LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Koha kur diktatori akuzonte shkrimtarin/ Shkrimi i Enver Hoxhës për Koliqin: Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën e

8 Korrik 2020, 06:58 Nga DOSJA
Koha kur diktatori akuzonte shkrimtarin/ Shkrimi i Enver Hoxhës për

Memorie.al publikon një shkrim të botuar në vitin 1963 në revistën “Shejzat’ që nxirrte në Romë studjuesi, poeti, shkrimtari dhe eksponenti i famshëm i mërgatës politike shqiptare në Perëndim, Ernsest Koliqi, i cili merr shkas dhe i referohet një shkrimi të revistës “Nëntori” të gushtit të vitit 1961, ku i bëhet një jehonë e madhe takimit të Enver Hoxhës me shkrimtarët dhe artistët shqiptarë të zhvilluar asokohe në Tiranë. Analiza e shkrimit të botuar te “Shejzat” me pseudonimin “Kosovari”, ku autori përmënd disa nga artistët dhe shkrimtarët shqiptarë, duke cituar edhe thëniet e tyre “për Partinë dhe Enverin”, duke veçuar vetëm Fatos Arapin, poetin e njohur “që nuk bën dallkauklliqe me regjimin”. Në atë shkrim autori ka pasqyruar edhe fjalën e Enver Hoxhës, ku udhëheqësi komunist tregon se si e kishte takuar mikun e tij të vjetër Eqerem Çabejn, pas 30 vitesh, duke i’a dhënë dorën atij, “pasi ai, nuk kishte bërë krime si Ernest Koliqi”, etj. Në atë shkrim, ku aotori “Kosovari” ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, Enver Hoxhën për krime dhe eleminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin, etj.

Krahas zhvillimeve politike në Shqipëri, për 45 vitesh me rradhë krerët dhe eksponenët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar në Perëndim, ndiqnin me vëmëndje të madhe edhe zhvillimin e arteve e kulturës në atdheun e tyre. Kjo gjë shihet qartë në një artikull të gjatë të botuar në vitin 1963 në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit që dilte në Romë, në të cilin merret në analizë i gjithë bashkëbisedimi i shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë me Enver Hoxhën, në një mbledhje të mbajtur në gushtin e vitit 1961. Artikulli i revistës së drejtuar prej Koliqit, është bazuar tek revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e cila në atë periudhë i kishtë kushtuar një pjesë të madhe të faqeve të saj bisedës së udhëheqësit komunist të Tiranës me shkrimtarët e artistët. Krahas citimeve të fjalës së disa prej artistëve dhe shkrimtarëve pjesëmarrës së asaj mbledhje, në artikullin e revistës “Shëjzat” me titull: “Vështrim i thjeshtë krahasues”, jepet edhe fjala e Enver Hoxhës, ku ai është ndalur dhe ka folur edhe për shkencëtarin e madh shqiptar, gjuhëtarin dhe akademikun e shquar, Prof. Eqerem Çabej. Sa më sipër në këtë shkrim, ku autori “Kosovari” ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, për krime dhe eleminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin, etj., por edhe nga e gjithë veprimtaria politike e gjithashtu ajo letraro-artistike e studimore e Ernest Koliqit gjatë gjithë jetës së tij në mërgim, ku ai është deklaruar haptazi si kundërshtar i vendosur i regjimit komunist të Enver Hoxhës, s’është vështirë të kuptohet se: në asnjë moment të jetës së tij, Koliqi nuk ka qenë kurrë peng i atij regjimi. Në këtë shkrim, Memorie.al ka përzgjedhur disa pjesë nga ai artikull i botuar te “Shëjzat” në vitin 1963, të cilat po i botojmë më poshtë.

Fjala e shkrimtarëve dhe artistëve në takimin me Enver Hoxhën

Shefqet Musaraj (poet, shkrimtar) “…Në çfarë epoke jetojmë ne? Epokën më të shkëlqyer të historisë njerzore, atë të triumfit të socializmit dhe të komunizmit mbi kapitalizmin që po vdes …” (faqe 40, “Nëntori”, Gusht 1961)

Odise Paskali (skupltor) “…Duhet adaptuar çdo formë edukukimi ideopolitik me qëllim që të bëhet shprehi për të gjithë, e natyrshme si gjuha që flasim. (fq. 44)

Albert Paparisto (muzikant) “…Prandaj ne të gjithë e pritëm këtë vëndim të Komitetit Qendror të Partisë sonë me gëzim të madh. S’ka kënaqësi më të madhe për ne kur shohim që puna jonë çmohet dhe vlersohet, kur lexojmë që ‘Në punën e madhe që bën Partia për edukimin komunist të masave, shkrimtarët dhe artistët kanë qenë një mbështetje e fortë me veprat e tyre, kanë ushtruar një influencë të shëndoshë në formimin e njeriut të ri’. (fq. 45)

Sterjo Spasse (shkrimtar) auktori i përmëndun i “Botës së Hiçit”, mbasi e nisi fjalën e tij me një përbuzje cinike për kohën që i dha mundësitë e lejen e plotë për me u-ba i njoftun në letrat shqipe, vijon në fq. 48 “Ne i falemi Partisë sonë e Udhëheqësit tonë, ne i falemi me mish e me shpirt sepse nën udhëheqjen e tyre të urtë e largëpamëse u përtëri e u forcua krenarija jonë kombëtare, sepse anëembanë botës ndihet e nderohet personaliteti i popullit tonë, madje nderohet edhe prej atyre që na urrejnë për vdekje!…”

Foto Stamo (piktor) “…Shokë, Vendimi i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë hap në krijimtarinë tonë një horizont mjaft të gjerë, ne si kurdoherë, me një unitet të çelniktë, me dashuri respekt dhe mirënjohje të madhe për partinë tonë të lavdishme, për udhëheqësin tonë të dashur Enver Hoxha, për popullin tonë, do të vemë të gjitha forcat për të zbatuar me nder të gjitha detyrat që na ngarkon vendimi i Komitetit Qendror të PPSH. “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë dhe arteve”.

Andrea Varfi (shkrimtar) fillon: “Vendimi i Komitetit Qendror të P.P. të Shqipërisë ‘Mbi zhvillimin e mëtejshëm, etj’ dhe fjala e shokut Ramiz (Alija) na mbushin zemrat me gëzim, sepse janë edhe një tjetër dëshmi e gjallë që shpallë edhe njëherë botërisht se ne punëtorët e artit dhe letërsisë kemi qëndruar dhe qëndrojmë gjithnjë të vëndosur, në të gjitha situatat, të bashkuar rreth Partisë së Punës, se ne “ u kemi bërë një luftë parimore të vendosur gjithë pikpamjeve të ideologjisë borgjeze dhe revizioniste”, se ne…” etj., etj.

Vilson Kilica (profesor n’ Institutin e Naltë t’Arteve Figurative) “…Për edukimin artistik të rinisë Partija dhe qeverija tregojnë një kujdes të veçantë sepse nga edukimi ideologjik dhe estetik të saj varet rruga e zhvillimit të mëtejshëm të artit nacional…”

Mustafa Krantja (muzikant, dirigjent) “…Nuk maten dot kufijtë e gëzimit tonë sa herë që puna dhe arti ynë , sukseset dhe problemet tona bëhen çështje Partije. Sa i ngushtë duhet të jetë diapazoni shpirtëror si dhe botëkuptimi i estetetëve t’artit për art, i revizionistëve të çdo kallëpi për ta ndarë artin nga Partija, për t’i hequr atij elementin e partisë…”

Konstantin Trako (kompozitor) “…Krijimet tona duhet të përshkohen nga mësimet e marksizëm-leninizmit, nga idetë e internacionalizmit proletar, të kontribuojnë për vëllazërimin e popujve në luftë kundër imperializmit amerikan, kundër ideologjisë s’artit borgjez dhe revisionist, për mbrojtjen e paqes dhe të kulturës…”

Llazar Siliqi (shkrimtar) “…Vendimin e pritëm në një kohë kur më shumë se kurrë ndonjëherë na shkrimtarët dhe artistët e ndjejmë vehten të lidhun me Partinë e marksizëm-leninizmit”.

Nonda Bulka (shkrimtar, poet) “…Këtij populli të mrekulueshëm të udhëhequr nga Partija e tij e lavdishme me në krye birin ma të dashur dhe besnik, Enverin, artistët dhe shkrimtarët t’ja kushtojnë të gjithë talentin që u ka dhuruar natyra”.

Po kështu vijojnë skulptorja Kristina Hoshi, skulptori Kristaq Rama, poeti Luan Qafëzezi, kritiku Ali Abdihoxha, i cili i bie veçanërisht ideologjisë së revizionizmit modern jugosllav. Vehbi Bala, shkrimtar dhe kritik, e nis me titullin: “Partija udhëheq krijimtarinë artistike në majat ma të nalta”. E mos e pyet ma gjatë, se të kallxon vetë, kurse Ismail Kadare-ja (poet) trajton temën e vet me titullin “Nëqoftëse arti është në shërbim të popullit, çfardo forme që të ketë, ai është art i vërtetë”, dhe qysh në fillim ua hedh të vjetërvet, e veçanërisht Andrea Varfit, me këtë hymje: “Kur shokët tanë më të vjetër folën këtu dhe falenderuan partinë për kujdeset e saj për artet, neve më të rinjëve në moshë, na përket të falenderojmë edhe më tepër, sepse në këtë kujdes e kemi ndjerë edhe më konkretisht që në fillim të veprimtarisë”.

Mark Gurakuqi (shkrimtar) flet dhe për kritikën letrare dhe përfundon kështu: “Prandaj tue zbatue porositë e vendimet e Komitetit Qendror të Partisë sonë, do të dijmë ta nxjerrim nga prapambetja kritikën tonë letrare, tue bamë ma të gjallë, ma dinamike, ma të shpejtë e ma të guximëshme në pasqyrimin e jetës sonë të pasun letrare”.

Ivetmi që nuk ban dallkauklleqe të teprueme e qi rreh ma fort çashtjet teknike t’artit, asht Fatos Arapi. Folsi i fundit asht Fatmir Gjata, shkrimtar e kryeredaktor i revistës Nëndori. Ai trajton temën me titullin “Për ne, fjala ma e bukur, më krenare, më e shtrejtë dhe më e madhërishme është fjala Parti”

“Shënjza”: Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye,

Në artikullin e revistës “Shëjzat” autori i shkrimit “Vështrim i thjeshtë krahasues”, me pseudonimin “Kosovari”, ndalet edhe tek fjala e Enver Hoxhës për shkencëtarin e njohur shqiptar, Eqerem Çabej. Lidhur me këtë, midis të tjerash aty shkruhet: “Le të kthehemi tash përsëri te fjalimi i Enverit dhe të shofim se si ai po i përkëdhel shkrimtaro-artistët për ta quejt “mrekullibarës”, por m’anën tjetër, zhdrejtasi sa me thanë, edhe i kërcënon (fq. 10): “Durim të madh ka patur Partija me njerzit. Pas 30 ose 35 vjetësh unë i dhashë dorën një mikut tim të vjetër, Eqerem Çabejt, Këtë nuk e kam pasur rast ta bëj më përpara. Eqeremi mori një kulturë gjermane kur ishte i ri dhe mori rrugën e tij në jetë ashtu si e gjykonte ai, rrugë e ndryshme nga ajo e jona. Është fakt se ai nuk ka qenë në rradhë me ne, por krime ai nuk ka bërë dhe kur u çlirua Atdheu, nuk mori baltën e Atdheut në thundrën e këpucëve, sikur bëri Ernest Koliqi, Eqeremi nuk tradhëtoi si ai. Ishte fare e lehtë që ne të merrnim masa kundër tij, por partija këtë nuk e bëri…” Shumë mirë qi Dr. Çabej asht kursye si shkencëtar, por Enveri nuk e tregon të vërtetën e plotë se ai asht hakmarrë kundër Çabejt tue i vra vëllanë (1944) qi e kishte gjykatës në Tropojë. Tash le të bajmë një pyetje. Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye, e pra si Dr. Çabej, as ata “nuk e morën baltën e atdheut në thundrën e këpucëve”. Po dramaturgu shqiptar Et’hem Haxhiademi, po Musine Kokalari, po Hamit Kokalari me shokë e shoqe të tjera, qi s’e kanë pasë pozitën e Koliqit, ç’u banë? Apo Kokolari u zhduk se shkroi librin “Kosova djep i Shqiptarizmit”. Mandej pse Dr. Çabejt nuk ia bani zemra me çelë gojën botnisht e me falenderue Partinë (Enverin) qi i paska falë jetën? Ardhtë dita qi përgjigjet e këtyre pyetjeve t’i japi vetë Enveri”.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur “shejzat” enver hoxha ernest koliqi “shejzat” enver hoxha ernest koliqi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 7 Korrik 2020, 20:07

Nga: Dashnor KaloçiMemorie.al publikon një shkrim të botuar në vitin 1963 në revistën “Shejzat’ që nxirrte në Romë studjuesi, poeti, shkrimtari dhe ekspo...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni