LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti, KE i kërkon llogari qeverisë: Pse u përgjysmua rritja ekonomike në Shqipëri?

12 Korrik 2019, 17:06 Nga DOSJA
Raporti, KE i kërkon llogari qeverisë: Pse u përgjysmua rritja

TIRANË- Komisioni Europian në raportin periodik tremujor të zhvillimeve ekonomike në vendet potenciale kandidate, e ka vënë theksin në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit në periudhën janar-mars 2019, duke sqaruar dhe arsyet e një tendence të tillë. “Rritja reale e PBB-së në Shqipëri vazhdoi të ngadalësohet nga 3.1% në tre muajt e fundit të vitit 2018, në 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2019”, thotë raporti. Nga ana e kërkesës, konsumi privat ra përsëri, por mbetet komponenti më i fuqishëm në rritje në tremujorin e parë (+ 2.25%), ndërkohë që konsumi qeveritar u rrit lehtë deri në 0.5%. rënia e prodhimit të energjisë ndikoi në ngadalëismin e rritjes, që u kompensua disi nga zgjerimi i shërbimeve.

Raporti shton se Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me ritme më të ngadalshme se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018, me 1.8%, duke zvogëluar kontributin e tij të rritjes në 0.4 pikë përqindje. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse ngecën në terma realë, me një rritje prej 0.5%.

Eksportet e shërbimeve ndalën rënien, duke arritur deri në 3% rritje reale dhe kanë kontribuar në rritjen e PBB-së me 0.8 për qind, të shtyrë kryesisht nga prodhimi dhe shërbime të tjera. Në terma tremujorë, eksportet shënuan një rritje të lehtë të pjesëmarrjes së tyre në PBB në 28.5%, por mbetën 1.5 pikë përqindje nën nivelin në tremujorin përkatës të vitit 2018. Rritja e importit, veçanërisht e shërbimeve, ngadalësohet pak, nga 2.6% në 2.5%, duke ulur pjesën e importit në GDP me 1 pikë përqindje në 41.6% krahasuar me tremujorin e parë 2018. Ashtu si në në tremujorin e fundit të vitit 2018, eksportet neto i hoqën 0.9 pikë përqindje rritjes së GDP-së.

Nga ana e ofertës, prodhimi i energjisë elektrike dhe i ujit, vazhdoi të binte si rezultat i reshjeve të ulëta. Prodhimi i energjisë elektrike arriti vetëm një të tretën e nivelit të lartë të regjistruar vitin e kaluar dhe, së bashku me prodhimin e dobët të mineraleve, kontribuoi në uljen e vlerës së shtuar industriale, me -5.8% në terma realë pavarësisht rritjes së moderuar prej 4.4% të industrisë përpunuese. Në kontrast, rritja e shërbimeve u përshpejtua dhe u bë e larmishme me shërbimet e informacionit, komunikimit, financiare dhe të pasurive të patundshme, duke u bërë nxitësit kryesorë të rritjes në tremujorin e parë. Prodhimi i ulët i energjisë elektrike dhe i mineraleve gjithashtu e dëmtoi eksportin e mallrave, të cilat u rritën vetëm me 3%, pavarësisht eksporteve në rritje të prodhimeve të përpunuara.

Raporti thotë se tregu i punës ka qenë pozitv dhe punësimi u rrit me 1.5 pikë përqindje në tremujorin e parë. Edhe pagat u rritën me 4.9%.

Buxheti rezultoi me suficit, kryesisht si rrjedhojë e shpenzimeve të ulëta kapitale, të cilat ishin 20% më të ulëta sesa fakti i të njëjtës periudhë në 2018. Të ardhurat nga taksat dhe kontributet u rritën, ndërsa TVSh ishte me rënie. Borxhi publik ishte i qëndrueshëm në 68.1% të PBB-së në tremujorin e parë.

Kredia u rrit me 6% në tremujorin e parë, e rregulluar nga efekti i kursit të këmbimit dhe fshirjet e kredive. Huatë e pakthyera në afat u rritën sërish në mars, por mbeten 2.2 pikë përqindje më pak se e njëta periudhë e 2018. Kredia për bizneset u përshpejtua, ndërsa ajo për konsumatorët u ngadalësua, duke reflektuar kërkesën më të ulët për hua konsumatore.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi komisioni evropian kriza ekonomike raporti i ke rritja ekonomike ekonomia ne shqiperi komisioni evropian kriza ekonomike raporti i ke rritja ekonomike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj