Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Kundër SHBA/ Ambasadorja franceze: S’vendosim për shqiptarët, po shkelim Konventat
3 Janar 2022, 20:52Nga DOSJA
TIRANË-“Ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, tha ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, e pyetur për rolin dhe ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë. Me gjuhë më të butë, ndryshe nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, Barsacq është shprehur se diplomatët e huaj nuk mund t’i detyrojnë shqiptarët që të veprojnë në një mënyrë të caktuar.
“Pra janë dy gjëra njëkohësisht: ndërhyrja e të huajve nxitur nga dëshira e një shteti të ri të marrë konfirmin se po vepron mirë, dhe nga ana tjetër kritika ndaj kësaj ndërhyrjeje. Unë jam tepër e kujdesshme dhe ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, u shpreh Barsacq.
Ajo shtoi se ambasadorët duhet të shërbejnë shtetin e tyre në vendin ku e përfaqësojnë, dhe të shërbejnë më shumë si këshilltarë, sicc parasheh misioni i tyre.
“Nuk duhet harrur për më tepër se një diplomat, edhe pse mund të flasë mirë gjuhën, të njohë historinë apo të informohet shumë, ai do të jetë përherë në sipërfaqe të realitetit të vendit, edhe pse përpiqeni pareshtur të thellohemi, por nuk i kemi të gjitha çelasat për të kuptuar. Kjo duhet mbajtur përherë para sysh, si dhe natyrisht Konventat e Vjenës”, tha ambasadorja franceze në intervistën për Euronews Albania.
Ndërkohë që ndryshe nga ambasadorja franceze, Yuri Kim së fundmi ka dhënë disa mesazhe të forta për politikanët në vend. Para zgjedhjeve ajo kërkoi që shqiptarët të mos votonin për Tom Doshin, i shpallur “non grata” nga DASH. Më pas, Kim përsëriti mesazhet por kësaj here për ish-kryeministrin Sali Berisha.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Viti që lamë pas shënoi një bilanc të zi me vrasjet dhe atentatet, por duket se situata nuk është më e mirë jashtë kufijëve të shtetit shqiptar. Ed...
TIRANË– Personi që shihni në foton e mëposhtme është Vincens Piroli, i riu që u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër. I riu, 34 vje&cced...
VLORË– Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, pranë një poliklinike. Lënda plasëse ishte ve...
VLORË- Videoja e mëposhtme është nga shpërthimi i makinës së Benard Sinomatajt në Vlorë. Në pamjet e publikuara nga Report Tv shihet makina e dëmtuar si dh...
TIRANË- Edhe pse gjatë 2021-it, turizmi kaloi një vit më të mirë se gjatë pandemisë, sektori sërish nuk është rimëkëmbur nga pasojat e saj.Sipas kryetarit ...
LEZHË- Policia ka bërë me dije se rrethanat e plagosjes së Vicens Pirolit në Shkodër mbrëmjen e sotme janë ende të pa qarta. Mësohet se 34-vjeçari ë...
TIRANË- Vincens Nikoll Pirolli është i plagosur nga përplasja me armë zjarri në Shkodër pasditen e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se 34-vje&cced...
VLORË- Policia ka deklaruar se nga shpërthimi i makinës në afërsi të spitalit të Vlorës ka vetëm dëme materiale. Mësohet se automjeti, të cilit i ishte ven...