LIVE UPDATES
Bota

Gjermania shton vaksinimet e shpresat për lehtësime, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt saj me një test negativ ose certi

14 Maj 2021, 20:46 Nga DOSJA
Gjermania shton vaksinimet e shpresat për lehtësime, shqiptarët

GJERMANI– Në Gjermani incidenca e infektimit me Covid-19 është në rënie të vazhdueshme. Sot (14.05.) incidenca ra, për herë të parë pas dy muajsh, nën 100: ishte 96.5 të infektuar në javë për 100.000 banorë. Kjo u raportua me gëzim në mediat gjermane. Meqenëse e enjtja ka qenë një ditë feste në Gjermani, kur raportohen më pak të dhëna, pritet të shihet sa solide do të jetë rënia e incidencës nën 100 në të gjithë Gjermaninë. Në të njëjtën kohë vazhdojnë të konstatohen çdo ditë mbi 10.000 të infektuar të rinj. Dhe për shkak të Covid-19, çdo javë vdesin rreth 1000 vetë.

Megjithëkëtë, gjendja shpirtërore në popull është më e mirë se më parë. Kjo pasi njerëzit kanë mundësi të veprojnë: të mbrohen me vaksinime. Javën e kaluar Gjermania theu rekordin, për Evropën, me numrin e vaksinimeve në një ditë: e kaloi për herë të parë shifrën 1 milion të vaksinuar në ditë. Dhe e ka thyer këtë rekord për disa ditë. Deri të hënën (10.05.) ishin vaksinuar mbi 33.3 përqind e gjermanëve me të paktën dozën e parë të vaksinës. Dhe 9.6 përqind me të dyja dozat. Janë vaksinuar plotësisht mbi 70 përqind e mbi 80 vjeçarëve. Ritmet janë shtuar edhe në grupmoshat e tjera.

Priorizimi për vaksinimin drejt heqjes

Mungesa e vaksinave qe problemi kryesor në tremujorin e parë të këtij viti. Por që prej prillit, furnizimi me vaksina është më i kënaqshëm. Dhe vaksinimi u përshpejtua në mënyrë vendimtare që kur u përfshinë  65.000 mjekë të familjes. Ata qeveria nuk i lejoi që në fillim të vaksinojnë, pasi nuk kishte sasi të mjaftueshme vaksinash.

Gjithnjë e më shumë po hiqet edhe priorizimi për grupet e rrezikuara. Tri lande federale gjermane, Berlini, Bavaria dhe Baden-Vyrttembergu e kanë hequr, ose e heqin javën e ardhshme krejtësisht priorizimin. Saksonia e heq pas 10 ditësh.

Kjo do të thotë që në këto lande të gjithë ata që duan mund të kërkojnë të vaksinohen te mjeku i familjes. Bavaria do të ofrojë vaksinim edhe para supermarketeve.

Kurse për të gjithë Gjermaninë, aktualisht qeveria e ka hequr priorizimin për ata që duan të vaksinohen me dy vaksina: me AstraZenecan dhe Johnson&Johnson. Me to mund të vaksinohen të gjithë ata që duan, jo vetëm grupet më të rrezikuara. Kjo ka sjellë një dyndje të madhe, edhe të të rinjve për vaksinim.

Kallëzime për ata që falsifikojnë dokumentat

Në shumë qytete të Gjermanisë raportohet për raste kur njerëzit kërkojnë me argumenta të sajuara, të tilla se p.sh. duhet të përkujdesen papritur për fqinjin, apo për vjehrrën në moshë të thyer, që t’i lejojnë të vaksinohen. Ka mjekë që i trajtojnë këto përpjekje me tolerancë. Të tjerë janë më të rreptë.

Në një emision të posaçëm të televizionit publik ARD u raportua me kritikë p.sh. që në Hamburg përpiqen të vaksinohen deri 2000 vetë në javë, që nuk bëjnë pjesë në grupet prioritare. Ka pasur edhe kallëzime për ata që falsifikojnë dokumentat për t’u vaksinuar.

Dihet se priorizimi synon të mbrojë shtetasit më të rrezikuar. Dhe është padyshim e drejtë që në dallim nga pandemitë e epokave të shkuara, kur të moshuarit e të sëmurët thjesht liheshin të vdisnin, në kohën tonë ata kanë përparësi në vaksinim.

Por meqenëse vaksinimi në Gjermani ka avancuar, shumë mjekë kërkojnë që të hiqet dorë krejtësisht nga priorizimi. Një mjek i qendrës së vaksinimit të Këlnit, tha “se nuk ka asnjeri që të mos ketë, si parim, të drejtë të vaksinohet.” Dhe në fakt, çdo njeri i vaksinuar është potencialisht një jetë e shpëtuar. Në këtë kuadër kancelarja Angela Merkel tha në fillim të këtij muaji se më e vonta në qershor, planifikohet të hiqet priorizimi për gjithë Gjermaninë.

Këmbëngulja – shpesh e nevojshme për t’u vaksinuar

Ka pasur e ka probleme burokratike për marrjen e takimit për t’u vaksinuar. Si parim, ty mund të të thërrasë vetë mjeku yt që të vaksinohesh. Por praktika, në disa raste, ka treguar se është më e lehtë të vaksinohesh po t’i drejtohesh vetë mjekut dhe madje të ngulësh këmbë për vaksinim, ta pyesësh mjekun disa herë. Ose po të kesh mundësi të kontaktosh doktorë të ndryshëm. Kjo është më mirë se të rrish të presësh, që të të thërrasin.

Po të vazhdojë kjo rënie aktuale e incidencës, lehtësime në të gjithë Gjermaninë priten brenda pak javësh. Këtë e tha ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht.  Ushtrimi i plotë i të drejtave themelore për të gjithë është “çështje disa javësh, nganjëherë vetëm disa ditësh, por padyshim jo gjashtë muajsh,” tha ajo me bindje.

Janë 4-5 javët e ardhshme që do të vendosin fatin e lehtësimeve edhe për të gjithë verën. Dhe tendenca e rënies së infektimeve jep optimizëm. Në këtë kuadër, Gjermania miratoi këtë javë lehtësime për të gjithë ata që hyjnë e kthehen në Gjermani, një hap i rëndësishëm ky për pushimet e verës.

Çfarë duhet të kenë parasysh udhëtarët që hyjnë në Gjermani?

Me rregulloren e re të Covid-19 për udhëtimet hyrëse, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani me avion janë të detyruar: ose të testohen, ose të paraqesin çertifikatën e vaksinimit me një vaksinë të BE, ose të dëshmojnë se kanë kaluar e janë shëruar nga Covid-19. Kjo pavarësisht nëse udhëtarët vijnë nga një vend që është zonë rreziku (me incidencë mbi 50) apo jo. Shqipëria p.sh. që prej pak ditësh (09.05.) nuk konsiderohet më zonë rreziku nga Gjermania. Por kërkesat e mësipërme duhet t’i mbajnë parasysh edhe shtetasit e Shqipërisë.

Kurse shtetasit e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, meqenëse vijnë nga shtete të klasifikuara si zona të rrezikut të lartë (incidencë mbi 200), tani mund ta shkurtojnë karantinën 10 ditore që pas ditës së pestë, me një test. Gjithashtu ata duhet të bëjnë regjistrimin digjital përpara se të hyjnë në Gjermani dhe ta mbajnë me vete dëshminë se janë regjistruar, për t’ia kontrolluar atë transportuesi ose autoritetet në Gjermani.

Me rregulloren e re, nuk duhet të bëjnë më as test kur hyjnë në Gjermani, dhe as të kalojnë në karantinë, ata që dëshmojnë se janë vaksinuar me një vaksinë të licensuar në BE (BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson) dhe se kanë kaluar Covid-19. Por edhe ata që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar Covid-19, po të bëjnë një test që u del negativ nuk qëndrojnë në karantinë.

Duhet mbajtur parasysh se klasikimi që u bën Gjermania shteteve për rrezikun që paraqesin mund të ndryshojë çdo ditë. Dhe Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë, ku bazohen të dhënat e mësipërme, i përshtat rregullisht kërkesat. Për këtë arsye, informacionet e fundit për hyrjen në Gjermani udhëtarët duhet t’i marrin para nisjes.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel vaksinimi ne gjermani angela merkel vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet