LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni i pomapve të naftës, zotohet ministrja Denaj: S’do ketë rritje të çmimit të karburanteve

16 Korrik 2019, 16:47 Nga DOSJA
Koncesioni i pomapve të naftës, zotohet ministrja Denaj: S’do

TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj ka reaguar pas debatit të krijuar për dhënien me koncension të shërbimit të kontrollit të pompave të naftës.

Me anë të një deklarate zyrtare, Denaj ka sqaruar se nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e Tiranës për kompaninë “NOA Controll” dhe për këtë arsye ka vijuar procedura e shpalljes së saj fitues.

Ministrja Denaj sqaron dhe zërat për një rritje të çmimit të naftës. Sipas Ministrisë së Financave, nuk do të ketë rritje të çmimit të naftës, pasi në draftkontratë është përcaktuar që koncensionari i ri të marrë tarifën që aplikohet aktualisht. Ndërkohë që janë përcaktuar, sipas saj, disa klauzola që i japin të drejtë Ministrisë së Financave që ta shprishë kontratën nëse do të ketë shkelje dhe mosrealizim të detyrimeve.

Deklarata e plotë e Anila Denajt:

Në interes të informimit sa më transparent të publikut sqarojmë:

Lidhur me procedurën:

Procedura e nisur për dhënien me koncension të shërbimit “Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumeteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm” në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 365 datë 20.06.2018 “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe miratimin e bonusit në procedurën konkurrues që i jepet shoqërisë”, pas pezullimit për shkak të shqyrtimit të ankimit nga njëra nga palët e interesuara, u vu në lëvizje dhe vijoi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, në zbatim të vendimit të marrë nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) nr.77/2019 datë 07.02.2019, dhe në përputhje të plotë me legjislacionin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.

Përsa i përket shqyrtimit gjyqësor të çështjes mbi bazën e kërkesëpadisë së paraqitur nga subjekti i interesuar kundër vendimit të KPP, ai gjithashtu po ndiqet nga strukturat e MFE dhe Komisionit të Prokurimit Publik dhe efektet e vendimeve sipas shkallëve të gjykimit tij po zbatohen dhe do të zbatohen rigorozisht në përputhje me fuqinë dhe formën e akteve përfundimtare të gjykatës kompetente. Aktualisht, disponohet vetëm vendimi i gjykatës së shkallës së parë administrative Tiranë, i cili referuar fuqisë zbatuese të tij nuk është një vendim përfundimtar i formës së prerë. Çështja është adresuar apelimit në Gjykatën kompetente Administrative të Apelit, Tiranë.
Lidhur me procesin e negocimit të kontratës midis MFE dhe subjektit fitues, koncensionarit (NOA Control” Sh.p.k:

MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Sherbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.

Në draftkontratë parashikohet mekanizmi i indeksimit të tarifës në varësi të ndryshimit të normës së inflacionit të publikuar nga INSTAT, i cili në çdo rast do të jetë i aplikueshëm vetëm mbi bazën e dakortësisë së MFE.

Draftkontrata përcakton në mënyrë të qartë dhe normon garantimin e cilësisëë dhe standarded e ofrimit të shërbimit nga koncesionari.

Instrumentet monitorues janë parashikuar të realizohen nëpërmjet raportimeve në kohë reale të shkeljeve të konstatuara në një sistem online të përpunimit të të dhënave si dhe do të raportohet periodikisht pranë ministrisë së financave dhe ekonomisë në bazë të raporteve 1-mujore, 3-mujore dhe vjetore.
Pra draftkontrata përmban dispozita të cilat përveç elementëve të tjerë të domosdoshëm për normimin e ofrimit të shërbimit, përcaktojnë edhe rregulla në funksion të ruajtjes të standardeve të cilësisë së kontrollit si dhe të ritjes së masave mbrojtëse në interes të konsumatorit.

Gjithashu, drafkontrata sanksionon zbatimin me rigorozitet të legjislacionit fiskal duke sjellë eliminimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Referuar dispozitave të draftkontratës, MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit.

Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës.

Ndërkohë, ish deputeti i PD-së, Agron  Shehaj denoncoi sot dhënien e koncensionit të pompave të naftës, nga ana e qeverisë shqiptare një kompanie private.

Sipas Shehajt këmbëngulja me shpalljen e fituesit te koncesionit tregon qartas që skema e këtij koncesioni ka për qëllim të vetëm përfitimin prej 100 milionë euro te Ramës dhe miqve të vet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi agron shehaj anila denaj rritja e cmimit te naftes agron shehaj anila denaj rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim