Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË–U mbyll pa marrëveshje takimi për më shumë se 5 orë në Pallatin e Kongreseve, i Këshillit Politik. Pas bisedimeve, palët janë ndarë me dakordësinë për t’u rimbledhur nesër në orën 11:00. Në takim ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar bashkëpunim nga PD dhe LSI për të çuar përpara dhe reflektuar edhe në Kod, ndryshimet për të cilat PS ka rënë dakord me opozitën parlamentare.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se takimi është shoqëruar edhe me debate të forta. Partia Demokratike, e cila u përfaqësua nga Gazmend Bardhi, Dorjan Teliti dhe Oerd Bylykbashi kundërshtoi me forcë ndryshimin e marrëveshjes së 5-qershorit. Ka qenë Gazmend Bardhi që ka thënë se Rama kërkon prekjen e marrëveshjes. Por kryeministri Edi Rama, që mësohet se e ka marrë fjalën i fundit, mësohet se ka mohuar një rihapje të 5-qershorit. “Nuk ju ndalon njeri të bëni koalicionet tuaja. Nuk ndryshojmë as sistem as zonat zgjedhore. Në bisedime me opozitën parlamentare kemi dakordësuar hapjen e listave. T’i reflektojmë ndryshimet në Kod”,-mësohet të jetë shprehur Rama.
Ndërsa në takim kanë marrë pjesë edhe Damian Gjiknuri nga PS, që ka qenë edhe drejtuesi i mbledhjes, Rudina Hajdari e Myslym Murrizi nga opozita e re, si edhe Petrit Vasili nga LSI. Në përfundim të takimit, Myslym Murrizi tha se mori pjesë për të mbrojtur kauzën e 28 deputetëve të opozitës së re, ndërsa sipas tij, palët kanë rënë dakord, (referuar PS dhe PD+LSI).
Por si erdhën palët në një takim të tillë?
Ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta ai që solli publikisht idenë e Partisë Demokratike për një rimbledhje të Këshillit Politik për të diskutuar ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga opozita e re, që janë hapja pjesore e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Basha e përshëndeti këtë veprim e bashkë me të, kryeministri Edi Rama nuk hezitoi duke kërkuar edhe takim publik me të dy, Bashën dhe Metën. Por nuk ndodhi kështu. Kryetari i PD-së, zgjodhi tja delegonte këtë përgjegjësi sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi dhe përfaqësuesit të PD-së në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi. Njësoj edhe LSI, ku Monika Kryemadhi u përfaqësua nga Petrit Vasili.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është përplasur me kryeministrin Edi Rama në takimin e zhvilluar në Këshillin Politik. Dos...
TIRANË– Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor, presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet! Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, raporti ës...
TIRANE- Kanë kaluar gati tri orë që prej nisjes së takimit të Këshillit Politik, por palët janë shumë larg gjetjes së gjuhës së një marrëveshjeje. Burime për Do...
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka dalë në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. përballë kamerave, Gjuzi ka shprehur revoltën e tij kundrej...
KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Në fjalën e tij për mediat, pas takimit q...
PRISHTINË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Në fjalën e tij, Basha tha se e vler...
TIRANË– Videoja që po shikoni vjen nga brenda mbledhjes së Këshillit Politik. Siç shihet edhe nga pamjet, të gjithë janë të ulur në vendet e tyre, m...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mësohen tashmë duke jetuar me distancimin social dhe maskën si një ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama është ulur krah Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit në Këshillin Politik. Përballë tij qëndron opozita PD-LSI me përfaqësuesit e ...