LIVE UPDATES
Ekonomi

Greqia pas programit të ndihmave mbahet me këmbët e saj në tregjet financiare

22 Shkurt 2019, 12:26 Nga DOSJA
Greqia pas programit të ndihmave mbahet me këmbët e saj në

Ka gjashtë muaj që Greqia qëndron me këmbët e veta në tregjet financiare. Por për qytetarët gjendja mbetet e vështirë. Edhe sipërmarrjet greke vuajnë nga tatime e shpenzime të tjera të larta.

Jannis Papadopoulos nënqesh, kur dëgjon politikanët të shprehen me entuziazëm për fundin e krizës. Çdo gjë në rregull? Pyetja shtrohet, se për kë? Për punën e tij si i punësuar në një firmë pastrimi të shkollave ai fiton 560 euro në muaj. Për këtë ai pastron çdo ditë 18 klasa. Situata nuk është bërë më e mirë edhe me kryeministrin Tsipras. “Si në qeveritë e tjera, të gjithë duan të fitojnë kohë.”

35 vite Papadopoulos punoi në Gjermani, pasi nëna u sëmur, ai u kthye në vitin 2010 në Greqi dhe u trondit. Fqinjët e tij kërkonin në plehra për të jetuar. Shifrat që paraqet Athina zyrtarisht nuk e impresionojnë atë. “Shteti u ka borxh qytetarëve miliarda euro të kthimit të tatimeve. Nëse ata thonë, se kemi krijuar teprica, pyes veten se ku janë këto.”

Hov ekonomik në letër

Në letër kuota e lartë e papunësisë në Greqi është ulur, nga 27,5% në vitin 2013 në 18,6%, aktualishtin, megjithëse ende ajo është më e larta në Europë. Por rritja aktuale ekonomike nuk ka mbërritur ende tek njerëzit. Dhe mosbesimi ndaj prognozave optimiste të Athinës për vitin 2019 po rritet. Nikos Varsakelis, profesor i ekonomisë në Universitetin e Selanikut ka mirëkuptim për këtë pesimizëm të bashkëkombasve të tij. “Populli grek nuk duhet të besojë, që ekonomia po rritet, kjo do të kërkojë ende shumë kohë. Për këtë duhet të vijnë njëherë sipërmarrje të reja.” Por kjo nuk po ndodh. Përkundrazi. Në aspektin prodhues ka shumë probleme. Sepse sipërmarrjet që duhet të mbylleshin në pikun e krizës kanë një lënë një plagë ende të hapur. Jo pak fuqi punëtore ka braktisur vendin. Sipas Varsakelis, dëmi i shkaktuar ekonomisë arrin nga 80-100 miliardë euro. Vetëm përmes kolapsit që përshkoi degën e rëndësishme të industrisë së ndërtimit kanë humbur rreth 500.000 vende pune.

Pak lehtësime për biznesin e vogël

“Bashkëshorti im dhe unë kishin një palestër sportive, gjatë krizës pak klientë kishin para për t’u anëtarësuar. Por problemi më i madh për shumë sipërmarrje është sigurimi. Këto janë blloqe të mëdha financiare”, thotë Marilena Papdaki nga Selaniku. Ajo duhej të mbyllte biznesin e saj. Për të ndër të tjera edhe një pasojë e sistemit të padrejtë të kontributeve që duhet të paguajnë bizneset. “Shpenzimet nuk orientohen nga të ardhurat, por nga vitet e kontributit. Nuk ka rëndësi, nëse ke një kioskë të vogël apo një supermarket të madh, kostoja e sigurimit është e njëjtë, edhe kur nuk ke fitime.”

Burokracia prodhon shumë shpenzime

Nikos Varsakelis i njeh këto shqetësime, Por ato nuk janë problemi i vetëm, thotë ai. Shpenzime të larta biznesi nuk ka vetëm përmes tatimit dhe sigurimit, por edhe për rrymën dhe energjinë, shto edhe shpenzimet për administratën, thotë ai. “Burokracia e komplikuar greke prodhon shumë kosto për sipërmarrjet. Duhet shumë kohë dhe personal për t’u përballur me këto probleme. Sipas një studimi të shoqatës greke të industrisë këto shpenzime arrijnë në 7-8% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Por shqetësimi i tij kryesor është sektori teknologjik. Në të vërtetë një sektor me potencial të madh. Edhe këtu Greqia nuk përfiton. “Firmat në këtë sektor shkojnë jashtë Greqisë. E me këtë nuk kthehet fuqia e kualifikuar punëtore që në vazhdën e ‘brain drain’ u largua nga vendi.” E sipërmarrjet që mbesin në vend vuajnë dy herë më shumë. Të rinjtë mbledhin përvojat e para në firmat greke dhe pastaj largohen jashtë në vende pune më të mirëpaguara në Angli apo Gjermani.

Për Tsipras tani është bërë më e vështirë. Zgjedhjet e planifikuara janë në tetor, por nuk dihet, nëse ai do të rezistojë deri atëherë me qeverinë e pakicës dhe tjetra, nëse grekët do t’ia japin edhe njëherë besimin. Marrë nga Deutche Welle.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi greqia pas krizes situata ekonomike ne greqi greqia pas krizes situata ekonomike ne greqi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës