Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË-Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe protestat që kanë përfshirë vendin.
Frendo ka thënë se i ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri nga Italia ku ka qenë duke u kuruar për Covid-19, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rasha, ndërsa kërkon nga policët ta ushtrojnë me përgjegjshmëri detyrën e tyre.
Sipas tij, në një vend demokratik populli ka të drejtë të protestojë, por duhet shmangur dhuna.
MESAZHI I PLOTE
“Gjatë qëndrimit tim për rikuperim nga Covid 19 në Itali kam ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së një djali 25 vjeç nga një polic. Dua të shpreh mbështetjen dhe ngushëllimin tim me familjen e Klodjan Rashes, për këtë humbje të madhe. Policët zbatojnë një punë shumë të dobishme në shoqëri, që duhet ta vlerësojmë. Por i lutemi ta ushtrojnë me shumë përgjegjësi dhe respekt për çdo qytetar. Por duke u përgatitur për kremtimin e lindjes së Princit të Paqes, Jezu Krishti, e ndiej detyrë të bëj edhe këtë vërejtje. Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune. Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Madhe (Angli): “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve” (“There is no such thing as public money. There is only taxpayers’ money”). Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun. Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor. Pikërisht sot Jezusi na mëson e na fton të shohim këtë dinjitet në fytyren e çdo njeriu. Dhe mos të harrojmë se dhuna lind dhunë. Vetë Jezusi tha: “… të gjithë ata që kapen për shpatë, prej shpatës edhe do të vdesin.” (shih Mateu 26, 52).
Mons. George Frendo O.P.
Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrës,”-ka shkruar ai.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË–Në kuadër të një operacioni antidroge i cili ka 6 muaj që është nisur, janë lëshuar rreth 41 urdhër-arreste për trafikim të lëndëve narkotike dhe kul...
TIRANË- Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, do të mbërrijë ditën e nesërme n...
TIRANË– Ditën e sotme është dhënë vendimi për disa nga të arrestuarit e protestës së datës 10 dhe 11 dhjetor. Forca të shumta policore u mblodhën mëngjesi...
BULQIZË– 10 persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen për tubime të paligjshme. Mësohet se personat janë të moshave 17-24 vjeç, dhe kanë...
TIRANË– Nisin arrestimet dhe shoqërimet një ditë pas ditës së pestë së protestës. Përes një njoftimi zyrtar Policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se Shqipëria nuk është larg arritjes së imunitetit të tufës. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, i pye...
TIRANË– Java nis me mot të mirë! Ndryshe nga ditët që lamë pas, çadra nuk do jetë më me ne gjatë ditës pasi dielli do mbizotërojë mirëpo i ftohi do ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi shoqërimet e protestuesve....
GJIROKASTËR– Policia ka arrestuar një 23 vjecar pasi është kapur duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij tip ‘Benz’...
TIRANË– Andrea Bregu, i riu që mbahej prej tre ditësh në komisariatin nr.1 të Tiranës është transferuar tek Drejtoria e Policisë. Mësohet se mëngjesin e so...