LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kujtimet e panjohura të ish-sekretarit të Fan Nolit: Në Elbasan, rebelët e Haxhi Qamilit dogjën flamurin kombëtar, duke th

8 Dhjetor 2020, 07:46 Nga DOSJA
Kujtimet e panjohura të ish-sekretarit të Fan Nolit: Në Elbasan,

Memorie.al publikon kujtimet e panjohura të Qamil Çelës nga Elbasani, i njohur ndryshe edhe si Qamil Çelirama, ish-sekretar i Fan Nolit në qeverinë e ’24-ës dhe më pas një nga komunistët e parë në Shqipëri me Ali Kelmendin etj., i cili me kthimin e Zogut në pushtet u largua nga vëndi dhe qëndroi në emigracion si antizogist, ku bashkëpunoi ngushtë me KONARE-në. Kthimi i tij në Shqipëri në vitin 1945 ku fillimisht u emërua si Kryetar i Kryqit të Kuq në Tiranë e më pas si Drejtor i Bibliotekës së qytetit të Elbasanit. Si e larguan që andej pasi ai nuk pranoi që në maketin e librit të Historisë së Shqipërisë, Haxhi Qamili të konsiderohej si patriot, gjë e cila u bë shkas që ai të abandonohej nga regjimi komunist dhe të shihej si “borgjez e reaksionar” e deri si “armik i popullit”, pasi më pas ai nuk pranoi që të shkruante për “aktivitetin revolucionar të Enver Hoxhës në Francë”, duke thënë se: ‘nuk e njihte për të tillë’?! Kujtimet e Qamil Çelës për historinë e Haxhi Qamilit që Memorie.al po i publikon në këtë shkrim, ai i’a ka pas dorzuar Institutit të Historinë në Tiranë kur po hartohej maketi atij libri dhe një kopje e tyre, janë ruajtur nga pjestarët e familjes së tij në qytetin e Elbasanit, ku ai ka jetuar deri në prillin e vitit 1988.

Kujtimet e panjohura të Qamil Çelirama (Çela) nga Elbasani për Kryengritjen e Haxhi Qamilit të vitin 1914

Esad Toptani, Dhespot Jakovi etj në bashkëpunim provizor me klerin reaksionar e me pasuesit e tyre, fanatikët antikombëtarë, me grupin e agjentëve të ardhur nga Turqia, ditën të prekin në ndjenjën më të dobët masën fanatike të Durrësit, Shijakut, Tiranës, Kavajës, Ishmit etj., për ta ngritur në kryengritje të armatosur. Themi në bashkëpunim provizor sepse ata kishin rrugë e qëllime të ndryshme. Ata u bashkuan për të përzënë mbretin Vid e për të shkatërruar pavarësinë shqiptare sepse më vonë, Esadi do të realizojë planin e tij të paracaktuar!

Esat Toptani i ndihmuar nga aleatët e tij, armiqtë e jashtëm të Shqipërisë, mundi të ngrejë masat e atij pellgu kundër indipendencës shqiptare e mbretit Vid, nën bajrakun e Baba Dovletit, e për “din e imanin”. Si rrjedhojë, ai triumfoi provizorisht kundër patriotëve. Në kohën kur pjesë të ndryshme të vendit tonë ishin pushtuar nga grekët e serbët e malazezët, patriotët luftonin për çlirimin e tyre.

Viti 1914 ka qenë vit i mbarë për bujqësinë e për oportunitet politik, populli i atij pellgu nuk ishte rënduar aspak me taksa të rënda siç pretendojnë disa oportunistë sharlatanë. Duke marrë parasysh se tokat e atij pellgu janë nga më pjelloret e vendit tonë, nuk mund të thuhet se ajo kryengritje u bë për bukë e për tokë. Po të ishte kështu, duhet të lëvizte Kruja, Peza, Martaneshi, Shpati, Verça, Skrapari, Kolonja, Kurveleshi etj., të cilët kishin me të vërtetë një gjendje të keqe ekonomike.

Duke kuptuar rrezikun që i kërcënohej atdheut dhe duke qenë të bindur se rrebelët bënin lojën e armikut patriotët bënë të kundërtën. Patriotët luftuan midis dy zjarresh si ndodhi në Starovë e gjetkë. Ndërsa patriotët kolonjarë luftonin për të çliruar tokat shqiptare që mbaheshin të pushtuar nga serbët e grekët e për të mbrojtur kufinjtë e atdheut, rrebelët në bashkëpunim me bejlerët e Starovës, u ranë atyre pas shpine. Në atë përpjekje ku mbetën të vrarë Gani Butka me shokë u provua më së miri tradhëtia e rrebelëve dhe u përgënjeshtrua kryekëput pretendimi i sharlatanëve që i konsideronin rrebelët kundërshtarë të bejlerëve.

Haxhi Qamili agjent i Turqisë

Rrebelët komandoheshin nga Qamil Haxhi Fejza, që më vonë, pas çlirimit, për ironi të fatit u konsiderua si patriot revolucionar, duke e dekoruar edhe me “Dekoratën e Lirisë” të klasit të tretë. Ai qe kryetar i grupit të agjentëve xhonturq që erdhën nga Turqia për të zezën e Shqipërisë. Forcat e rrebelëve pasi zunë Shijakun, Kavajën, Ishmin, e Tiranën j’u vërsulën Elbasanit ku paradihej se do të hasnin në rezistencë të fortë dhe ashtu do të ndodhte po të mos ishte larguar nga ai qytet Aqif Pasha, duke ja besuar mbrojtjen e Elbasanit Shefqet Vërlacit.

Sido që nuk mungonin edhe në Elbasan përkrahësit e rrebelizmës, populli, sidomos ai i qytetit, ishte me mish e shpirt kundër rrebelëve. Si i tillë ai rrëmbeu armët për të luftuar rrebelët. Nën udhëheqjen e patriotit të madh, sheh Hysen Sulova e Muharrem Moglicës, vullnetarët antirrebelë luftuan rrugë më rrugë kundër rrebelëve në rrethinat e Elbasanit, madje në rrugët e rrugicat e qytetit. Me gjithë rezistencën e madhe Elbasani ra në duart e rebelëve. Me rënien e Elbasanit rrebelët i shtuan forcat të cilat i drejtuan kundër Durrësit, ku hasën në rezistencë të fortë.

Veç xhandarmërisë së organizuar nga organizatorët hollandezë, Durrësin e mbronin edhe vullnetarë të ardhur nga gjithë viset e Shqipërisë. Këto forca komandoheshin nga patriotët e shquar Preng Pasha, Hys Buletini, Bajram Curri etj. Në Durrës u zhvilluan luftime të rrepta, ku pati të vrarë nga të dy palët. Nga ana e patriotëve mbetën të vrarë kolonel Tomsoni, organizator kryesor hollandez, major Kamo Sejdini nga Elbasani, Haki Glina, Ceno Sharra etj.

Sapo hynë në Elbasan, rrebelët dogjën flamurin kombëtar duke thirrur “ngordhi sorra” dhe ngritën në vend të tij bajrakun e Turqisë. Mbyllen shkollat shqipe, duke i zëvendësuar me medrese e mejtepe në gjuhën turke e arabe. Qeveria u kthye në hyqymet me gjuhë zyrtare turqishten. Rrebelët formuan një këshill administrativ “mexhlisi” që përbëhej nga paria fanatike e antikombëtare e vendit. Ata ishin armiq të betuar të lirisë e të pavarësisë së Shqipërisë.

Rrebelët formuan një farë ushtrie me 3.130 veta që mbahej me rryshfete e me grabitje. Kjo ushtri u nis nga Elbasani për të nënshtruar Beratin, të cilin e plaçkitën dhe e grabitën në mënyrë barbare. Deri vonë gjendeshin nëpër shtëpitë e komandantëve rrebelë, sixhade e sende të tjera të çmueshme që grabitën në Berat. Liruan nga burgu i Elbasanit dhespot Gjermenin e Efren Gjinin me shokë, duke i lënë të lirë të kthehen në Follorinë për të vazhduar më me ashpërsi luftën e tyre ndaj vendit tonë.

Si rrjedhojë e asaj tradhëtie, pati me dhjetra katunde të djegura, qindra të vrarë e të vdekur, mijëra muhaxhirë shumica kolonjarë, që u dergjën mjaft kohë nëpër ullishtat e Vlorës.

Vdiqën një numër i konsiderueshëm prej tyre nga uria e malarja, ata që mbetën morën rrugën e mërgimit. U degdisën në Europë, Amerikë e gjetkë, për t’i shpëtuar vdekjes. Vendin e kriminelëve e të tradhëtarëve nëpër burgjet tona, e zunë patriotët e atdhetarët që luftonin për liri e pavarësi.

Burgosja e patriotëve shqiptarë

Rrebelët dogjën në Elbasan shtëpitë e Aqif Pashës, Beqir Plangaricës, Emin Kasharit, Ali Çaushit e Kodhel Dedes me shokë. Ata dogjën edhe teqetë bektashiane, burgosën e internuan baballarë e dervishë patriotë. Në burgosje e tortura rrebelët nuk kursyen as gratë. Ata burgosën Tushin e Xhanit, që së bashku me t’ëmën e me shoqet e tjera, Dane Xhuvani, Zegjie Krasta, Shahu i Dylgjerit, etj., qenë nga gratë e para patriote të Elbasanit që kishin punuar me kohë për të përhapur gjuhën shqipe e idenë kombëtare.

Shtytësit dhe përkrahësit e rrebelizmit ishin veglat e okupatorit turk. Po ata u bënë veglat e Esad Toptanit e fqinjëve tanë shovinistë serbëve e grekëve. Haxhi Qamili vetë ka qenë nga fisi i pasur. Tregohen injorantë dhe sharlatanë ata që na e paraqesin Haxhi Qamilin si shtresë e varfër. Haxhi Qamili vishej si karnaval. Nga brezi e lart vishej si gjeneral turk, ku mbante kollpakun dhe xhaketën me spaleta të Fadil Pashës, të cilit i’a kishte grabitë. Në brez e poshtë vishej me benevrekë.

Si nga veshja si nga sjelljet e tij, kuptohej qartë se Haxhi Qamili ishte njeri pa asnjë vlerë dhe si gjysëm i marrë. Ai ishte vegël qorre e intrigantëve dhe e agjentëve të huaj. Motoja e rrebelëve ishte: “Ja turk e ne xhami, ja kaur e në kishë, ja shqiptarë e në hale”. Rrebelët i grabitën shuma të konsiderueshme të hollash patriotëve të burgosur. I detyronin viktimat të paguanin qindra napolona florin, duke i kërcënuar se do ta pësonin fatin e patriotit Hysen Sulova, të cilin e vrau vetë Haxhi Qamili.

Kështu ata u detyruan të shesin gjithçka kishin madje të hynin në borxhe për të paguar gjobën. Lanë peng ullishten e vetme që kishin si pronë vëllezërit patriotë elbasanas, Hasan e Hysen Xhani. Sheh Hysen Sulovën e vrau vetë Haxhi Qamili me duart e tij, në oborrin e Hyqymetit më 3.5.1915. Po atë ditë, burgosi dhe rrahu edhe baba Hamit Toçin nga Dibra. Baba Hamiti para Luftës Ballkanike, qe baba i teqesë bektashiane të Tetovës, një nga teqetë më të mira në Ballkan.

Me pushtimin serb si patriot, ai emigroi në Shqipëri në Elbasan, ku brenda një kohe të shkurtër fitoi respektin dhe dashurinë e mbarë elbasanllinjve. Sheh Hysen Sulova e nderoi duke i dhuruar teqenë e Elbasanit, i cili u bë baba i teqesë. Me vrasjen e sheh Hysen Sulovës, myftiu i Elbasanit Haxhi Tahir Hallulli, protestoi sa edhe u përlesh me Haxhi Qamilin. Ky i fundit e kafshoi me dhëmbë në zverg Haxhi Tahirin e u gjakosën.

Haxhi Tahiri ishte njeri me kulturë të gjerë fetare. Studimet e larta i kishte mbaruar në Stamboll. Pas përleshjes, Haxhi Tahiri u detyrua të kaloj në ilegalitet. Kur u vra Sheh Hysen Sulova në burgun e Elbasanit, ishin të burgosur edhe patriotët elbasanas. Ali Çelirama (babai i Qamilit), Ali Kopili, Bim Pajenga, e Ahmet Bylyku. Këta të fundit me pushtimin e Elbasanit nga rrebelët u arratisën në Itali, por gjoja me garancinë e Qamil Haxhifejzës, u rikthyen dhe përfunduan në burg.

Këta ngarkoheshin me faj se kishin qenë nga të Rilindjes dhe se kishin mësuar shkrim e këndim në shqip para Hyrrjetit. Ali Çelirama rëndohej më tepër se kishte qenë komit i parë i Çetës së Byshekut dhe se kishte dërguar të birin normalist në Normalen e Elbasanit, kishte luftuar kundër esadistëve e rrebelëve dhe ishte arratisur bashkë me Aqif Pashën në Itali.

Marrëveshja e rebelëve me Toptanin

Rrebelët nuk ishin kundër të pasurve e bejlerëve siç është trumbetuar dhe prej tyre nuk mund të prisje reforma në favor të vegjëlisë! Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, agjentët e Turqisë në Shqipëri morën udhëzime të tjera. Sipas Gjermanisë e Austro-Hungarisë, Turqia duhet të ndryshonte drejtim në Shqipëri, duke u kthyer në favor të indipendencës shqiptare e të mbretit Vid.

Duhej të ringrihej flamuri i Shqipërisë. Sidoqë një kthesë e tillë ishte e zorshme mos me thënë e pamundur, qeveria turke ju përkul padronëve. Ajo nuk hezitoi të japë urdhëra krejt të kundërta agjentëve të tyre, të cilët e filluan me vonesë kthesën në vend. Ndërkohë bënte punën e vet dhe propaganda anglo-franceze me krye agjentin Esad Toptanin. Lidhja e mëparshme e esadistëve me rrebel nuk ekzistonte më. Megjithë atë rrebelët nuk bënë asnjë kthesë.

Faza e dytë e rrebelëve është po aq e zezë sa ç’qe në fillimet e saj. Disa duan t’i japin ngjyrën e revolucionit të fshatarësisë. Rrebelët u prishën me esadistët, jo pse Esad Toptani ishte bej e i pasur, por sepse ai u doli nga fjala, i tradhëtoi për marrëveshjen që kishin bërë. Ashtu si në Elbasan edhe në Tiranë rrebelët dogjën e plaçkitën. Përveç shtëpisë së Esad Toptanit ata dogjën e plaçkitën edhe shtëpitë e beljerëve patriotë si të Murat Toptanit, Abdi Toptanit. Po kështu edhe shtëpinë e patriotit Seit Petrela i cili nuk ishte as i pasur e as bej. Zija Toptani ishte nga bejlerët më të pasur të Tiranës, por atij nuk i’u prek asgjë. Shit Petrela nuk ishte i pasur, por ai u përndoq e u burgos si patriot.

Në fazën e fundit të rrebelizmës u bënë më shumë grabitje, burgosje, tortura e vrasje. Kështu torturuan patriotin e madh Bab Dud Karbunarën të cilit i shkulën edhe qimet e mjekrës. Rrebelimi në Berat qe aq i rreptë e çnjerëzor sa që shkaktoi mëri e përçarje midis toskëve e gegëve. Në atë kohë u vranë në Berat nga rrebelët patriotët, Ismail Klosi e Gjebrea. Agjentët e Turqisë që i kallën zjarrin këtij vendi nuk mundën më ta shuanin kur ua deshi interesi. Rrebelizmi filloi e mbaroi si lëvizje antikombëtare.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur fan noli qamil çela qamil çelirama fan noli qamil çela qamil çelirama

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës