LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërkon votëbesim të Qeverisë

3 Mars 2021, 16:31 Nga DOSJA
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërkon votëbesim të

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kërkoi votëbesim nga Kuvendi për Qeverinë që drejton ai nga 31 gushti i vitit të kaluar.

Zaev tha se kërkesën e ka paraqitur pas deklaratave të vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se shumica parlamentare e ka humbur mbështetjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ky është momenti kur duhet të shohim se kush sa numra ka në Kuvend, ne apo opozita, e cila vazhdimisht pretendon se do ta rrëzojë Qeverinë dhe do të formojë një shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj këtë, andaj edhe kërkoj votëbesim për Qeverinë”, tha të mërkurën para deputetëve kryeministri Zoran Zaev.

Votëbesimi do të bëhet pa debat, pasi Zaev e paraqiti kërkesën në bazë të nenit të rregullores mbi punën e Kuvendit, që nuk parasheh debat, por vetëm votim për punën e Qeverisë.

Votimi pritet të bëhet më vonë

Opozita e kritikoi këtë propozim dhe tha se Zaev ka frikë të përballet me fjalimet e opozitës për dështimin e punës së Qeverisë.

“Ju keni frikë të përballeni me argumentet tona që dëshmojnë dështimet e kësaj Qeverie në të gjitha sferat. Ju keni dështuar ta menaxhoni vendin në krizën me pandeminë, ju keni dështuar në luftën kundër korrupsionit, madje jeni zhytur vetë në korrupsion dhe keqpërdorime të tjera të shumta. Dështimet janë evidente, andaj edhe duhet të përballeni me argumentet tona dhe jo të ikni nga përballja me to”, tha kryetari i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Edhe opozita shqiptare drejtoi kritika ndaj Zaevit për propozimin që votëbesimi i Qeverisë të bëhet pa debat.

“Qeveria tenton t’i fshehë dështimit në çdo lëmi të jetës: dështimet në arsim, shëndetësi, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë edhe të drejtën për protestë. Për këtë them se opozita duhet të dëgjohet për punën e Qeverisë. Kjo është kopje e asaj që ka ndodhur në regjimin e kaluar”, tha Skënder Rexhepi nga koalicioni opozitar shqiptar.

Nëse votohet për mosbesim, kryeministri jep dorëheqjen dhe brenda 24 orëve nga votimi i mosbesimit duhet ta njoftojë kryetarin e Kuvendit. Ky i fundit menjëherë e informon presidentin e Republikës për votimin e mosbesimit në Qeveri dhe dorëheqjen e kryeministrit. Qeveria që drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev numëron 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

MARRË NGA REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni votbesimi i qeverise zoran zaev votbesimi i qeverise zoran zaev

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës