Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
15 mijë euro po i çonte në Dubai! Procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova, si u kap në Rinas
1 Korrik 2021, 07:59Nga DOSJA
TIRANË– Një 37-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi u kap me 15 mijë euro, që do i dërgonte në Dubai nga aeroporti i Rinasit. Paratë janë gjetur të fshehura në çantën e tij dhe nuk ishin të deklaruara, ndaj Policia ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Rinas
Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 15000 euro, procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.
Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS–Ditën e sotme, tregtarët në Durrës kanë dalë në protestë. Atyre iu është lajmëruar nga Bashkia e qytetit bregdetar, se tregu do të transferohej. Tre...
DIVJAKË– Pas operacionit të zhvilluar ditën e djeshme përgjatë vijës bregdetare në vend, kanë nisur dhe procedimet ndaj administruesve të lokaleve dhe hote...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, pasi varianti i ri i Covid, Delta mbetet alert, pasi ...
BERAT- Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Tomorrit, i cili ka shkrumbuar mbi 20 hektar pyje. Flakët favorizohen nga era e fortë, temperaturat e larta dhe ter...
Nga Klodiana Lala Ka dy mënyra për të interpretuar faktin se sekuestrimet vjetore të ngarkesave me kokainë në Europë kanë shënuar rekord të njëpasnjëshëm përgja...
DURRËS– I moshuari i cili u gjet i mbytur në plazhin e Durrësit ditën e djeshme është identifikuar nga policia. Viktima është një 82-vjeçar i identi...
TIRANË– Një aksident që mund të kishte përfunduar më tragjikisht ndodhi mesditën e djeshme në spitalin ‘Ushtarak’ në Tiranë. Një vajzë ka hyrë me makinë në...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ndryshimin e orës policore në vend. Panorama. al dhe ...