Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË-Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Luksemburgut në Kosovë organizuan takimin vjetor të Komisionit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut. Sipas mediave të Kosovës, takimi u mbajt virtualisht. Bëhet e ditur, se gjatë takimit, delegacionet diskutuan në lidhje me progresin dhe sfidat në realizimin e ndihmës së Luksemburgut në Kosovë në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe të integrimit në BE, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe 2017-2020.
Sakaq, palët kanë rënë dakord që memorandumi aktual i mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve të zgjatet deri në dhjetor të vitit 2021.
Në hapje të takimit, kreu i delegacionit të Kosovës, Florim Canolli, drejtor i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim, theksoi nevojën e fuqizimit të pronësisë në mbështetjen e donatorëve, si dhe të përcaktimit të pritjeve të përbashkëta me partnerët zhvillimorë.
“Luksemburgu ka vazhduar ta mbështesë Kosovën në shumë fusha jetike, ndërsa kohëve të fundit ka qenë veçanërisht mbështetës në sektorin e shëndetësisë. Kosova është në proces të krijimit të agjendës afatgjatë të zhvillimit, Agjendës Kombëtare të Zhvillimit, e cila do të formulojë vizionin për dekadën e ardhshme dhe ne do të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët zhvillimorë për ta mbështetur rrugën e Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe integrimit në BE,”-ka thënë ai.
Ndërkohë, siç raportohet në zyrën e Kryeministrit Adullah Hoti, kreu i delegacionit të Luksemburgut, Christophe Schiltz, Koordinator i Përgjithshëm i Bashkëpunimit për Zhvillim dhe i Çështjeve Humanitare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Luksemburgut ka thënë se Luksemburgu është i përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën, kur bëhet fjalë për bashkëpunimin dypalësh për zhvillim, duke përfshirë luftën kundër pandemisë aktuale COVID-19.
“Në vitin 2021, Luksemburgu po planifikon një rishikim të brendshëm të mundshëm të bashkëpunimit të tij zhvillimor me Kosovën, i cili do të na mundësojë të shqyrtojmë ndikimin që kanë pasur programet tona të deritanishme, të vlerësojmë qëndrueshmërinë e tyre, si dhe të orientojmë marrëdhëniet tona të ardhshme me Kosovën,”-thuhet në njoftim.
Komisioni i ardhshëm i partneritetit ndërmjet Luksemburgut dhe Kosovës do të zhvillohet në vitin 2021.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Debate të forta dhe diskutime të gjata solli vendimi për sanksionet kundrejt Turqisë për sjelljet e saj në rajonin e Mesdheut Lindor, të cilat ci...
AUSTRI-Sekretari i Përgjithshëm i partisë austriake FPÖ, Michael Schnedlitz ka treguar mosfunksionimin e testeve për Covid-19 në vend. Sipas mediave, gjatë një ...
TAJVAN-Tajvani është nga të paktat vende që është përballur në mënyrë të suksesshme me Covid-19, ku deri më tani janë raportuar 724 raste infektimi dhe kanë ndë...
IRAN– Thashethemet e fundit në lidhje me shëndetin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kanë hedhur në qendër të vëmendjes se çf...
RUSI-Gjashtë oficerë policie janë plagosur pas një shpërthimi bombe pranë selisë së Shërbimit të Sigurimit Federal të Federatës Ruse.Sulmi ndodhi në rajonin e K...
Sigurisht, në aktin final të një presidence të vështirë, Angela Merkel nuk donte të lejonte që nën udhëheqjen e saj, të prishej uniteti i BE-së. Instinkti i kan...
PRISHTINË-Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka deklaruar se partia e saj do të bëhet pjesë e diskutimeve për presidentin me pa...
BRUKSEL– Udhëheqësit e BE kanë rënë dakord mbi një qëllim më ambicioz për emetimin e gazrave – uljen e tyre me 55% gjatë dekadës së ardhshme, në ven...
INDI– Në pranverën e vitit 1894, Waldemar Haffkine udhëtoi për në Kalkuta në shtetin indian në kërkim të kolerës, pranvera ishte sezoni i kolerës në qytet...
SHBA-Presidenti aktual i Amerikës Donald Trump nuk heq dorë nga akuzat që zgjedhjet janë të manipuluara. Ndërkohë që kanë ngelur vetëm pak ditë nga votimi për J...