LIVE UPDATES
Ekonomi

Kostot e larta shfryjnë entuziazmin për samitin e Diasporës

28 Shkurt 2019, 11:20 Nga DOSJA
Kostot e larta shfryjnë entuziazmin për samitin e Diasporës

Samiti i dytë i diasporës shqiptare pritet të hapet zyrtarisht të enjten në Tiranë me ceremoninë e mirëseardhjes në pallatin e Brigadave. Eventi kryesor është planifikuar të zhvillohet më 1 mars, ku do të ketë katër panele të ndryshme diskutimi, ndërsa më 2 mars, pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Lezhës për të përkujtuar 575 vjetorin e Kuvendit të Besëlidhjes.

Petrit Kuçana, drejtor i përgjithshëm i gazetës “The Albanian” me seli në Londër që prej vitit 2004 do të jetë një nga pjesëmarrësit, por gazetari shprehet dyshues për paratë që qeveria shqiptare po harxhon për një konference dy ditore. Në anën tjetër, ai nënvizon se edhe samiti i parë nuk u ndoq me veprime që adresojnë shqetësimet e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

“Edhe sot e kësaj dite askush nuk di çfarë u arrit nga Samiti i Parë i organizuar tre vite më parë,” tha Kuçana, duke shtuar se “përtej fasadës, nuk kemi parë asnjë adresim të atyre kërkesave apo shqetësimeve të mërgimtarëve që jetojnë jashtë republikës së Shqipërisë”.

“Mënyra sesi po organizohet samiti i dytë nuk shihet që do të ketë një dritë shprese për pritshmëri të mëdha. Fatkeqësisht, gjithçka po mbetet brenda setit të fotografive,” tha ai.

Qeveria ka vendosur të shpenzojë 67 milionë lekë nga buxheti i shtetit për konferencën dy ditore, një shifër e përafërt me buxhetin e Ministrisë së Diasporës gjatë një viti. Kjo shifër është konsideruar e tejfryrë nga disa personalitete shqiptare që jetojnë jashtë vendit, të cilët e kritikojnë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se po i përdor mërgimtarët për show.

Përtej kritikave, Ministria e Diasporës shprehet e kënaqur me pjesëmarrjen dhe deklaroi se po punohej për të rritur bashkëpunimin me diasporën.

“Deri të premten janë regjistruar në portal mbi 1500 pjesëmarrës”, i tha BIRN një burim zyrtar pranë kësaj ministrie. “Ministria e Diasporës dhe të gjitha strukturat e saj kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të rritur bashkëpunimin dhe të zgjidhur çështjet që shqetësojnë diasporën,” shtoi zyrtari i ministrisë.

Buxheti i fryrë

Samiti i Parë i Diasporës u mbajt në vitin 2016 dhe mblodhi në Tiranë rreth 1000 përfaqësues të komunitetit shqiptar jashtë atdheut nga 40 shtete të botës. Ai u konsiderua një sukses nga qeveria shqiptare. Por samiti i dytë i këtij lloji, i cili mblidhet në Tiranë të premten dhe të shtunën, i ka shqetësuar disa nga anëtarët e komuniteti shqiptar në mërgim për shpenzimet e tij ekstravagante.

Në një vendim të datës 9 janar, Këshilli i Ministrave i kaloi drejtorisë së shërbimeve qeveritare një shtesë fondi prej rreth 67 milionë lekësh të reja për organizimin e samitit. Por detajimet e buxhetit të ndarë në zëra kanë sjellë dhe kritika ndaj eventit.

Skenografia e ditës së parë të konferencës do të kushtojë 18 milionë lekë. Për qiranë, vetëm për një ditë aktivitet nga ora 09:00- 14:00, për sallën me 800 persona në ExpoCity është miratuar një fond prej 10 milionë lekësh, ku janë përfshirë edhe 9 ditë parapërgatitore.

Më 2 mars, 800 përfaqësuesit e diasporës do të nisen drejt Lezhës ku do të marrin pjesë në ceremoninë e 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Për transportin e tyre qeveria ka parashikuar një fond prej 2 milionë lekësh, me një kosto prej 2500 lekësh për çdo person, ndërkohë që bileta vajtje-ardhje për Lezhë aktualisht, në të gjitha linjat që e ofrojnë këtë shërbim kushton vetëm 500 lekë. Por edhe transporti nga Tirana drejt ‘Expo City’ nuk do të jetë më pak i kushtueshëm. Nëse për këtë linjë qytetarët paguajnë 100 lekë vajtje ardhje, transporti për 800 të ardhurit nga diaspora do të kushtojë plot 1250 lekë për person.

Qeveria është treguar bujare edhe për kancelarinë dhe paketën e aktiviteteve për 800 të pranishmit e ardhur nga diaspora, pasi për këtë zë janë vënë në dispozicion 15 milionë lekë. Paketa kancelarike për çdo person do të kushtojë plot 19 mijë lekë.

Publikimi i shpenzimeve është shoqëruar me kritika dhe disa nga pjesëmarrësit në samitin e parë kanë vendosur ta bojkotojnë aktivitetin.

“Nuk ka nevojë kaq shumë për skenografi, mbrëmje gala, çmimet, qira për dhjetë ditë për sallën e cila do të përdoret vetëm për një ditë, zbukurim i rrugës, …për më tepër, nuk mund të justifikoj 67 milionë lekë për dy ditë të Samitit, kur buxheti i Agjencisë së Diasporës është më pak së gjysma e kësaj shume,” shprehet ekonomisti Mark Kosmo, i cili ka qenë i pranishëm në Samitin e parë. Kosmo mban postin e kryesuesit të bordit të shoqatës së diasporës së Kosovës “Germin”, si dhe ka ngritur Fondacionin Shqiptar të Filantropisë.

“Në cilin vend të botës harxhohet më shumë për dy ditë konferencë, se sa ka buxheti vjetor i agjencisë apo ministrisë,” pyet Kosmo, i cili ka një karrierë të pasur si konsulent i Bankës Botërore.

Edhe Jeta Kaziu, aktualisht drejtoreshë marketingu në një kompani produktesh televizive – “Harvest Direct LLC” dhe po ashtu edhe nënkryetare e shoqatës “MAAS Besa” në Masaçusets e ka refuzuar ftesën njësoj si Kosmo.

“Ky event ka buxhet jashtëzakonisht të patolerueshëm! E them këtë si ekonomiste dhe si drejtoreshë marketingu. Ishte arsyeja kryesore që vendosa të mos marr pjesë,” tha Kaziu.

“Kur një samiti dy ditor i është bashkangjitur një shifër shumë më e madhe se sa i gjithë buxheti vjetor i Ministrisë së Diasporës, tregon se ata duan më shumë një “show” dy ditor sesa një departament që do të krijojë marrëdhënie afatgjatë me diasporën,” shtoi ajo.

Kaziu është e angazhuar edhe në projektin Cure së bashku me dr.Ina Farkën nga Uashingtoni, që po ndihmon spitalet shqiptare me pajisje aparaturash. Sipas saj, është e pakuptimtë që ligjvënësit shqiptarë miratojnë një buxhet kaq të majmë për një event, kur në spitalet shqiptare ka nevoja bazike.

“Kemi parë spitale dhe qendra shëndetësore pa aparatura bazë, personeli shëndetësor që punon në ato situata është i jashtëzakonshëm. Kur e shohim diferencën që mund të bëjnë 5 mijë dollarë, 10 mijë dollarë apo 20 mijë dollarë për njerëz kaq shumë në nevojë, atëherë unë nuk mund të bëhem pjesë e mjerimit të bashkatdhetarëve të mi. Nuk mund të justifikoj 660 mijë dollarë për një shoë dy ditor,” shtoi ajo.

Pak investime për diasporën

Aktualisht i gjithë buxheti për shërbime për diasporën për vitin 2019 është 83 milionë lekë. Gjatë diskutimeve të projektbuxhetit të 2019-ës, Ministria për Diasporën kërkoi që Agjencia Kombëtare për Diasporën të kishte një buxhet prej 165 milionë lekësh për vitin 2019, por Ministria e Financave i alokoi kësaj agjencie vetëm 26.5 milionë lekë. Asokohe Minisitri i Diaporës, Pandeli Majko e kundërshtoi këtë rrudhje me 84% të buxhetit të kërkuar, duke u shprehur se duhej rishikuar.

Shqipëria ka ministri për Diasporën që prej vitit 2015, por komuniteti shqiptar jashtë atdheut shprehet se e ndjen veten të braktisur dhe të papërfaqësuar. Jeta Kaziu, e cila ka studiuar Ekonomik dhe Shkenca Politike në universitetin e Towson në Maryland dhe master në Harvard për menaxhim Biznesi dhe Marketing, tregon se entuziazmi pas samitit të parë iu shua shumë shpejt.

“Në samitin e parë isha shumë entuziaste që më në fund qeveria shqiptare do të dëgjonte kërkesat tona, mënyrën e angazhimit që donim me mëmëdheun. Fatkeqësisht jo shumë u bë pas samitit të parë dhe kur morëm ftesën për të dytin, isha shumë dyshuese sepse m’u duk një organizim komplet politik, pa organizim diaspore,” tha Kaziu. “

“Jo vetëm që nuk jemi këshilluar si diasporë, por edhe sot akoma nuk kemi një axhendë konkrete të samitit, kush janë prezantuesit, cilat janë çështjet kryesore që do të diskutohen në samit,” shtoi ajo.

Ajo tha se i referohej në mënyrë të veçantë komunitetit të Bostonit në SHBA, duke theksuar se qeveria shqiptare ishte fillimisht shumë e angazhuar me projektin që kishin realizuar në këtë drejtim me Universitetin e Harvardit.

Edhe për Petrit Kuçanën, mungesa e bashkëpunimit tregon se sa rëndësi i jep qeveria diasporës.

“Absolutisht deri më sot nuk kemi parë ndonjë dalje jashtë kornizës së fasadës. I vetmi zhvillim mund të quhet emërimi i një Ministri Shteti për Diasporën, që lehtësisht përkthehet si ministër pa portofol, e mbase kjo flet shumë për qasjen që qeveria ka për diasporën,” tha ai.

Kuçana, i cili për shkak të profesionit si gazetar i njeh me themel telashet me të cilat përballen shqiptarët e Londrës, ka një listë të gjatë çështjesh, që sipas tij, qeveria shqiptare duhej t’u jepte përgjigje në këtë samit. Edhe Mark Kosmo mendon se bashkëpunimi i qeverisë me komunitetin shqiptar jashtë vendit le për të dëshiruar.

“Qeveria shqiptare nuk ka krijuar asnjë bashkëpunim formal me Diasporën nëpërmjet komiteteve apo grupeve të punës. Bisedat ose takimet nuk mjaftojnë. Konferencat apo samitet kanë vlerë vetëm nëse ka ‘follow-up’ serioz,” tha ai.

“Personalisht, kam pasur disa takime dhe kam dërguar shumë ide për samitin, Strategjinë e Diasporës, etj…por nuk kemi gjetur rrugën për bashkëpunim,” përfundoi Kosmo. Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kostot e samitit te diaspores samiti i dyte i diaspores kostot e samitit te diaspores samiti i dyte i diaspores


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet