LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra të vdekur

14 Maj 2021, 20:49 Nga DOSJA
Vuçiç: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot në Beograd, se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë me “qindra e qindra të vdekur”.

Vuçiç deklaroi se dialogu me Prishtinën duhet të bëhet nën përkujdesjen e Brukselit.

“Ne jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën përkujdesjen e Brukselit. Ishim të gatshëm për një dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. Shikoni se si përfundojnë ato [konfliktet e ngrira], çdo pesë vjet dikush i shkrinë dhe  përfundojnë me qindra e qindra të vdekur. Kjo neve nuk na duhet”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Vuçiq, siç raporton “Beta”, deklaroi se me presidentin slloven Pahor diskutoi për të gjitha çështjet kryesore rajonale, si dhe integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

“Pozicioni ynë bazohet në respektimin e ligjit publik ndërkombëtar dhe bazave të forta ligjore dhe pozicioni ynë nuk është i lehtë dhe nuk është sekret për askënd në Serbi. Është e qartë se kemi një qëndrim ndryshe ndaj Kosovës, krahasuar me 22 shtete anëtare të BE-së”, tha Vuçiç, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se duhet të shkohet me një veprim të madh të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për anëtarësimin në bllok të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kur shihni numrin e popullatës që e kanë këto vende mbi 10 milion banorë, kjo nuk paraqet ndonjë sfidë  për Evropën sikur që do të ishte anëtarësimi i Turqisë e cila negocion tash e 50 vjet. Duket se disa çështje që janë bilaterale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor do të zgjidheshin më lehtë apo do bëheshin të parëndësishme me hyrjen e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”.

Sipas kryetarit slloven, kjo është një çështje gjeostrategjike dhe se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të kenë qëndrim të qartë mbi këtë.

Te integrimet evropiane, pak a shumë Borut Pahor u pajtua me homologun serb Aleksandar Vuçiç, përcjell Telegrafi.

Presidenti slloven mbetet te qëndrimi se s’ka ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Më së gjati me Vuçiçin, ne biseduam për këtë çështje. E kuptoj se pas tragjedive të viteve 90 që kanë ndodhur në rajon ka ardhur deri te formimi i kufijve të rinj me shpresën që pas kësaj do të zotërojë paqja, stabiliteti dhe perspektiva euro-atlantike për ata që duan këtë. Në këtë kam menduar kur kam thënë se nuk besoj që është i mundur ndryshimi paqësor i kufijve. Ndoshta kështu do të niste, por jam i sigurt se nuk do përfundonte njëjtë”.

Borut Pahor të hënën e 17 majit është nikoqir i liderëve të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, Shqipërisë e Serbisë në Samitin e Brdos./Telegrafi.

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksandar vucic dialogu kosove-serbi aleksandar vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet