Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GREQI– Grekët kërkojnë zbatimin e ‘ligjit të gjakut’! Katër ditë pas publikimit të videos që tërboi rrjetin dhe Greqinë, ku shiheshin dy shqiptarë që vinin në rresh dhe u jepnin urdhëra ushtarëve grekë, vendi fqinj, bën apel për mospranimin e këtyre pamjeve.
Në një shkrim të publikuar në Newsbreak.gr, Apostolos Kritikopulos, një ish-ushtar grek shkruan se ka ndjerë turp kur ka parë videon dhe se duhet të riorganizohet ligji për emërtimin në poste të larta në ushtri.
Kritikopulos shkruan se shqiptarët nuk duhet që të kenë poste drejtuese në institucionet greke dhe në ushtri dhe duhet që të vihet në fuqi ligji i gjakut, ku ata që do të emërtohen duhet të jenë grekë. Ish-ushtari bën me dije edhe se Shtabi i Përgjithshëm ka nisur hetimet dhe pritet që të merren masat për dy ushtarët shqiptarë në kampin ELDYK (Forca Greke në Qipro).
Shkrimi i plotë në median greke
Unë pashë një video disa ditë më parë, e cila më mërziti shumë dhe ndjeva turp. Nënoficerë me origjinë shqiptare, pra të rinj që shërbejnë në Ushtrinë Greke me gradën rreshter apo toger, një rol që i lejon ata të japin urdhra kanë kryer një veprim tepër të turpshëm. Kjo ngjarje më mbushi me trishtim, sepse djemtë grekë, të cilët ne i rrisim me përpjekje dhe me nder të veçantë që i dërgojmë për t’i shërbyer atdheut të tyre në ushtrinë tonë, u përdorën me poshtërim nga kolegët e tyre të huaj.
Ky fakt po hetohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë për sa i përket vërtetësisë së tij (mund të mos jetë ndonjë lloj provokimi), por mësova me zhgënjim se tani është e lehtë të kesh një rol. Unë kam shërbyer si rreshter rezervë në vitin 1998, unë jam i vetëdijshëm për qasjen e një nënoficeri në informacione tepër të ndjeshme dhe konfidenciale, si dhe për të drejtat që burojnë nga roli i tij hierarkik i komandimit të ushtarëve. Unë besoj se, bazuar në këtë incident fatkeq me shqiptarët, Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare duhet t’i jepet shtysë për të ripërcaktuar rregulloret për zgjedhjen e gradave në forcat tona të armatosura dhe për të futur zyrtarisht ligjin e gjakut, parakusht për zgjedhjen e tyre.
Kjo do të thotë, të kesh një nënë ose baba grek, siç përcaktohet si një parakusht për Presidentin e Republikës sonë, bazuar në nenin 31 të Kushtetutës sonë: “Kushdo me origjinë Greke nga një baba ose nënë mund të zgjidhet President i Republikës”.
Videoja që tërboi rrjetin u publikua pak ditë më parë. Pamjet e publikuara edhe nga Dosja.al tregonin dy shqiptarë në ushtrinë greke që filmonin veten teksa flisnin shqip dhe urdhëronin ushtarët grekë. Në video ata përshëndesnin edhe prezantuesin nga Kosova, Meriton Mjekiqi.
(i.a;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILOT– Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksi...
LUSHNJE- Një banesë në Lushnje pasditen e sotme është përfshirë nga flakët.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se flakët kanë djegur banesën në lagjen “Kadri Qyst...
TIRANË– Tre fije floku mund të fundosin apo të lirojnë dajë e nip, Viktor Marku e Sebastian Mali që ndodhen pas hekurave për vrasjen e Hekuran Billës. Dosj...
TIRANË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë e llojit...
KAVAJË– Një person me inicialet S.M., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mesohet se i plagosuri p...
TIRANË– Dritan Rexhepi alias Ioannis Dionysopoulos (emër grek) alias Lulzim Murataj (emër shqiptar) ka bërë tentativa që të lirohet nga burgu në Ekuador ku...
TIRANË– 6 të vdekur dhe 586 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në për...
TIRANË – Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, njofton se ka angazhuar të gjitha kapacitetet për të plotësuar nevojat për energji elektrikeMe anë...
ZVICËR– Violeta Avdiaj, e vogla që mbijetoi në aksidentin tragjik në Rubik ku humbi prindërit dhe vëllain, nuk di se në duart e kujt do ta kalojë jet...
TIRANË- Institucioni i cili pritet të jetë “dora e fortë ndaj të fortëve ” do të kalojë më parë në filtrin e shpenzimeve ekonomike që janë real...