LIVE UPDATES
Aktualitet

KLP pranon dorëheqjen e prokurorëve Anila Galanxhi dhe Granit Shahu, miraton përbërjen e re të Komisioneve të Përhershme

18 Qershor 2021, 14:49 Nga DOSJA
KLP pranon dorëheqjen e prokurorëve Anila Galanxhi dhe Granit Shahu,

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur ditën e sotme deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqje për Anila Galanxhi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Të njëjtën gjë ka vendosur edhe për Granit Shahun me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Të dy prokurorët kërkuan dorëheqjen dy ditë më parë.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, ndër të tjera, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht miratimin e përbërjes së re të Komisioneve të Përhershme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i KLP: 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 18.06.2021, mbledhjen plenare të radhës në prani të të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të z. Sandër Beci dhe me miratimin e anëtareve të tjerë, rendit të ditës iu shtua propozimi për shqyrtimin e rikthimit të prokurores Irma Balli në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë. Me datë 15.06.2021, KPA vendosi të prishë vendimin e KPK që i përket subjektit të rivlerësimit Irma Balli dhe të urdhërojë KPK të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Irma Balli, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Kujtojmë se, KPK me 19.02.2019 vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Irma Balli, me detyrë Prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Apelit Korçë. Këshilli vendosi rikthimin në detyrë të prokurores Irma Balli në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Korçë.

Gjithashtu, Këshilli vendosi me 10 vota pro dhe 1 kundër (z. Kostaq Beluri), ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të znj. Ollga Visi si drejtuese e Prokurorisë pranë  Gjykatës së Apelit Korçë me datë 18.06.2021.

Këshilli vendosi me votë unanime, tre caktime të përkohshme për një periudhë tremujore nga hyrja në fuqi të vendimeve, të z. Abaz Muça në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Mat, të z. Rifat Kojku në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër dhe të z. Edmond Karriqi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës.

Me 7 vota pro dhe 4 kundrër ( z. Kostaq Beluri, z. Bujar Sheshi, znj. Esmeralda Keshi dhe z. Tartar Bazaj ), Këshilli caktoi përkohësisht  znj. Pranvera Gruda, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Shkodër, për një periudhë tre mujore nga data  19.06.2021 – 18.09.2021.

Në vijim, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm me pëlqim për një periudhë 1 vjeçare, të z. Gjergji Ceka në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec. Ai do të ushtrojë detyrën si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec, përkohësisht  nga data 01.07.2021 – 30.06.2022.

Në zbatim të rendit të ditës, Këshilli vendosi unanimisht për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqje për znj. Anila Galanxhi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Dorëheqja jep efekt më datë 15.07.2021. Gjithashtu, Këshilli vendosi pro për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqje për z. Granit Shahu, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Dorëheqja jep efekt më datë 30.07.2021.

Me votë unanime, Këshilli vendosi miratimin e raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit znj. Elfrida Bregova, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është regjistruar kërkesa e z. Astrit Halilaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për leje të pa paguar për arsye shëndetësore. Pasi u njoh me relacionin shpjegues të përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit, Këshilli vendosi miratimin e lejes së papaguar për prokurorin z. Astrit Halilaj, për periudhën nga data  21.06.2021 deri në datë 20.12.2021.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të përfundojë procedurën e përzgjedhjes së Këshilltarit për Etikën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë filluar me Vendimin Nr.170, datë 25.05.2021, për shkak të mungesës së kandidatëve për këtë pozicion.

Si rezultat i procesit të rivlerësimit kalimtar, nga lista fillestare prej 15 emrash që Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte rankuar si kandidatë për në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK), është larguar me Vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më datë 10.06.2021, kandidati Anton Martini. Gjithashtu, me datë 17.06.2021, pranë Këshilli është regjistruar kërkesa e znj. Elisabeta Imeraj për dorëheqje nga lista e SPAK.

Në këto kushte, me propozim të Komisionit të Posaçëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që në pikën 2 të Vendimit nr.137, datë 16.07.2019 “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në SPAK”, bëhet ndryshimi si vijon : Altin Dumani, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Enkeleda Millonai, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra.

Në bazë të nenit 160, pika 12 të Ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, anëtarët e Komisioneve i ushtrojnë funksionet e tyre pranë komisioneve për 2 vite e gjysmë nga dita e zgjedhjes. Në përfundim të kësaj kohe përbërja e komisioneve ndryshohet sipas procedurës së parashikuar. Referuar këtij neni anëtarët aktual të Komisioneve të Përhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë i ushtrojnë funksionet e tyre deri më datë 26.06.2021, pra dy vjet e gjysmë pas krijimit të tyre.

Në këto rrethana, Këshilli vendosi unanimisht miratimin e përbërjes së re të Komisioneve të Përhershme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë si më poshtë:

Ky vendim hyn në fuqi me datë 26.06.2021 dhe publikohet në faqen zyrtare të Këshillit.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila galanxhi granit shahu klp anila galanxhi granit shahu klp

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!