Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka prezantuar në seancën e sotme plenare raportin e veprimtarisë së punës së institucionit që ai drejton për vitin 2020.
Ndër të tjera, Celibashi u shpreh se, faza e parë e veprimtarisë iu kushtua më shumë zgjedhjeve lokale të 2019, ndërsa shtoi se, 38 kandidatë të subjekteve politike nuk pranuan të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit pranë KQZ.
Sipas Celibashit, nga 128 parti të regjistruara në Gjykatë, vetëm 26 prej tyre dorëzuan raportin financiar të tyre kurse për fushatën e 2019 vetëm 22 parti, nga të cilat 14 brenda afatit.
Pjesë nga fjala e Celibashit në Kuvend:
‘Veprimtaria e KQZ për 2020 ka qenë e varur dhe kushtëzuar nga kushtëzimet e debatet për pandeminë e kodin zgjedhor. Në fokus qendror për 2020 ka qenë plotësimi dhe reflektimi e qasja ndaj rezolutës së Kuvendit në lidhje me raportin për 2019. Sipas rezolutës, është kërkuar nga KQZ të miratojë një databazë në lidhje me shtetasit shqiptarë me të drejtë vote të angazhuar në administratën zgjedhore. KQZ duhet të nxirrte konkluzione. Në qasje të këtij rekomandimi, KQZ ka përpunuar të gjitha të dhënat që janë marrë nga emërimet dhe lëvizjet e anëtarëve të komisioneve, rezulton se ndryshimi dhe frekuenca të anëtarëve të komisioneve është bërë trend që ka ndikuar në administrimin e proceseve zgjedhore. Vetëm për ilustrim, po sjell në vëmendje disa shifra, për 2009 janë 28% ndryshime në anëtarët e komisioneve, 26% në 2010, 36% në 2013, 18% në 2017, 18% në 2019.
E njëjta situatë edhe për anëtarët e grupeve të numërimit dhe komisioneve të qv. KQZ ka krijuar një eksperiencë solide dhe ka përmirësuar standardin e këtij ligji. I është kërkuar KQZ të miratojë kodin etik. Për shkak të ndryshimeve të vona tël igjit zgjedhor, riorganizimi i vonë, kodi etik do të miratohet në 2021, nuk ishte mundur në 2020.
Iu kërkua KQZ të zbatojë në praktikat rregullat e miratuara. Sa i përket veprimtarëisë nga janari në tetor të 2020, veprimtaria konsiston në post-zgjedhjet e 2019. Pjesa më e madhe e zënë aktet e të ashtuquajturës dekriminalizimi. Ka miratuar 83 formularë vetëdeklarimi për vakancat në këshillin bashkiak, 39 kandidatë janë burra dhe 33 kandidate gra. Në 2020 refuzuan depozitimin e formularit të vetdeklarimit 38 kandidatë të subjekteve politike.
Lidhur me shqyrtimin e rezultateve të PP, kemi verifikuar rezultatet vetëm për 4 raste. KQZ ka shqyrtyar kërkesat e 3 komiteteve nismëtare, referendumi, ndryshimet në kodin penal dhe krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale. Janë dhe ato që kanë të bëjnë me administrimin e raporteve financiare. Nga 128 parti të regjistruara, raportin financiar e depozituan vetëm 26 parti poliike. KQZ emëroi 34 auditues për zgjedhjet e 30 qershorit, për shpenzimet në fushatë. Ekspertët financiarë duhet të dorëzonin raportet. 22 parti nga 36 në zgjedhje depozituan raportin financuar për shpenzimet në fushatë. Në përfundim të këtij procesi, janë vetëm 14 parti që e dorëzuan brenda afatit, të tjerat më vonë.
KQZ iu dorëzuan fonde, sipas ligjit përkatës, nga tetori deri në 31 dhjetor për 2020 më së shumti kjo veprimtari konsiston me përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit. Hartuam plan veprimi. Ndryshimet e shumta të bëra në Kodin Zgjedhor, 7 muaj para zgjedhjeve, diktuan detyra në periudhë mjaft të shkurtër.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2020, organet drejtuese miratuan 54 akte nënligjore, Komisioner 42 vendime dhe 1 udhëzim.
Komisioni Rregullator 13 akte nënligjore, 12 vendime. Fokusi kryesor në këtë periudhë ishte realizimi projekti i identifikimit biometric dhe votimi elektronik. Vlerësojmë bashkëpunimin e KQZ me partnerët ndërkombëtare. Qeveria na mbështeti me buxhet. Në përfundim mund tët huhet se KQZ përmbushi gjitha detyrimet nga Kodi Zgjedhor. Përfshirë këto në rezolutën përkatëse.’- tha ndër të tjera kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
(E.H / Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Deputetja Mimi Kodheli ka mbajtur gjatë seancës së sotme plenare fjalën e saj të fundit në Kuvend, pasi nuk arriti dot të merrte mandatin në zgjedh...
TIRANË – Deputeti opozitar i Kuvendit, Kostaq Papa, teksa ka qenë duke folur në seancën e sotme plenare, ndër të tjera ka bërë një kërkesë të çudits...
TIRANË– Më shumë se 140 organizata jo fitimprurëse i kanë bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos miratojnë sot projektligjin për krijimin e regjistr...
TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar ditën e sotme vendimin e Bashkimit Europian për të mos caktuar një da...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se Kuvendi në shtator do të mbushet me hajdutë doganash, armësh, nafte e kontrabandistë. Nga foltorja e Kuve...
TIRANË– Ministria e Punëve të Jashtme ka lajmëruar për ndryshimin e rregullave për të udhëtuar drejt Austrisë. Në një njoftim zyrtar, Ministrja e Jas...
TIRANË– Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Evgjeni Bashari ka paraqitur në Kuvend r...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar ka kërkuar që sot të shtohet në rendin e ditës për tu shqyrtuar edhe projekt-vendimi për krijimin e Komisionit me 1...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar ditën e sotme vendimin e Bashkimit Europian për të mos caktuar një datë për konferencën ndërqeveritare me Shqi...
TIRANË– Kreu i KLSH-së Arben Shehu ka raportuar sot në Kuvendin e Shqipërisë punën 1-vjeçare në institucionin që ai drejton. Nga foltorja e Kuvendit...