LIVE UPDATES
Aktualitet

KONTRATA E PLOTË+ ÇMIMI/ Shqipëria merr vetëm 40 mijë e 950 vaksina të Pfizer deri në muajin shkurt, pjesa tjetër vjen n

19 Janar 2021, 19:32 Nga DOSJA
KONTRATA E PLOTË+ ÇMIMI/ Shqipëria merr vetëm 40 mijë

TIRANË– Në Shqipëri do të vijnë vetëm 10 mijë e 530 doza të vaksinës Anti-Covid të Pfizer dhe 30 mijë e 420 doza të tjera në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa pjesa tjetër e porositur pritet të vijë në vjeshtë dhe dimër. Gogo.al ka publikuar kontratën konfidenciale që qeveria shqiptare ka firmosur me Pfizer, ku shihen kushtet për blerjen e 499 mijë e 590 dozave në total.

Por praktikisht nuk do ketë dërgim vaksinash në Shqipëri në muajt mars, prill, maj dhe qershor. Dozat që pritet të vijën në muajin janar apo shkurt, do të përdoren deri në vjeshtën e dimrin e ardhshme, kohë kur është caktuar ardhja e pjesës tjetër të vaksinave, konkretisht 458 mijë e 640 doza.

Sipas kontratës qeveria shqiptare do të paguajë paraprakisht brenda 30 ditëve nga marrja e faturës 2.997.540 dollarë, ndërsa në total pagesa e të gjitha dozave shkon rreth 6 milionë dollarë. Kontrata prej 52 faqesh përcakton sasinë, kostot por dhe kushtet që duhet të plotësojë qeveria shqiptare, e cila do të paguajë 12 dollarë për një dozë.

Në kontratë lexohet se qeveria shqiptare merr përsipër ruajtjen e konfidencialitetit të kontratës dhe pronësinë intelektuale. Vendet e prodhimit të “Pfizer” në Kalamazoo (Michigan) dhe Puurs, Belgjikë dhe dy vendet e prodhimit të “BioNTech”, në Mainz dhe Idar Oberstein në Gjermani do të jenë ato ku do të prodhohet vaksina por edhe vende të tjera prodhuese që “Pfizer” e gjykon të arsyeshme.

“Pfizer”-i del garant për të siguruar që produkti është prodhuar në përputhje me specifikimet ndërsa qeveria shqiptare ka detyrimet si më poshtë sa i përket kujdesit për vaksinat:

“(b) Me dorëzimin e produktit Blerësit në Vendin e Destinacionit dhe, për aq sa është e zbatueshme, për çdo shpërndarje të mëtejshme dhe / ose transportim në një Vend Destinacioni që nuk është një pikë e përdorimit të Produktit, Blerësi do të ruajë dhe trajtojë Produktin në mënyrën e përcaktuar te Specifikimet, udhëzimet në Shtojcën D dhe udhëzimet e dhëna nga “Pfizer”-i për të siguruar stabilitetin dhe integritetin e Produktit.

(c) Për të shmangur dyshimet, Blerësi do të ketë të gjitha shpenzimet për përdorimin e Produktit pas transferimit nga Pfizeri në Vendin e Destinacionit, përfshirë, por pa u kufizuar në ato për ruajtjen e Produktit dhe shpërndarjen dhe administrimit të Produktit (nëse zbatohet) në Shqipëri.

(d)Blerësi do të jetë i vetmi përgjegjës për ruajtjen, trajtimin, shpërndarjen, transportimin, administrimin dhe përdorimin e produktit në Shqipëri pas dorëzimit të Produktit Blerësit ose të caktuarit të tij në Vendin e Destinacionit.

 (e) Blerësi do të jetë përgjegjës dhe do të sigurojë që çdo pajisje e përdorur për të dorëzuar Produktin, për shembull Dërguesi (ët) dhe Pajisja (et) monitoruese të jenë ruajtur në një vend të duhur të pastër dhe të sigurt për të mbrojtur dhe ruajtur funksionalitetin e pajisjeve të tilla (në kushte të kontrolluara, pa ekspozim ndaj motit ose dëmtuesve, etj).

(f) Pfizer mund t’i sigurojë Blerësit Fletë të Dhënash Sigurie dhe informacione të tjera për të ndihmuar Blerësin për të zhvilluar procese dhe procedura, përfshirë trajnimin, për të trajtuar Produktin dhe Materialet e Produktit në një mënyrë të sigurt dhe në përputhje me Ligjet… Blerësi përfaqëson dhe garanton që vetë ai do të sigurojë që të gjithë marrësit e Produktit dhe Materialet e Produktit të kenë ekspertizën e nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar procedurat e përshtatshme dhe programet e trajnimit për të mundësuar trajtimin e duhur të Produktit dhe Materialeve të Produktit në një mënyrë të sigurt dhe të ligjshme.”

Përsa u përket efekteve anësore, caktohet ‘klauzola’: “Përpjekje e Arsyeshme Tregtare”, e cila tregon se në momentin që bëhet porosia janë marrë parasysh rreziqet përkatëse në industrinë farmaceutike, pasiguritë, kufizimet dhe sfidat e zhvillimit, prodhimit, komercializimit dhe shpërndarjes së produktit të ri të vaksinës COVID-19.

Shqipëria ka nisur vaksinimin me 975 doza të vaksinës Pfizes, doza të cilat erdhën nga Gjermania, dhe kaluan ‘dorazi’ në aeroportin e Rinasit. Dosja.al publikoi pak ditë më parë dokumentet ekskluzive ku shihej edhe procedura e ardhjes së dozave të para. Çdo ditë, 50-6—70 bluza të bardha paraqiten tek stadium “Air Albania” për të marrë injeksionin e parë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marreveshja shqiperi-pfizer shqiperia nis vaksinimin marreveshja shqiperi-pfizer shqiperia nis vaksinimin


Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Janar 2021, 17:50

GREQI– Grekët kërkojnë zbatimin e ‘ligjit të gjakut’! Katër ditë pas publikimit të videos që tërboi rrjetin dhe Greqinë, ku shiheshin dy shqiptarë që vini...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më