LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqërimi i gazetarit në Shëngjin/ UGSH thirrje Lleshaj dhe Veliut: Vini para përgjegësisë autorët dhe urdhërdhënësit

18 Qershor 2020, 09:41 Nga DOSJA
Shoqërimi i gazetarit në Shëngjin/ UGSH thirrje Lleshaj dhe

TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është shprehur se shoqërimi i djeshëm i gazetarit Elvis Hila tregon dhunën policore që ushtrohet mbi reporterët. UGSH i bën thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliut që të vënë para përgjegjësisë autorët dhe urdhërdhënësit e dhunës ndaj gazetarëve.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon këtë natyrë të dhunshme të shpesh-shfaqur të strukturave policore në vend ndaj gazetarëve në detyrë. U drejtohemi krerëve të këtij institucioni në vend, përkatësisht Ministrit të Brendshëm zotit Sandër Lleshaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu të ushtrojnë autoritetin e tyre institucional për vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe urdhërdhënësve të kësaj dhune mbi gazetarët.”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë:

Aktet e ripërsëritura të dhunës policore mbi gazetarët janë dhunë shtetërore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon rastet e përsëritura të dhunës, shantazhit dhe kërcënimit policor mbi gazetarët dhe reporterët në detyrë. Një ditë më parë, në plazhet e qytetit të Shëngjinit, grupe policësh shoqëruan në prani të reporterëve lokalë dhe banorëve të shumtë reporterin Elvis Hila, ndërsa po filmonte dhe kryente detyrën e vet profesionale. Autoritetet vendore të policisë nuk dhanë asnjë arsye zyrtare për këtë akt të dënueshëm. Kësaj heshtje iu nënshtruan edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që sipas raportimeve nga dega e UGSH në Lezhë, bëhet e ditur se institucioni I SHKÇB ka nisur hetimet. Rasti i dënueshëm me kolegun në Lezhë është paraprirë gjatë tri muajve të fundit nga disa akte të tjera dhune, kërcënimi dhe deri prangosje në sytë e publikut të gazetarëve dhe reporterëve të ndryshëm. Akti më i rëndë konsiderohet ai me gazetarin Alfred Lela, në datën 17 maj 2020 në Tiranë, mbi të cilin u hodh një skuadër policësh, duke e dhunuar e prangosur egërsisht. E njëjta gjë ndodhi edhe me disa reporterë dhe operatorë, mes të cilëve edhe operatori Mirsald Hajdarmataj i Report TV, i cili u godit dhe fye rëndë prej policëve në protestën që zhvillohej në Tiranë në mbrojtje të Teatrove Kombëtarë. Raste të dhunës dhe arbitraritetit policor ka pasur edhe në qytetin e Fierit si në rastin e kryetarit të UGSH-së Vladimir Muçaj për këtë qark, ndaj të cilit në mënyrë absurde ka nisur edhe një proces gjyqësor, ndërkohë që vetë policia e shtetit përmes dokumentave të shkruar ka fajësuar policinë lokale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon këtë natyrë të dhunshme të shpesh-shfaqur të strukturave policore në vend ndaj gazetarëve në detyrë. U drejtohemi krerëve të këtij institucioni në vend, përkatësisht Ministrit të Brendshëm zotit Sandër Lleshaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu të ushtrojnë autoritetin e tyre institucional për vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe urdhërdhënësve të kësaj dhune mbi gazetarët. Organizata jonë u adreson këtyre dy autoriteteve institucionale ankesën publike për shtimin e rasteve të shantazhit, kërcënimit të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë mbi gazetarët. Gjejmë rast të rishprehim ankesën tonë, si organizata më e madhe e gazetarëve profesionistë në vend, për vijimin e praktikës së rasteve goditjeve, atentateve dhe kërcënimeve të pazbardhura e të pahetuara deri në fund ndaj disa gazetarëve. Ne konstatojmë se shtimi i këtyre rasteve, ripërsëritja e tyre si dhe praktikat e shpeshta të mungesës së transparencës dhe informimit institucional, janë më shumë se një shmangie nga ligji, një precedent i rrezikshëm me pasoja dhe efekte tejet negative në marrëdhëniet institucionale mes mediave në përgjithësi dhe policisë së shtetit. Zyra e Shtypit/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë/ PS. Video nga shoqërimi policor i reporterit Elvis Hila në datën 17.06.2020 në mjediset e plazhit në Shëngjin. 

Ditën e djeshme, u shoqërua nga Policia lokale në Shëngjin Elvis Hila, i cili ishte duke raportuar nga vendngjarja për shembjen e ndërtimeve pa leje. Shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë,  Agron Qullhaje i mori telefonin dhe urdhëroi shoqërimin e tij për në Komisariat. Por, gazetari nuk u shoqërua në Komisariat, pasi efektivët e Policisë e kanë mbajtur vetëm për rreth 10 minuta në furgon dhe më pas e lanë të lirë

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ne shengjin shoqerohet elvis hila ikmt ne shengjin shoqerohet elvis hila

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës