LIVE UPDATES
Aktualitet

Fondi i Rindërtimit 2020, planifikim, vendimmarrje qeveritare dhe realizim buxheti

18 Qershor 2021, 12:57 Nga DOSJA

Open Data Albania po hulumton mbi realizimin e shpenzimeve të Fondit i Rindërtimit viti 2020 dhe mënyrën e ekzekutimit të këtij fondi. Fondi i Rindërtimit është një fond i krijuar në Buxhetin e Shtetit 2020, për përballimin e efekteve financiare të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me Ligj Nr. 88/2019 ‘Për Buxhetin e Vitit 2020’, Fondi i Rindërtimit u planifikua 20 miliardë Lekë. Ky ligj është ndryshuar disa herë gjatë vitit 2020. Ndryshimit më të fundit Dhjetor 2020, Fondi i Rindërtimit rezultonte 32 miliardë lekë, pra rreth 5.5% e shpenzimeve totale të Buxhetit të Shtetit. Ky fond i cili shpenzohet kryesisht për investime, ka një peshë sa një e treta (33%) e fondit për Shpenzime Kapitale nga Buxhetit i shtetit.

Për të hulumtuar mbi konsolidimin dhe planifikimin më të detajuar të këtij Fondi do të evidentojmë të plotë aktet nënligjore mbi shpërndarjen e Fondit, Akte të tipit Vendime të Këshillit të Ministrave viti 2020. Këto VKM kanë alokuar vlerën prej 29.55 miliard Lekë (njëzete nëntë miliard e pesëqind e pesëdhjetë e tre milion e tetëdhjetë e pesë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre Lekë). Përmes VKM të miratuara bëhet e mundur edhe evidentimi i llojit të investimit, institucioni që shpenzon dhe zona apo bashkia ku destinohet investimi.

Nëse në fund të vitit, institucionet përkatëse kanë fonde të pashpenzuara, ato trashëgohen në vitin pasardhës tek Fondi i Rindërtimit në Buxhetin e Shtetit dhe përdoren për të njëjtin qëllim.

Sipas buxhetit të konsoliduar, rezulton se gjatë vitit 2020 është realizuar vetëm 52% e shpenzimeve të Fondit të Rindërtimit, pra rreth 16.6 nga 32 miliardë lekë Planifikim

Gjatë vitit 2020, janë miratuar rreth 90 Vendime të Këshillit të Ministrave (VKM) për Fondi i Rindërtimit, ku 15 prej tyre janë ndryshime të VKM pararendëse që lidhen sidomos me ndryshimin e fondeve të alokuar për zbatim nga Fondi Shqiptar për Zhvillim. Nga detajimi sipas VKM-ve, origjinale është alokuar plotësisht Fondi në masën 100% apo 32 miliardë lekë. Duke ju referuar akteve VKM në ndryshim VKM të mëparshme, rezulton e miratuar vetëm 92% e fondit të planifikuar për rindërtim për vitin 2020, pra 29.5 nga 32 miliardë që ishin planifikuar.

Përfituese nga Fondi i Rindërtimit janë Bashkitë e prekura, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia e Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Bashkitë e prekura janë Tirana, Durrësi, Kurbini, Shijaku, Lezha, Kruja, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Mirdita.

Fondit të Rindërtimit 2020 sipas qëllimit të përdorimit kategorizohet në dy grupe të mëdha: Grupi i parë është infrastrukturë publike si: objekte arsimore, infrastruktura urbane si ura, institucione shtetërore, apo objekte trashëgimi kulturore dhe historike. Grupi i dytë janë banesa individuale (pallat) dhe infrastruktura përkatëse, ku konstatohet që kategoria e dytë zë një peshë shumë më të lartë përkatësisht 71% të shpenzimeve të planifikuara, rreth 21 miliardë lekë ose 169 milion euro.

Institucioni përgjegjës për zbatimin e pjesës më të madhe të fondit të rindërtimit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), konkretisht 9.9 miliardë lekë ose 34% e fondit të shpërndarë FSHZH është prokurues për ndërtimin e objekteve të banimit në bashkitë e prekura, rindërtimi të objekteve arsimore dhe objekte të infrastrukturës publike, të cilat janë konsideruar shpenzime kapitale në Programe Zhvillimi. Pjesa më e madhe e fondeve të miratuar për FSHZH, konkretisht 55%, janë për rindërtimin e infrastrukturës publike dhe objekteve arsimore, Alokimi i këtyre fondeve është realizuar nëpërmjet pesë VKM-ve.

Për Bashkia Tiranë, është miratuar shuma 7.6 miliardë lekë ose rreth 26% e Fondit të Rindërtimit 2020 pra në Euro rreth 61 milion të cilat janë alokuar përmes 10 VKM-ve. Këto fonde janë alokuar për (i) inspektimin e dëmeve nga tërmeti; rindërtimin e banesave individuale dhe infrastrukturës së tyre funksionale, rindërtimin e objekteve arsimore; rikonstruksion të infrastrukturës publike etj. Pjesa më e madhe e fondeve janë miratuar për rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës së tyre funksionale, konkretisht 72% e fondeve që ka përfituar Tirana ose 5.46 miliardë lekë apo rreth 44 milionë euro.

Institucion tjetër që ka përfituar rreth 17% të Fondit të Rindërtimit gjatë 2020, është Bashkia Durrës, në të cilën është miratuar kalimi i shumës rreth 5 miliardë lekë ose rreth 40.5 milion euro. Kalimi i këtyre fondeve është miratuar nëpërmjet 9 vendimeve të Këshillit të Ministrave. Të gjitha këto fonde kanë si qëllim përdorimi, rindërtimin e banesave individuale apo pallat në varësi të nivelit të dëmtimit: riforcim, rindërtim apo ndërtim nga e para.

Bashkia e tretë sipas shumës së përfituar nga Fondi i Rindërtimit 2020, është Bashkia Kurbin, për të cilën është miratuar kalimi i 5% të fondit, ose mbi 1.3 miliardë lekë. Rreth 1 miliardë lek ose 78% e këtyre fondeve janë miratuar për rindërtimin e banesave individuale apo pallat, përgatitjen e sheshit të ndërtimeve, ndërsa 22% e shumës është miratuar për rindërtimin e godinës së Bashkisë Kurbin pra rreth 296 milion lek ose 2.4 milion euro.

Bashki tjetër e prekur dhe që ka përfituar 4% të fondit të rindërtimit është Bashkia Shijak, për të cilën janë miratuar 1.26 miliardë lekë ose rreth 10 milion euro. Miratimi i tyre është bërën përmes 7 VKM-ve gjatë vitit 2020.

Bashkia Lezhë ka përfituar mbi 1 miliardë Lekë nga Fondi i Rindërtimit, 2020. Kalimi i kësaj shumë është miratuar nëpërmjet 12 VKM-ve. 90% e fondeve të miratuar për Bashkinë Lezhë ose 940 milionë lekë janë miratuar për riparim apo rindërtim banesash dhe infrastrukturës përkatëse, ndërsa pjesa tjetër ose 102 milionë Lekë shkojnë për infrastrukturë publike si objekte arsimore, pallati i kulturës etj.

Për Bashkinë Krujë nëpërmjet 6 VKM-ve, është miratuar kalimi i shumës prej 896 milionë lekë. Për Bashkinë Kavajë, nëpërmjet 5 VKM-ve, është miratuar kalimi i shumës prej 793 milionë lekë.

Për Bashkinë Kamëz, nëpërmjet 5 VKM-ve, është miratuar kalimi i shumës prej 541 milionë lekë. Për Bashkinë Vorë, nëpërmjet 3 VKM-ve, është miratuar kalimi i shumës prej 220 milionë lekë.

Nëpërmjet Vendim nr. 524, datë 1.7.2020 është miratuar kalimi i shumës prej 110 milionë lekë për Bashkinë Rrogozhinë dhe 29.8 milionë lekë për Bashkinë Mirditë. Institucione të tjera qendrore ku janë alokuar rreth 760 milionë lekë ose rreth 6.1 milion euro janë AKSHI 19.4 milionë lekë për ngritjen e Portalit Qeveritar për Rindërtimin; Instituti i Ndërtimit, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 160 milionë lekë për inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve nga tërmeti në njësitë vendore;për Ministrinë e Kulturës me rreth 237 milionë lekë për rindërtim e restaurim të pasurive kulturorë në njësitë vendore të prekur nga tërmeti. Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me 151 milionë lekë për rindërtim të urës së Tapizës. Për Ministrinë e Brendshme, Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara janë miratuar kalimi i shumës prej 55 milionë lekë për financim dhe kolaudimin e Qendrës së Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit.

Informacion më i detajuar mbi shpenzimet faktike të vitit 2020 sipas institucioneve mund të aksesohet tek portali Open Data Albania, rubrika Transaksione Thesari dhe tek AksesDrejtesi.al. Gjithashtu, për informacione dhe përditësime mund të ndiqni artikuj të tjerë të publikuar tek NdiqParate.al./Ndiqparate.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet open data open data


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet