LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta ndaj kanabisit, konferencë e përbashkët Shqipëri-Itali/ Veliu: Këtë vit u trafikua 37% më pak lëndë narkotike se

14 Dhjetor 2020, 09:44 Nga DOSJA
Lufta ndaj kanabisit, konferencë e përbashkët

TIRANË– Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë mbajtur një konferencë të përbashkët me temë ‘’Shqipëria ka kanabis’’ ku u prezantuan edhe rezultatet e bashkëpunimit. Gjatë konferencës, numri një i policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se Shqipëria ka shënuar një rekord historik gjatë vitit 2020, pasi trafiku i drogës drejt Italisë është ulur me 37%. “Gjatë periudhës referuese në bazë të statistikave të kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 37%, nga 1447 kg e 982 gr. vitin e kaluar, në 911 kg e 500 gr. këtë vit. Mungesa e lëndës narkotike në treg është reflektuar edhe në çmimin e saj, i cili është rritur nga 800-900 euro për kg në 2019 në 1400-1500 euro për kg në 2020.”-tha Veliu.


FJALA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT DREJTUES MADHOR ARDI VELIU

I nderuar Shkëlqesi Ambasador!I nderuar zoti Spina!I nderuar zoti Arbore!Të nderuar kolegë dhe pjesëmarrës!E kemi organizuar këtë konferencë së bashku me kolegët dhe partnerët italianë, me qëllim evidentimin e pasqyrimin e rezultateve dhe arritjeve të përbashkëta për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2020.Policia e Shtetit edhe gjatë këtij viti u angazhua maksimalisht në përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Planin Kombëtar të Veprimit Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017 – 2020 të miratuar nga Qeveria Shqiptare.Mbështetur në këtë dokument strategjik, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat e saj hartuan plane masash e operacionale, kombëtare dhe vendore “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”. Theksi kryesor u vu në përpjekjet dhe punën e përbashkët ndërinstitucionale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, por edhe identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale aktive në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të kanabisit. Ne synuam rezultate të qëndrueshme dhe të qenësishme, me qëllim nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e vendeve të rëndësishme për kultivimin e trafikimin e kanabisit.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese dhe me institucionet e përcaktuara në Planin Kombëtar të Veprimit, u angazhua në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, për identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim.

Që në muajin janar nisëm punën me identifikimin dhe analizimin e problematikave të evidentuara gjatë vitit 2019, por edhe në vitet e mëparshme. Mbi bazën e kësaj analize u hartua një plan masash i detajuar, duke u përqendruar në këto drejtime kryesore:

1. E para në parandalimin e këtij fenomeni, duke ndërmarrë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi për qytetarët;
2. Në kontrollin e pandërprerë të territorit, duke goditur rastet e evidentuara që në gjenezë, pra që në momentet e para të tentativës për kultivim;
3. Në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale, duke çuar para drejtësisë personat përgjegjës;
4. Në bashkëpunimin me pushtetin vendor, Ministrinë e Mbrojtjes dhe gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në Planin Kombëtar të Veprimit;
5. Në bashkëpunimin ndërkombëtar, kryesisht me partnerët italianë;
6. Si dhe identifikimin e ndëshkimin e punonjësve të administratës dhe ata brenda radhëve të Policisë që neglizhojnë, shpërdorojnë detyrën apo bëhen palë me ata persona të kultivojnë apo trafikojnë bimë narkotike.

I kushtuam rëndësi të veçantë në strategjinë tonë, përfshirjes së gjerë të publikut në procesin e informimit, nëpërmjet sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit, duke krijuar mundësi praktike për sigurimin e informacionit nga qytetarët.

Në këtë kuadër, u zhvilluan takime sensibilizuese, konferenca, prononcime për shtyp etj., ku kontributin më të madh në drejtim të sensibilizimit të komunitetit e dhanë institucionet arsimore. U krijuan dhe funksionuan periodikisht task-forcat qendrore dhe vendore. Morën përgjegjësi të gjithë institucionet shtetërore, administratorët e njësive vendore, bizneset private, punonjësit e zjarrfikëseve, Policia Bashkiake apo Shërbimi i Privat i Sigurisë Fizike.

Nuk duhet të harrojmë se viti 2020 kishte specifikat e veta. Kaluam dhe jemi në një pandemi globale dhe sigurisht detyrat e Policisë ndryshuan për sa i përket angazhimit dhe prioriteteve si dhe u kufizuan objektivisht nga risku që ishte i pranishëm për çdo qenie njerëzore.

Krahas sensibilizimit, filloi kontrolli periodik i territorit në funksion të identifikimit të sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike. Siguruam informacion dhe goditëm kultivimin me fidanë dhe kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në sera diellore, tunele të braktisura, ish rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale.

Ndarja e zonave të kontrollit dhe të përgjegjësive, duke organizuar grupe përgjegjëse për territore konkrete, që nga qendra deri në bazë, ku çdo punonjës policie kishte përgjegjësi për një territor të caktuar, ishte një tjetër masë efikase.

– Në total për vitin 2020, Policia e Shtetit realizoi gjithsej 143.844 kontrolle duke kryer 413.357 orë shërbimi;
– U intensifikua kontrolli i territorit nëpërmjet flotës së dronëve të policisë. Për vitin 2020 janë përdorur 38 dronë, nga 24 dronë që ka qenë flota e tyre për vitin 2019;
– U përdorën në mënyrë efikase për monitorim ajror edhe helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes. Për këtë vit janë kryer 90 orë fluturimi, ndërsa në vitin 2019 ishin 60 orë fluturimi.

Ndërtuam harta digjitale të sipërfaqeve të tokave, pyjeve dhe kullotave, ku ishin kultivuar bimë narkotike përgjatë viteve, ose potencialisht mund të kultivoheshin bimë narkotike gjatë vitit 2020. Vazhdoi implementimi dhe funksionimi i sistemit elektronik “GIS – NARKOTIK” i Policisë së Shtetit. Ky sistem na siguroi të dhëna të plota dhe na mundësoi raporte analitike për:

– Kontrollin e territorit;
– Informacionet e dërguara nga agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe ndjekja e këtyre informacioneve;
– Raportet e monitorimit ajror dhe e ndjekjes në terren të këtyre të dhënave;
– Rastet dhe vendet e kultivimit të bimëve narkotike.

E rëndësishme ishte marrja, vlerësimi dhe ezaurimi i informacionit policor, pasi nëpërmjet orientimit të burimeve të informacionit, Policia ndërtoi punën e saj, kontrolloi persona me precedentë kriminalë dhe filloi hetime proaktive.

– Për vitin 2020 u morën dhe u trajtuan 4376 informacione policore për kultivim të bimëve narkotike ose 148 më shumë se një vit më parë;
– U ndoqën 131 përgjime parandaluese për subjektet e dyshuara për veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, 49 më shumë se një vit më parë;
– Gjithashtu u referuan 109 procedime proaktive me metoda speciale të hetimit për kultivim të bimëve narkotike dhe u realizuan 38 prej tyre ose 33 procedime me shumë se një vit më parë;
– U evidentuan 11 raste të sekuestrimit të farave të bimës narkotike cannabis sativa ku u sekuestruan 14.877 fara të bimës kanabis sativa, ose 7 raste dhe 6060 fara me shumë se viti i kaluar.

Një drejtim tjetër i punës tonë ishte forcimi i kapaciteteve e njësive të specializuara për luftën kundër drogës nëpërmjet trajnimit, vlerësimit të informacionit dhe pajisjes me mjetet e nevojshme.

I kemi kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke e parë fenomenin e kanabisit si një shqetësim real rajonal dhe ndërkombëtar. Kemi vendosur tashmë standardin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policitë e rajonit.

Ajo që bie në sy për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe arritjes së suksesit është bashkëpunimi me partnerët italianë.

Ndaj gjej rastin dhe më lejoni sot këtu që të falënderoj përzemërsisht Qeverinë Italiane, Ministrinë e Brendshme dhe taksapaguesit italianë, që bujarisht kanë dhënë kontributin dhe ndihmën e tyre të çmuar për popullin dhe Policinë e Shtetit Shqiptar gjatë gjithë këtyre viteve. Falënderoj gjithashtu Departamentin e Sigurisë Publike, misionin Interforza, Guardia di Finanza-n dhe gjithë kolegët italianë të angazhuar në këtë luftë të përbashkët.

Ky bashkëpunim gjatë këtij viti u konkretizua me marrëveshjen që u nënshkrua me Guardia Di Finanza-n “Për ndjekjen në vijimësi të zbatimit të Protokollit – Operativ miratuar më datë 16.05.2012 nga Ministria e Brendshme e Italisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit “Për Mbështetje të Strategjisë Anti Kanabis – Mbikëqyrje Ajrore 2017-2019”, për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, për vitin 2020”.

Në muajin qershor të vitit 2020, Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit. Janë kryer gjithsej 67 misione fluturime monitorime ajrore me 185 orë. Në total për vitin 2020, nga monitorimet ajrore janë identifikuar e asgjësuar 58.423 bimë narkotike cannabis sativa, ndërsa në vitin 2019 u identifikuan e asgjësuan 25.719 bimë ose 32.704 bimë më shumë.

Punë të pandërprerë kemi bërë për goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, nëpërmjet zhvillimit të veprimeve operacionale për asgjësimin e bimëve narkotike dhe kryerjes së veprimeve procedurale për dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

– Evidentuam 577 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike, nga të cilat 505 janë raste kultivimi dhe 109 procedime proaktive.
– Janë implikuar 468 shtetas, janë arrestuar e ndaluar 284 shtetas.
– Janë konstatuar e janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 18.828 në kubikë.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2019 janë:
– Evidentuar 453 vepra penale, nga të cilat 409 raste kultivimi dhe janë procedime proaktive;
– Janë implikuar 507 shtetas, janë arrestuar e ndaluar 357 shtetas;
– Janë konstatuar janë asgjësuar 90175 bimë narkotike, nga të cilat 14886 në kubikë.

Gjatë këtij viti në ndryshim nga vitet e mëparshme tendenca ka qenë kultivimi në zonat e thella malore, në pyje dhe në sipërfaqe të vogla.

Rezultat të ndjeshëm na dha puna efikase për parandalimin, identifikimin, zbulimin dhe goditjen e grupeve kriminale të trafikimit të kanabisit dhe aseteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pavarësisht nga sa shpreha më lart, do të ishte e pakuptimtë dhe puna e Policisë së Shtetit do të konsiderohej gjysmake nëse ajo nuk do t’i kushtonte të njëjtën vëmendje si goditjes së kultivimit të bimëve narkotike edhe fazave të tjera të veprimtarisë kriminale, goditjes së trafikimit të saj dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga kjo veprimtari.

Gjatë periudhës referuese në bazë të statistikave të kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 37%, nga 1447 kg e 982 gr. vitin e kaluar, në 911 kg e 500 gr. këtë vit. Mungesa e lëndës narkotike në treg është reflektuar edhe në çmimin e saj, i cili është rritur nga 800-900 euro për kg në 2019 në 1400-1500 euro për kg në 2020.

Të nderuar pjesëmarrës,

Ajo që në themel e bëri të suksesshëm punën tonë këtë vit, ishte integritetit i punonjësve të Policisë të ngarkuar me detyra në fushën e parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe vendosmëria për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që do abuzonte me detyrën apo do bëhej palë me shkelësit e ligjit.

Me vendosmëri reaguam ndaj çdo konstatimi të moszbatimit të detyrave funksionale, implikimi apo shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit. Si rezultat gjatë vitit 2020 u përjashtuan 3 punonjës nga Policia dhe janë ndjekur penalisht 17 punonjës policie që janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu janë dhënë 72 masa për shkelje të rënda disiplinore, 71 masa për shkelje të lehta disiplinore, si dhe janë transferuar 11 punonjës policie në nivele drejtuese.

Gjithashtu, shembull i vendosmërisë së punës tonë, për plotësimin e detyrimeve të Planit Kombëtar të Veprimit në luftë ndaj kanabisit, është edhe procedimi penalisht i 206 zyrtarëve vendorë, administratorë të njësisë administrative, kryetarë fshati dhe inspektorë të shërbimit pyjor, roje ujësjellësi etj., për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

Serioziteti i analizimit dhe vlerësimit të situatës, gjetja e rrugëve efikase të bashkëpunimit me të gjithë faktorët dhe aktorët, bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht ata italianë, bëri që gjatë vitit 2020, kultivimi i kanabisit në Shqipëri të shkonte në shifrat më minimale përgjatë tre dekadave të fundit.

Aktualisht jemi duke zbatuar operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2020, me përfundimin e të cilit ne synojmë minimizimin akoma më tej të rasteve të kultivimit dhe të trafikimit të bimëve narkotike.

Për Policinë e Shtetit viti 2021 është një sfidë e madhe, pasi do të kemi përpara disa zhvillime, të cilat kërkojnë impenjim maksimal, devotshmëri dhe profesionalizëm, veçanërisht për të bërë të mundur ndjekjen dhe menaxhimin e shërbimeve për ofrimin e parametrave optimale në fushën e rendit e të sigurisë publike, para, gjatë dha pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, për masat ndaj pandemisë COVID-19, si dhe gjatë sezonit turistik.

Me masat që kemi marrë dhe po zbatojmë, si dhe duke vlerësuar treguesit që kemi arritur, në drejtim të goditjes së kultivimit të kanabisit, ne jemi të bindur se edhe gjatë këtij viti do të përmbushim prioritetin tonë dhe të Qeverisë Shqiptare, pasi Policia e Shtetit i ka të gjitha mundësitë ta bëjë këtë.

Ju faleminderit për vëmendjen!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu konferenca e policise konferencë e përbashkët shqipëri-itali ardi veliu konferenca e policise konferencë e përbashkët shqipëri-itali

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje