Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Konfirmoi se do të krijonte partinë e re, zbulohen emrat e politikanëve që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit
9 Shtator 2020, 14:38Nga DOSJA
KOSOVË– Kryeparalamentarja e Kosoëvs ditën e sotme ka bërë të ditur se do të formojë parti të re në Kosovë. Ndërkohë së fundmi janë zbuluar edhe politikanët që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit.
Krah Osmanit raportohen se do të jenë ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu. Përmenden edhe disa prej deputetëve të LDK-së, kryetar komune e, në bisedime janë edhe Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti.
Të parët që pritet të i bashkohen Osmanit janë kryesisht anëtarë dhe ish-anëtarë të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me politikat që po i bën LDK. Lajmin për këtë e ka dhënë vet deputeti Haxhi Avdyli që ka konfirmuar që do të jetë pjesë e iniciativës së re politike me në krye Vjosa Osmani.
“Përmes burimeve të afërta me Osmanin kam arritur të zbulojë disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e nismës për krijimin e një krahu të ri politik e që pritet të garojë edhe në zgjedhje përmes listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këta janë emrat: ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, deputeti Ardian Shala, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu, kabineti i saj në Kuvendin e Kosovës. Në bisedime është edhe Mimoza Kusari, Shpend Ahmeti dhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe disa degë të rëndësishme të LDK-së. Ne jemi të detyruar të formojmë këtë iniciativë të re, pasi kreu i partisë na përjashtoi dhe nuk lejoi mendimin dhe mbajtjen e premtimit ndaj elektoratit të LDK-së, e aty ku nuk të lejohet që të përçosh mendimin dhe idetë, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm se të nisim një rrugëtim të ri politik. Ka shumë anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së por edhe veprimtarë të ndryshëm por edhe ekspertë të fushave të ndryshme nga shoqëria civile që do të na bashkohen. Ne jemi në fazën fillestare të krijimit të kësaj iniciative” – ka thënë Avdyli për Syri.net.
Që nga kundërshtimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani, ishte vetë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që deklaroi se Osmani më nuk ka vend në partinë e tij. Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me një nismë të re politike e që do i bashkohen edhe emra të tjerë.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në SHBA, drejtuesit kryesorë demokratë dhe republikanë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i bënë thirrje Presidentit Donald Trump të h...
GJENEVË– Kompania AstraZeneca, ndali përkohësisht studimin e vaksinës kundër koronavirusit, pasi një sëmundje e pashpjegueshme u shfaq te njëri prej pjesëm...
AFRIKË-Shkencëtarët pikturuan një të tretën e secilës tufë me imazhin e syve, një të tretën me shenja të thjeshta kryqi, dhe pjesa tjetër e lopëve mebti pa...
BOSNJE- Anëtarët e presidencës trepaleshe të Bosnje-Hercegovinës, kanë vendosur që të mbajnë dy seanca të jashtëzakonshme më 17 shtator, në të cilat do të disku...
MAQEDONI E VERIUT- 67 raste të reja janë regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisa ku ka thnë se tas...
SHBA– Kur veshjet janë shumë ekstravagante ndodh që era është kundërshtarja jote më e keqe. Jemi mësuar që shpesh herë të shohim personazhet e njohur të vishen ...
KOSOVË– 76 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në Kosovvë, gjatë 24 orëve të fundit. IKSHPK ka bërë të ditur se sot kanë humbur jetën 6 persona si ...
MBRETËRI E BASHKUAR- Ky është momenti kur një familje ka gjetur mijëra krijesa detare me formë alieni në një plazh në Uells.Martyn Green, 47 vjeç, d...
AFGANISTAN– Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në Kabul që kishte për shenjestër autokolonën e Zëvendës Presidentit t...