"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Shtyrja e hapjes së negociatave, Murrizi: Nuk na e ka fajin Bullgaria, ne nuk jemi shkëputur nga e kaluara! (Komenton takimin
24 Qershor 2021, 08:56Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar ditën e sotme vendimin e Bashkimit Europian për të mos caktuar një datë për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha se pë për Shqipërinë njëherë nuk do Franca, pastaj nxjerrin Bullgarinë. Ai tha se fajin nuk e ka Bullgaria, por fakti që Shqipëria ende nuk është shkëputur nga e kaluara.
“Pashë Ramën dje që e quante vëlla Zaevin. Shumë mirë e ka, nuk e di ka ndonjë origjinë këtej Zaevi. Ça po bëhet me negociatat Taulant? Do Franca, s’do Franca, herë nxjerr Bullgarinë, u mërzita fort thashë mos keni folur. Ne për nder të ish-liderit komunist të Bullgarisë i vutë emrin fermës së rrushit, Gjergj Dimitrovit. A s’kishit folur me pasardhësit e Gjergjit që mos vinte veton? Këtë herë nxorën Bullgarinë, herën tjetër do nxjerrin Lihteshteinin ose San Marinon, por ata e shohin mirë që në 30 vite ky vend nuk është shkëputur nga e kaluara”, tha Murrizi.
Po ashtu, Murrizi ka komentuar edhe takimin e ambasadores Amerikane Yuri Kim me të riun, Fisartin nga Tropoja i cili i tregoi asaj lidhur me regjimin komunist në Shqipëri.
“Dëgjova takimin me Ambasadoren Yuri Kim që Fisarti po i shpjegonte ambasadores se çfare ka bërë Enver Hoxha në të kaluarën në Shqipëri. Kur të keni kohë t’ drejtojnë dy gisht letër Genta Sulën, jo të takojnë Fisartin. Ka harruar që 13 mijë e 600 shqiptarë, u nisën drejt Amerikës, 1 mijë prej tyre janë pushkatuar në kufi, për tu larguar nga terrori i komunizmit. E nderuar se mos ka harruar Fisarti t’i tregojë të gjitha, se kur takon Taulantim nuk t’i tregon të gjitha. Tako popullin”, komentoi Murrizi.
TIRANË– Kreu i KLSH-së Arben Shehu ka raportuar sot në Kuvendin e Shqipërisë punën 1-vjeçare në institucionin që ai drejton. Nga foltorja e Kuvendit...
TIRANË – Gjatë deklaratës së djeshme së bashku me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka nguruar sërish të ...
TIRANË– Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar ditën e djeshme zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadu...
TIRANË– Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën në mbrëmje që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion mbi vlefshmërinë ose ...
TIRANË– Ditën e sotme është organizuar një festë për zv/ambasadoren amerikane Leyla Moses-Ones, e cila largohet nga detyra në vendin tonë.Ministrja e...
TIRANË- Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi gjykimin për padinë e saj kundrej...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shtyjë vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Pas 11 ...
TIRANË– Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar sot zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin. ...
Kuvendi i Shqipërisë ka në plan të miratojë të enjten (24 qershor) një projektligj që synon të krijojë një regjistër qendror elektronik të organizatave jofitimp...