LIVE UPDATES
Editorial

Kulaçi dhe kërbaçi

16 Dhjetor 2020, 14:18 Nga DOSJA
Kulaçi dhe kërbaçi

Kulaçi dhe kërbaçi, janë dy  nga format me të cilat  qeveria Rama konsolidoi dhe pas tetë vitesh kërkon që ta mbajë pushtetin.

Thërmija për të vobektit, thërrime për administratën dhe llokmat e mëdha që ndahen mes oligarkëve dhe pushtetarëve, ndërsa kërbaçin për gjithë ata që nuk i binden kësaj ligjësie qeverisëse. Me thërrimet e kulaçit blihen edhe zgjedhjet, ndërkohë që me kërbaçin e policit nxirren me forcë nga shtëpitë e tyre banorët, por edhe artistët që nuk mbrojtën thjesht shtëpitë e tyre, por shtëpinë e madhe të artit që quhet teatër.

Çunat e lagjeve që nuk mund të kapin dot as thërrimet që mbeten nga përtypja e llomkave të mëdha të oligarkeve, nxitojmë ti etiketojmë “halabak”, apo përfaqësues të “boko haramit”! Mirëpo harrojmë që edhe policët e Veliajt u sollën si halabak kur mbytën me gaz banorët e unazës dhe të bregut të lumit, apo  kur morrën zvarrë  artistët e teatrit. Dhunës policore nuk i shpëtuan as gazetarët që po filmonin protestën, ku veç prangave i’u fshinë dhe pamjet filmike nga celularët.

Do të mjaftonin këto që kryepolici Veliu t’ia mbathte nga zyra natën e jo më të tregonte barcoleta me nëna të armatosura që nuk edukojnë si duhet bijtë e tyre. Por jo, çudia më e madhe tre ditë zgjat. Harrohet nga skandali i radhës. “Nuk e lëshoj Veliun”- thotë K/ministri, sikur 500 mijë të jeni në shesh. Ndaj me polici të mos i lëmë të dalin në shesh, se po gjetën shesh na bëjnë përshesh.

Duke ardhur nga një mentalitet komunist, pushtetmbajtësit tanë vazhdojnë ta shohin policinë si një zgjatim të pushtetit dhe jo të ligjit.  Pensioni i lidhur nga Rama për babain e të ndjerit Rasha, tregon më së miri këtë mentalitet qeverisës ku K/minisri merr atribute të gjykatës duke dhënë verdiktin e vdekjes, si dhe ndryshon ligjin e sigurimeve shoqërore që të mund të zbusë zemërimin e familjarëve dhe turmave. Presionit policor nuk i ka shpëtuar as opozita, e cila në mungesë të kostumit imunitar të deputetit nuk ka mundur të mbrojë dot as kauza të drejta si ajo e teatrit, duke përfunduar edhe e prangosur në rajonet e policisë.  Karamelet që i hedh opozitës Ambasadorja Kim si marrveshja e 5 Qershorit, në fund marrin shije zeher të hidhur, pasi kësaj radhe në vend të kërbaçit të pushtetit përdoren kartonat e deputetëve të qeverisë që aktrojnë rolin e opozitarit. Krahas copës së kulaçit që i takon me ligj opozitës, opozitarët e parlamentit po rrëmbejnë edhe copëza nga llokmat e oligarkëve në këmbim të miratimit të cdo ligji që vjen nga qeveria.

Politika e kulaçit dhe e kerbaçit po zbatohet edhe me PPP-të që nga “Partneritet Publik – Privat” janë shdërruar në “para + pushtet = pushtet i perjetshëm”. Në mungesë të përfaqësimit në të gjitha institucionet lokale e qëndrore, opozita ka marrë rolin e prokurorit duke denoncuar tendera e koncesione që nga PPP-të nga “check up” i Vilmës, e deri te inceneratorët e plehrave. Por deri tani këto denoncime publike të shoqëruara edhe me padi ligjore, kanë zënë pluhur në sirtaret e SPAK, që edhe pse u trumbetua për shumë po bën shumë pak për të merituar besimin tonë. Në pejzazhin gri të ndikuar nga pandemia Covid, kufizimi i lëvizjes së lirë që rëndom quhet “ora policore”, u shënuan tre episode tragjikomik.

Filloi me burgosjen e një mjeku në qytetin e Fierit që u rras për tre ditë në qelitë e para burgimit pasi kish thyer “ndalim qarkullimin” ku në cilësinë e provës i’u sekuestruan  dy bukë që i kish blerë për prindërit pensionist, për të vazhduar me një fiction video ku kryepolici Veliu na serviri për të justifikuar kërbaçin e policëve mbi një adoleshent, për t’u finalizuar tragjikisht me vrasjen e Klodian Rashës, ku dy hurmat që mbante në dorë policit të Shqiponjave i’u dukën si armë.

Meqënëse jemi në 78 vjetorin e vdekjes së rilindasit Faik Konica, do ta mbyll shkrimin me një thënie të tij:

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll
Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:32

Përse duhet të bindemi?

Pse duhet të bindemi? Ku qëndron legjitimiteti i pushtetit? Cili është kufiri i qytetarisë dhe ku fillon nënshtrimi? Këto janë pyetjet që lindin nëse, nga liria...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:27

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën...

Editorial 14 Dhjetor 2020, 15:08

Kriteret e reja do ta ndryshojnë vendin

Që kur jemi shumë të vegjël, na mësohet se duhet të sillemi në mënyra të caktuara, në përputhje me disa vlera dhe zakone shoqërore, dhe shumë normalisht shmange...

Editorial 12 Dhjetor 2020, 08:47

Rruga e shkatërrimit?

Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një vend gabimi dhe faji.Çështja kryesore politike nuk është se çfarë duhet të bëjnë që vendi të zhvillohet...

Editorial 10 Dhjetor 2020, 13:32

Policia që vret

Kur një grup policësh u bashkuan për të rrahur një 15-vjeçar tek liqeni, u deshën disa javë që drejtori i Policisë së Shtetit të kërkonte falje. Përpara ...

Editorial 11 Dhjetor 2020, 07:42

Shqipëria: Një marshimi i pafund

Shqipëria është …Shqipëria është më shumë se ushqimet e saj tradicionale. Është zhurma e stuhishme e borieve në rrugë, është fëmija që afrohet në sem...

Editorial 10 Dhjetor 2020, 10:29

Corona – beteja e fundit e kancelares Merkel

Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betej...

Editorial 9 Dhjetor 2020, 08:34

Quinto i drejtohet Ciceronit

Në vitin 64 para Krishtit, Ciceroni vendosi të kandidojë për pozicionin e Konsullit të Romës, më i rëndësishmi i Republikës.Gjithçka dukej se favorizonte...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës