LIVE UPDATES
Aktualitet

Greqia kthehet në llogore lufte!Shqiptarët ‘lanë kokën’ jashtë,Babis inspiroi burrat

3 Janar 2022, 18:10 Nga DOSJA
Greqia kthehet në llogore lufte!Shqiptarët ‘lanë

TIRANË- Viti që lamë pas shënoi një bilanc të zi me vrasjet dhe atentatet, por duket se situata nuk është më e mirë jashtë kufijëve të shtetit shqiptar. Edhe pse në tentativë për të ndërtuar një jetë të re, larg hasmërive dhe konflikteve që kanë pasur në Shqipëri dhe jo vetëm, shqiptarët e diasporës jo gjithmonë ia kanë dalë mbanë. E shkuara i ka ndjekur edhe në “skutat”, ku kanë qenë fshehur, duke u marrë edhe jetën.

E rastet duket se nuk kanë qenë të pakëta, por Dosja.al ka zgjedhur më të bujshmet, që mesa duket këtë vit, ndryshe nga vjet, rendin ia kishin lënë Greqisë. Nëse në 2020 u sulmuan shqiptarët që ishin shpërngulur në vendet latine, tanimë ekzekutorët kanë mbyllur hesapet me ata që kishin gjetur strehë në shtetin grek, pa i kursyer aspak.

Viti ka nisur me një vrajse në Londër, në mars, ku viktimë mbeti 21-vjeçari Renato Geci. Në atentatin ndaj tij mbeti i plagosur edhe një shqiptar tjetër, identieti i të cilit nuk u bë me dije. Ndërsa për ngjarjen, Policia vuri në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27-vjeçe, e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit. Në maj, po në Angli, mbeti i vrarë pas një sherri me thika edhe një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Armend Xhika.

Ndërkohë që po në maj, mbeti i ekzekutuar në mes të Athinës, 34-vjeçari shqiptar, Aristidh Papa. Ky I fundit, i kishte shpëtuar një atentati edhe në shkurt të këtij viti teksa më parë ka qenë i përfshirë në grabitje, vjedhje e trafik droge. Por mendohet që pista kryesore e vrasjes ishte përplasja mes bandave për trafikun e drogës.

Por pre e atentateve kanë mbetur edhe femrat! Më 7 gusht, në SHBA, u qëllua për vdekje nga babai i fëmijëve të saj, shqiptarja Joana Peca në SHBA. E reja nga Libohova u ekzekutua me disa plumba në fytyrë nga Benjamin Robert Williams, 38 vjeç, ndërsa në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur, të cilët dëshmuan të gjithë skenën.

Në tetor, Arbër Xheleshi, u vra teksa po tentonte që të hynte për të vjedhur në një banesë në Santopadre. Xheleshi, baba i një fëmijë, kërkonte që të vidhte, por u qëllua me “shotgun” nga pronari i banesës, që sipas hetimeve, rezultoi se e kishte bërë për vetëmbrojtje, pasi shqiptari kishte tentuar që ta godiste.

Një vrasje horror ka ndodhur më 21 shtator në Londër të Anglisë, Ergys Koçi, 36 vjeç, është masakruar më thikë dhe është gjuajtur me sende të forta në kokë duke pësuar thyerje të kafkës nga shqiptari Briken Quni, 42 vjeç. Po ashtu, pa jetë u gjet edhe Xhovan Pepaj, i cili ishte masakruar me thika. Edhe pse shkoi me shenja jete në spital, sërish nuk ia doli që të mbijetonte.

Ndërsa në Greqi, më 4 tetor, Dikenc Halili, 38 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe me origjinë nga Tepelena u ekzekutua me armë zjarri një natë më parë në Athinë. Halili, i cili e kishte ndërruar emrin e tij dhe njihej si Keli, mori dy plumba në kokë dhe dy në bark, të cilët i morën edhe jetën, ndërsa pista mbetet e njëjta; prishja e pazareve të drogës!

Para se të vritej, viktima gjithashtu ishte nën ‘vëzhgimin’ e policisë edhe për shfrytëzimin prostitucioni në klubet që zotëronte në Athinë dhe rrethinat e saj. Por sërish nuk ishte shqiptari i fundit që u vra në Greqi. Një muaj më pas, po ashtu në Greqi, Marius Spiro Dhiamandi, ndërroi pas një atentati që iu bë në karburant. Autorët e vrasjes së tij dyshohet se janë dy persona me origjinë shqiptare, e gjithashtu edhe për këtë rast, pista e vrasjes është e njëjta, droga!

Por këtë vit, fatkeqësisht nuk kanë munguar as krimet e pasionit brenda familjeve shqiptare, ku edhe në këtë rast, kronikat e zeza janë shkruar greqisht. Viti u mbyll me vrasjen e Elonës nga Festimi, në Greqi, e gjitha për shkak të xhelozisë. Në debat e sipër, shqiptari e mbyti me duar dhe më pas, njoftoi Policinë për vrasjen e kryer. Ngjarja vinte pas një viti tmerri për të krimet në familje. Më 30 Korrik, Florand Shehu, vrau gruan e tij 31-vjeçare, Anisën me thikë, edhe ky për arsye xhelozie. Megjithatë edhe në këtë rast, Policia u njoftua nga vetë autorët. Por ndryshe nga rasti i parë, kësaj here opinion publik u trondit për faktin se vrasja ishte paralajmëruar, e Policia kishte shkuar disa herë për kontrolle në banesën e çiftit për shkak të debateve që zhvillonin duke shqetësuar edhe fqinjët. E ndërkohë që bilanci rritej, Greqia sa vinte bëhej një vend gjithmonë e më i pasigurtë për femrat. E gjitha pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, piloti Babis Anagnostopoulos. Pasi mashtroi gjithë vendin me historinë e grabitësve shqiptare që i hynë për të vjedhur dhe më pas i vranë gruan, pilotit nuk i zgjati shumë gënjeshta, duke përfunduar në burg. Por historia e tij duke se “frymëzoi” dhjetra vrasje të tjera grash në Greqi, duke bërë që shteti të ashpërsonte ndëshimin ndaj kriminelëve. Po në shumë raste nuk funksionoi!

Gjithashtu ngjarje të rënda ka pasur edhe në Itali! Më 13 gusht, 55-vjeçari shqiptar, Shkëlqim Bedeli, së pari vrau gruan e tij 54-vjeçare, Shegushe Paeshti, dhe më pas u vetëvar. Para se të kryente aktin, burri la dy letra të shkruara në kompjuter: njëra drejtuar fëmijëve të tij dhe tjetra autoriteteve, ku edhe shpjegonte se çifti kishte krijuar mosmarrëveshje të pariparueshme dhe se për të mënyra e vetme për t’i dhënë fund situatës ishte vdekja. Ndërsa në nëntor Mirko Tonkov, vrau djalin e tij 10-vjeçar, Mattia, ndërsa viktima e dytë do të ishte nëna e tij, Mariola Rapaj. Fatmitësisht kjo e fundit ishte në punë, por kur u kthye e gjeti të birin duke vdekur teksa Tonkov ishte në dhomën tjetër në gjendje të pavetëdijshme.

Përgatiti Kejsi Muça

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arbër xheleshi aristidh papa armend xhika briken quni caroline crouch dikenc halili ergys koçi florand shehu marius spiro dhiamandi renato geci shkëlqim bedeli xhovan pepaj arbër xheleshi aristidh papa armend xhika briken quni caroline crouch dikenc halili ergys koçi florand shehu marius spiro dhiamandi renato geci shkëlqim bedeli xhovan pepaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet