LIVE UPDATES
Ekonomi

Gati ligji i ri, do të zbulohen emrat e pronarëve të kompanive “offshore” në Shqipëri

27 Shkurt 2019, 10:26 Nga DOSJA
Gati ligji i ri, do të zbulohen emrat e pronarëve të kompanive

Ministria e Financave po punon për hartimin e një ligji të ri, që synon të krijojë një regjistër i cili do të zbardhë emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Monitor ka mësuar se fillimisht u mendua që ky regjistër të krijohej brenda kuadrit ligjor mbi të cilin funksionon Qendra Kombëtare e Biznesit, por më pas u pa e nevojshme që të punohej për hartimin e një ligji të veçantë për të cilin po merret dhe asistencë ndërkombëtare. Një nismë e ngjashme është zbatuar në vitin 2018 edhe nga Serbia.

Ligji synon krijimin e një regjistri që do të listojë pronarët përfitues të kompanive të regjistrura offshore, të cilët zotërojnë mbi 25% të kapitalit fillimisht dhe më pas, kufiri mund të ulet në 10%. Pronësia do të jetë publike, e aksesueshme përmes internetit, ashtu siç është sot për kompanitë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku cilido mund të hyjë në ekstraktin e një subjekti dhe të shikojë të gjitha të dhënat mbi këtë subjekt, nga data e krijimit, vendimet e ndryshme dhe deri tek bilancet financiare. Ky regjistër do të bëjë transparencë dhe mbi origjinën e llogarive bankare, por ky informacion do të jetë konfidencial dhe i aksesueshëm vetëm nga disa institucione.

Kjo nismë synon të bëjë transparencë mbi kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, me pronësi të panjohur, të cilat kanë shkaktuar debate të shumta vitet e fundit. Shumë sipërmarrje të regjistruara në këto parajsa, kryesisht në ishujt Cayman kanë fituar koncesione dhe administrojnë burimet e naftës në vend. Debati më i fundit lidhej me DH Albania, që fitoi një pjesë të tenderit për unazën e madhe, tender që u anulua kur rezultoi se kompania kishte falsifikuar dokumentet.

Shoqatat e biznesit kanë kërkuar që të sanksionohet me ligj që kompanitë offshore të mos lejohen të marrin pjesë në tendera.

KE: Kompanitë offshore mund të shërbejnë për pastrimin e parave

Raporti i fundit i Moneyval, vinte një theks të veçantë për rreziqet që paraqet prezenca e kompanive që nuk kanë pronësi të qartë, të ashtuquajtura “beneficiary onwnership”, pra ku përfituesit realë nga këto sipërmarrje nuk dihen. Raporti thekson se ato mund të keqpërdoren për pastrim parash dhe bën thirrje që të ketë kushte më të forta dhe më shumë informacion për to.

“Janë identifikuar mangësi teknike në lidhje me saktësinë dhe përshtatshmërinë e të dhënave në lidhje me kompanitë offshore, kontrollin e informacionit të personave juridikë, si dhe mungesa e masave për të garantuar që bartësit e aksioneve nuk keqpërdoren për pastrim parash, dhe financim të terrorizimit. Rekomandimet e reja të Task Forcës për Veprim Financiar vendosin kushte më të hollësishme në veçanti në lidhje me grumbullimin dhe disponueshmërinë e informacionit për kompanitë offshore”.

“Nuk ekzistojnë mekanizma që identifikojnë dhe përshkruajnë proceset për sigurimin dhe regjistrimin e informacionit për kompanitë offshore përveçse si pjesë e proceseve të verifikimit të entiteteve raportuese.

Nga ana tjetër, nënvizohet se sot nuk ka kërkesa për personat juridikë dhe as për regjistruesit apo autoritete të tjera kompetente për të marrë, për të mbajtur apo që të vlerësojnë masa të arsyeshme për sigurimin në vijim të informacionit për pronarët përfitues.

“Vetëm në rast se drejtorët apo anëtarët, partnerët, aksionerët, themeluesit janë në të vërtetë pronarët përfitues, informacioni në regjistër do të jetë i duhuri. Shqipëria mund të jetë duke zbatuar pjesërisht kërkesat për identifikimin e pronarëve përfitues përmes kërkesave që vijnë nga masat kundër pastrimit të parave apo lufta kundër terrorizmit për entitetet raportuese, për të kryer verifikimin e pjesës që përfshin identifikimin e pronarëve përfitues të personave juridikë.

Modeli i Serbisë

Në 25 Maj, Parlamenti i Serbisë miratoi ligjin për Regjistrin Qendror të Pronarëve Përfitues Përfundimtarë, i cili hyri në fuqi në 8 qershor 2018. Ky ligj u miratua për të harmonizuar legjislacionin vendas me standardet ndërkombëtare dhe për të përmirësuar sistemin ekzistues të zbulimit dhe parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ligji paraqet një bazë të dhënash elektronike të vetme, të mbajtur nga Agjencia Serbe e Regjistrimit të Bizneseve (“SBRA”), e cila përmban të dhëna për personat fizikë që janë pronarët përfitues përfundimtarë të kompanive.

Regjistri do të përmbajë informacionin e mëposhtëm në lidhje me Pronarët Përfitues Përfundimtarë:

– në rastin e shtetasve serbë, emrin e personit, numrin e identifikimit dhe vendin e banimit;

– në rastin e të huajve, emri i personit, numri i pasaportës dhe vendi i lëshimit dhe / ose numri i tyre personal dhe / ose numri i kartës së identitetit dhe vendi i lëshimit, koha dhe vendi i lindjes, vendi i banimit dhe kombësia;

Pronari i fundit përfitues i kompanisë (“UBO”) është një person fizik i cili:

-ka një pronësi direkte ose indirekte prej së paku 25% të aksioneve, votimit ose të drejtave të tjera, në bazë të së cilës një person fizik merr pjesë në menaxhimin e një shoqërie ose në kapitalin e shoqërisë me 25% ose më shumë aksione;

-ka ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në menaxhimin e biznesit dhe vendimmarrjen;

– jep në mënyrë të tërthortë ose siguron fonde për kompaninë, në bazë të së cilës personi fizik ka një ndikim të konsiderueshëm në organet drejtuese të shoqërisë në lidhje me vendimet lidhur me financimin dhe veprimtarinë e biznesit;

-është themeluesi, kujdestari, mbrojtësi, përdoruesi (nëse është i vendosur) ose personi që ka një pozitë dominuese në menaxhimin e një besimi ose një entiteti tjetër të huaj; dhe,

-është përfaqësues i regjistruar i kooperativave, shoqatave, fondacioneve, fondeve dhe institucioneve, nëse përfaqësuesi i autorizuar nuk ka regjistruar një person tjetër fizik si pronari përfitues përfundimtar.

Në bazë të ligjit në Serbi, kompanitë janë të detyruara të përcaktojnë personat finalë të pronarëve përfitues, dhe të regjistronin informacionin deri në 31 janar 2019. Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kompani offshore ligji i ri per offshore-t kompani offshore ligji i ri per offshore-t

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet