"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Ohhh nëna ime”/ Manastirliu flet për pamjet tek Infektivi: S’bëhet politikë me virusin, mjekët e dinë se çfarë sh
20 Korrik 2020, 10:04Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mësohen tashmë duke jetuar me distancimin social dhe maskën si një realitet të ri për kohën ku po jetojnë. Në ceremoninë e dorëzimit të aparaturave të reja mjekësore për spitalet Covid, ndihmë e BE-së për Shqipërinë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjeti rastin t’i përgjigjet por njëkohësisht edhe të apelojë klasën politike, për më shumë bashkëpunim në luftën nga koronavirusit. Manastirliu tha se “s’ka më normalitet të vjetër, ka një normalitet të ri që na detyron të jetojmë me rregulla”.
Ministrja nuk ka komentuar akuzat që kanë ardhur në dy ditët e fundit nga opinioni publik dhe opozita për videon e publikuar të shtunën nga MSH, për të sëmurët tek Infektivi, por vetëm tha se nga virusi “po vuajnë më shumë se 120 qytetarë në dy spitalet, po marrin trajtim spitalor ku për fat të keq dhe pas përpjekjeve të mjekëve 112 qytetarë kanë humbur jetën e s’ja kanë dalë ta fitonin betejën, më shumë se 1600 qytetarë janë aktualisht të prekurt aktive dhe të izoluar”. Kemi 4 struktura për trajtimin e pacientëve me Covid, dy spitale që funksioniojnë parapërgatitemi që të hapemi dhe covid 3 ish kirurgjitë në QSUT dhe më pas dhe Covid 4 që është struktura e bërë gati në kohën rekord për të mundësuar zgjerimin e kapaciteteve. Struktura ka të gjitha materialet e nevojshme për të pritur pacientët si spital karantinë që është me 100 shtretër.
Ministrja i është përgjigjur edhe akuzave politike duke theksuar se nuk është koha që të bësh politikë me virusin.
“Nuk jemi vonë, duhet të përfitojmë nga cdo ditë për të krijuar barrierën e nevojshme që ky virus të mos gjejë terren. Për fat të keq ka dhe nga ata që unë i them mjek të politikës e politikanë të mjekësisë, qe e shfrytezojne situaten për të bërë politikë me virusin. S’mund të bëhet politikë me virusin, mjekët që punojnë në dy spitalet e dinë mirë se cfarë po shohin e po përjetojnë familjarët e atyre të prekurve e dinë mirë cfarë po përjetojnë që rrinë poshtë spitalit për të pritur një lajm nga i afërmi i tyre,. Nuk është vonë për të bërë atë që kërkohet, nga ata mjekë të politikës nuk kërkohet shumë se kur e patën mundësinë të drejtojnë vendin e sistemin shëndetësor nuk bënë asgjë”.
Ditën e shtunë, MSh publikoi një video të pacientëve të shtruar tek spitali Infektiv, ku vetë Manstirliu pretendonte se bëhej fjalë për të prekurit me COVID-19 të cilët po vuajnë në këtë spital. Por disa orë më vonë, familjarë të personave të filmuar denoncuan në rrjetet sociale, se të afërmit e tyre nuk ishin të prekur nga COVID-19 dhe se janë filmuar pa tëdrejtë në spital, ku kanë shkuar të marrin shërbim për të tjera probleme me shëndetin e tyre. Dje, u zbuluan edhe të tjera detaje të dyshimta nga videoja në fjalë, ku të sëmurve iu shërbehej serumi në disa shishe uji plastike të një kompanie private. Reagimet kanë qenë të shumta, ku edhe PD kërkoi sqarim ose dorëheqje të Manastirliut.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryeministri Edi Rama është ulur krah Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit në Këshillin Politik. Përballë tij qëndron opozita PD-LSI me përfaqësuesit e ...
TIRANË– Kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Gazmend Bardhi, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi është futur brend...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku është mbledhur Këshilli Politik. Kryeministri ka veshur maskën e t...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta lidhur me masat administrative gjatë pandemisë së koronavirusit në vend. Me 16 vota...
Opozita jashtëparlamentare thotë se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket. I ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit nënkryetari i LSI Petrit Vasili, anëtar ...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë një intervistë për emisionin “N’Konak” duke zbuluar detaje gjatë jetesës në Shtetet e Bashkuara.Në fjalën e saj, ...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari në një rrëfim për emisionin “N’Konak” ka treguar detaje nga e shkuara e saj dhe jeta me të atin, deputet të Partisë ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha prej mëngjesit ka shkuar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar takime me krerët e politikës në vendin fqinj. Fillimisht Basha ...
Forcat kryesore politike pritet të takohen sërish në Këshillin Politik për reformën zgjedhore 45 ditë pasi arritën më 5 qershor një marrëveshje mbi përmirësimin...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama dëgjohet të thotë se do të rrisë pagat e sh...