Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet me palën tjetër serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai deklaroi se takimi do të ndodhë ditën e hënë në selinë e NATO-s në Bruksel, aty ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai shkruan se Kosova ka bekimin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për të zgjidhur këtë çështje me Serbinë.
Postimi i Hotit:
Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura.
Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim euro-atlantik të të gjithë regjionit.
Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI– Drejtoresha e Departamentit për Informim dhe Medie në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka tallur me mënyrën se si presidenti serb, Aleksan...
LIBAN– Në një kohë që kanë kaluar më shumë se një muaj nga shpërthimi tragjik në Bjerut të Libanit ekipet e kërkim-shpëtimit që gërmuan nën rrënojat Bejrut thon...
KOSOVË– Ish- kryeministri i Kosovës, njëkohësisht lideri i AAK-së Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se pret edh...
MALI I ZI- Ai ai nuk e vlerëson qëllim të vetvete që të drejtojë qeverinë e re të Podgoricës. Në një intervistë për “News 24”, doktori i shkencave politike, th...
BJELLORUSI– Një numër i madh demonstruesish pritet të mblidhen sot në Bjellorusi për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksander Lukashenko, gati një muaj pa...
TIRANË– Një elefant në një nga kopshtet Zoologjikë të Pakistanit do të lejohet të largohet nga kopshti zoologjik ku ka qëndruar deri më tani dhe të trans...
MALI I ZI- Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha pak ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në Malin e Zi dhe krijimit të Koalicionit, i është drejtuar...
Kur kushëriri më dha lajmin e një testi pozitiv të Coronës dhe dërgimin e menjëhershëm në spital, një moment ngriva. Disa orë me radhë ndenja me sy ngulur në aj...
BRITANI E MADHE- Qeveria britanike ka paralajmëruar Bashkimin Europian se në fund të këtij viti do të dalë nga unioni me ose pa marrëveshje.“Britania nuk ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,431,160 të infektuar dhe janë ...