë”, tha Drecun, duke shtuar se ia kanë treguar Gjykatës Speciale “strukturën komplete te UÇK-së”.

Në shtator, Drecun kishte thënë se kishte marrë mirënjohje nga prokurori i specializuar, David Schwendiman për ndihmën që ia kishte dhënë në këtë çështje Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Unë që në fazën e parë nga z. Schwendiman kam marrë mirënjohje, madje me dorë e ka shkruar mirënjohjen e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, kishte deklaruar ai.

Drecun i kishte shërbyer me zell ish-presidentit të Serbisë dhe ish-komandantit suprem të forcave të armatosura serbe që bënë gjenocid në Kosovë e Bosnjë, Sllobodan Millosheviq, i cili ishte dënuar me 40 vjet burgim nga Tribunali Penal Ndërkombëtar i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.

Deri tani, Gjykata Speciale po i gjykon vetëm shqiptarët

Shtatë të akuzuarit e parë të Speciales, pesë prej të cilëve me aktakuzë të konfirmuar, janë shqiptarë, ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, ishte i pari nga ish-anëtarët e UÇK-së që u arrestua dhe transferua në paraburgimin e Gjykatës Speciale më 24 shtator. Ai akuzohet për një sërë veprash që cilësohen si krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Dy ditë më vonë u arrestuan edhe dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Ndonëse ende s’ka aktakuzë për ta, ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të fundit që u arrestuan dhe u dërguan në Hagë janë katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi.

Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kishin votuar ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin themelimin e Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale. Pas një seance të gjatë, 82 deputetë kishin votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale, pesë kishin qenë kundër, ndërsa një kishte abstenuar.

MARRË NGA GAZETA EKSPRES

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez