LIVE UPDATES
Bota

Konflikti izraelito-palestinez nxit reagime në Kosovë

14 Maj 2021, 21:08 Nga DOSJA
Konflikti izraelito-palestinez nxit reagime në Kosovë

Tensionet dhe më pas përleshjet ndërmjet forcave të Izraelit dhe palestinezëve në Jerusalemin Lindor, të cilat në ditët e fundit janë përshkallëzuar në luftime të ashpra, kanë nxitur reagime në Kosovë, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Madje, të premten, më 14 maj, në Prishtinë u mbajt një marsh mbështetës për palestinezët, ku u kërkua që të ndalen luftimet dhe të lirohen të burgosurit.

Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aksa – që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame – dhe për dëbimin potencial të palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, ku janë planifikuar që të ndërtohen vendbanime hebreje.

Reagimet në opinion, për dhe kundër të dyja palëve, janë shënuar përmes komenteve në shkrimet e publikuara nga Radio Evropa e Lirë në Facebook, të cilat kanë pasqyruar ngjarjet dhe zhvillimet e ditëve të fundit në Jerusalem. Ky qytet ka qenë cak i raketave të gjuajtura nga militantët palestinezë, ndërkaq që në Rripin e Gazës, ushtria izraelite, përmes sulmeve ajrore ka pasur për cak militantët palestinezë. Luftimet izraelito-palestineze të ditëve të fundit, kanë rezultuar me dhjetëra të vrarë, të plagosur dhe të lënduar nga të dyja palët.

Komentet për dhe kundër palëve në konflikt

Komente të llojit: “Free Palestina” (Liri për Palestinën), “Zoti i shkatërroftë zullumqarët”, “Mallkuar qoftë Natanjahu”, “Jerusalemi i takon shtetit palestinez dhe do të jetë kryeqytet i tyre”, kanë shprehur mbështetjen e disa prej komentuesve për palestinezët.

Ndërkaq disa komentues të tjerë kanë shpreh mbështetjen për Izraelin përmes komenteve sikurse: “Rroftë sa malet Izraeli”, “Hamasi është një grup përçarës që e nxitë luftën civile”, “Mos harroni se Palestina është kundër Kosovës”, e të tjera. Por, janë shënuar edhe komente të paanshme, sikurse “Ju ka çuar Zoti peshë, ndaleni këtë luftë” ose “O shqiptarë, i keni ndreqë ju punët e juaja, vetëm Palestina ju ka mbetur mangut”.

Islami: Çdo konflikt i përgjakshëm krijon emocione

Por, çfarë e shkakton gjithë këtë vëmendje në Kosovë ndaj konfliktit izraelito-palestinez?

Nehat Islami, drejtor ekzekutiv Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, si dhe ish-korrespondent nga Kosova në Lindjen e Mesme, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin që reagimet e komentuesve në rrjetet sociale lidhur me këtë konflikt janë normale. Sipas tij, fillimisht, gjenerata të tëra të qytetarëve të Kosovës e kanë përcjellë në vazhdimësi çështjen palestineze. Jo rrallë sipas tij, shqiptarët e Kosovës, me të drejtë ose pa të, e kanë krahasuar çështjen e pazgjidhur të tyre në kuadër të ish-Jugosllavisë, me çështje e pazgjidhur të palestinezëve. Por, situata e tanishme në konfliktin izraelito-palestinez, është ndryshe.

“Tani është një problem i natyrës humanitare, i natyrës ku njeriu nuk e ndjen veten mirë kur sheh të vdekur nga të dyja anët. Kjo është e natyrshme, sepse çdo konflikt i përgjakshëm krijon emocione, aq më parë te ne që e kemi përjetuar vet gjatë kohës së sundimit të serbëve, gjatë viteve 90. Do të thotë që megjithatë ekziston një solidaritet që kjo çështje, që kjo gjakderdhje të përfundojë dhe të zgjidhet politikisht ky problem, i cili është vërtetë shumë i vështirë”, theksoi Islami.

Hasani: Reagime që shkaktojnë dëme të pariparueshme

Përveç reagimeve përmes komenteve në rrjete sociale lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përmes një shkrimi në Facebook, më 11 maj, ka thënë se ka përcjellë me shqetësim “eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah, për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al-Aksa”.

“Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve myslimanë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinezë në Jerusalem dhe në territoret palestineze”, ka shkruar Tërnava.

Ismajl Hasani, profesor i Sociologjisë së Religjionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mediat sociale ka pasur reagime, siç i quan ai, “të pakripë”, për ose kundër njërës apo palës tjetër në konflikt, nga njerëz që potencialisht nuk kanë informacion dhe njohuri për zonën e konfliktit, e cila sipas tij, në esencë është çështje gjeostrategjike. Qasjet e tilla, sipas tij, sjellin mjaft dëme.

“Dëmet e pariparueshme që mund të bëhen janë nga reagimet jo vetëm nëpër portale, por edhe nga reagimet në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Kryemyftiu, me deklarimin pro palestinezëve, përkatësisht u vu në mbrojtje të palestinezëve, pa pasur informacione. Mbase edhe mund të ketë informacione, por Kosova është aq e vogël dhe me aq potenciale modeste, në të gjitha aspektet, sa që nuk e ka luksin as niveli qeveritar që të prononcohet për ose kundër”, theksoi Hasani.

Paradokset e thellimit të kundërshtive

Megjithëse Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që autoritetet palestineze nuk e kanë bërë këtë, komentet në rrjete sociale në favor të palestinezëve, sipas Nehat Islamit, janë reflektim i lirisë së shprehjes nga ana e qytetarëve.

“Është liria e mendimit. Prandaj unë nuk shoh asgjë të keqe aty, nëse dikush mendon ashtu apo kështu. Dihet një gjë që populli shqiptar, në përgjithësi, kudo qoftë, është gëzuar shumë me rastin e njohjes në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe llogaritet që kjo njohje do të sjellë suksese edhe ekonomike, por edhe politike. Ndërsa për sa i përket Palestinës, është çështje e sentimentit që ka mbetur, por jo e ndonjë interesi të ndërsjellë”, theksoi Islami.

Një palestinez argumenton me forcat izraelite të sigurisë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit Lindor.

Megjithatë, sociologu Ismail Hasani, vlerëson se reagimet e komentuesve në rrjete sociale nuk duhet neglizhuar dhe praktikat kanë treguar se ato mund të çojnë drejt ndarjeve në shoqëri, por edhe të jenë stimuluese për individë të caktuar, pikëpamjet e të cilëve kanë sfond fetar, që t’i bashkëngjiten konflikteve të huaja. Pas gjithë këtyre reagimeve, sipas tij, është i domosdoshëm një reagim i matur i Qeverisë së Kosovës, për të shprehur qëndrimin institucional lidhur me përplasjet e fundit izraelito-palestineze.

“Reagimi institucional, mbase do të ndikonte në zbutjen e këtyre përplasjeve (të komentuesve në rrjete sociale), që çojnë ka krijimi i taborreve të kundërta e që më vonë ekziston rreziku edhe i thellimit të këtyre kundërshtive, që kam drojën se mund të përsëritet Siria e dytë”, theksoi Hasani. Ai shtoi se në konfliktin brenda Sirisë, kanë marrë pjesë një numër i caktuar i qytetarëve të Kosovës.

Lidhur me përplasjet e dhunshme të fundit izraelito-palestineze, Qeveria e Kosovës, deri më tash nuk ka reaguar për të shprehur çfarëdo qëndrimi. Liderë të ndryshëm të botës u kanë bërë thirrje palëve për t’i dhënë fund dhunës në Jerusalem.

Së fundmi, përleshjet ndërmjet forcave izraelite dhe palestinezëve nisën mbrëmjen e 7 majit. Mbi 220 persona, shumica palestinezë, u lënduan, pasi policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aksa pasi thanë se palestinezët kishin hedhur në drejtim të tyre gurë dhe fishekzjarrë. Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kosove tensionet izrael-palestine kosove tensionet izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet