LIVE UPDATES
Aktualitet

Konflikti për pronën, nëna e dy fëmijëve tregon tmerrin: Kur shkova tek shtëpia, vjehrra më priti me thikë në dorë (VD

18 Qershor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Konflikti për pronën, nëna e dy fëmijëve tregon

TIRANË- Nëna e dy fëmijëve rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan konfliktin e vazhdueshëm me familjen e bashkëshortit të ndjerë. Elsa Tasha për 14 vite ka jetuar në Dibër me bashkëshortin dhe familjen e tij, por konfliktet me kunatin dhe vjehrrën i detyruan të largohen në Durrës.

Ata u zhvendosën aty një muaj para se burri i saj të ndërronte jetë, në moshën 37-vjeçare. Një goditje e rëndë, por ajo u përpoq të behej e fortë dhe të ecte përpara për fëmijët e saj. Më tej, Elsa tregoi se vjehrri i la me testament bashkëshortit të saj, shtëpinë në Dibër dhe disa prona. Por kur djali i saj shkon aty pas disa vitesh, vjehrra dhe kunati i thonë se ata kanë ikur në Durrës dhe nuk kanë më pjesë aty.

Elsa tregon se kur ajo shkoi me djalin në vitin 2015, në shtëpinë në Dibër, vjehrra e pret me thikë në dorë dhe e kërcënoi. Madje shton se ajo ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj edhe në komisariat, kur ka shkuar për ta denoncuar.

Elsa Tasha: Fatkeqësisht humbi jetën shumë shpejt, vdiq tek spitali infektiv këtu në Tiranë, për 4 ditë ndërroi jetë. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo që për mua ishte një gjëmë e madhe, të ndahet nga jeta bashkëshorti, unë isha 30 vjeç, bashkëshorti 37 vjeç. Më la fëmijët të vegjël, e pastrehë që isha në Durrës me qera, si mund të përballoja jetën. Vjehrrin e kisha me vete në Durrës, vjehrra nuk më erdhi, gjatë kësaj kohe unë punoja që të rrisja fëmijët, mundohesha t’iu jepja gjërat më minimale të jetesës, për të mbijetuar, se nuk është jetesë. Në vitin 2015 kishin kaluar 5 vite nga ndarja e bashkëshortit, kthehet djali tek prona.

Mirela Milori: Sa vjeç ishte djali?

Elsa Tasha:  Djali ishte për 18 vjeç, nuk i kishte mbushur akoma 18 vjeç. Shkon atje dhe i del vjehrra bashkë me kunatin, xhaxhai i djalit dhe i thotë ju keni ikur në Durrës dhe nuk keni më prona këtu, nuk duhet të ktheheni më këtu. Vjen djali nga Dibra dhe më thotë: Mami mua nuk më lejon as xhaxhai dhe as nëna që të futem tek shtëpia. Po pse? Keni ikur në Durrës dhe nuk keni më pjesë këtu fare. Në rregull, kalojnë dhe 3 vite, se unë nuk kisha as mundësi financiare që të shkoja, por edhe koha se isha në punë, nuk më jepnin leje, nuk mund të lëvizja. Në Shkurt të vitit 2018, vajta unë bashkë me djalin në shtëpi dhe del vjehrra me thikë. Direkt më pret me thikë në dorë: Mos guxo thotë të futesh, se ta ngul thikën në bark. Të mos ishte djali që të më tërhiqte, unë sot nuk do jetoja. Ishte djali që më ndihmoi, që të më shmangte nga vjehrra. Kunati bëri sikur po më largonte nga vjehrra, më kapi për flokësh më tërhoqi zvarrë. Kam vajtur në komisariat të Bulqizës, në komisariat jam dhunuar fizikisht, brenda në komisariat, në prezencë të oficerit të policisë gjyqësore, Edmond Noka. Po më mbante kallëzimin dhe më dhunoi vjehrra sërish. (qan). Më falni. Më dhunoi vjehrra, ai kallëzim që unë bëra, nuk ka vajtur në prokurori, nuk është dorëzuar. Vajta sërish mbas dy javësh, sërish tek prona, duke qenë se këtu e kam jetesën të vështirë dhe nuk e arrij do të përballoj qeranë. Atje sërish u dhunova.

Mirela Milori: U dhunove prapë nga…?

Elsa Tasha:  Nga vjehrra dhe kunati, kisha dhe vajzën me vete. 

Mirela Milori: Vajte prapë në polici?

Elsa Tasha:  Vajta sërish në polici, bëmë denoncim, kishte vajtur ai denoncimi dhe mbas ca kohësh më kthehet përgjigje nga Prokuroria, që nuk përbën vepër penale.

Mirela Milori: Po mirë ishte shkruajtur në raportin e policisë që është ushtruar dhunë ndaj jush, në ambientin e komisariatit?

Elsa Tasha: Jo, nuk e kishte shkruajtur oficeri i policisë gjyqësore.

Mirela Milori: Ke patur dëshmitarë të tjerë përveç oficerit dhe vjehrrës, në momentin e ushtrimit të dhunës?

Elsa Tasha: Ka qenë djali im, djali i kunatit dhe kunati kanë qenë brenda në komisariat, në zyrën e oficerit të policisë gjyqësore, ku unë jam dhunuar fizikisht.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi kur ajo të dhunoi, ndërhyri dikush për ta ndarë?

Elsa Tasha: Vetëm i bërtiti oficeri vjehrrës: Këtu mos  e prek i tha, se është në polici. Kaq i tha. Por që ta deklarojë si fakt, jo. Ky është shumë i rëndë si fakt, por nuk është deklaruar.

(Marrë nga Tvklan.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emisioni historia ime historia e elses sherri per pronen emisioni historia ime historia e elses sherri per pronen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj