LIVE UPDATES
Aktualitet

Klodian Tomorri: Afera e kobshme që do të shembë sistemin energjetik

13 Tetor 2019, 13:27 Nga DOSJA
Klodian Tomorri: Afera e kobshme që do të shembë sistemin

TIRANË- Gazetari i ekonomisë në Top-Channel, Klodian Tomorri është shprehur se skenarët e kobshme nuk pushojnë asnjë ditë të vetme me planet e tyre për të grabitur asetet dhe paranë publike.

Përmes një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se:  Në vitin 2017, qeveria shqiptare miratoi planin kombëtar për burimet e rinovueshme të energjisë. Për energjinë diellore, plani parashikonte që në periudhën 2018-2020 Shqipëria të ndërtonte centrale fotovoltaike me kapacitet total të instaluar 120 mega vat. Nga ky kapacitet, 20 mega u dhanë për centrale të vegjël me fuqi deri në 2 megavat, ndërsa pjesa tjetër do të ishin centrale të mëdhenj si i Akërnisë në Vlorë.

Postimi i plotë i Klodian Tomorri:

Afera e kobshme që do të shembë sistemin energjetik

Mendjet e mbrapshta nuk pushojnë asnjë ditë të vetme me planet e tyre për të grabitur asetet dhe paranë publike. I fundit që po vihet në jetë këto ditë është një skenar i kobshëm, i cili e shndërron sistemin energjetik të vendit në një piramidë financiare me fund të sigurtë, falimentin.

Në vitin 2017, qeveria shqiptare miratoi planin kombëtar për burimet e rinovueshme të energjisë. Për energjinë diellore, plani parashikonte që në periudhën 2018-2020 Shqipëria të ndërtonte centrale fotovoltaike me kapacitet total të instaluar 120 mega vat. Nga ky kapacitet, 20 mega u dhanë për centrale të vegjël me fuqi deri në 2 megavat, ndërsa pjesa tjetër do të ishin centrale të mëdhenj si i Akërnisë në Vlorë.

Ndarja e centraleve me fuqi deri në 2 mega dhe mbi 2 mega është një element kyç i planit. Sipas ligjit, në rastin e centraleve të vegjël deri në 2 mega qeveria garanton blerjen e energjisë për 15 vjet me çmimin stratosferik 100 euro për mega vat. Ndërsa për centralet e mëdhënj, çmimi përcaktohet me garë në momentin kur shpallet ankandi dhe në rastin e centralit të Akërnisë ai zbriti deri në 59 euro për mega vat.

Por çfarë ndodhi?
Menjëherë pas miratimit të planit në Ministrinë e Energjisë vërshuan kërkesat për leje centralesh deri në 2 mega, teksa njerëzit e lidhur me politikën por edhe biznesemenët e mëdhënj i panë këto centrale si një mundësi të artë biznesi për të nxjerrë fitime marramendëse. Por për shkak të faturës së rëndë financiare që ka blerja e energjisë nga centralet e vegjë për Operatorin e Shpërndarjes, licencat për këto centrale u kufizuan në vetëm 15 të tilla. Pjesa tjetër u kapacitetit ju dha centralit të Akërnisë.

Por teksa u duk se sistemi energjetik shpëtoi nga kërcënimi financiar i centraleve diellore, gjithcka ndryshoi në mënyrë të papritur. Deputetët biznesmenë brenda Partisë Socialiste dhe oligarkët e lidhur me të arritën ta çajnë digën.

Dy muaj më parë, pa zhurmë dhe në mënyrë të beftë qeveria miratoi planin e konsoliduar kombëtar të burimeve të rinovueshme për periudhën 2019-2020. Në mënyrë të papritur, në plan u vendos që për dy vitet e ardhshme, kapacitetet e energjisë diellore të shtohen edhe me 490 megavat vat të tjera.

Por çmenduria nuk mbaron këtu. Dy javë pas miratimit të planit, përmes një urdhëri të datës 16 shtator, Ministria e Energjisë ka ndarë se nga ky kapacitet, 290 mega vat do të jenë centrale të vogla deri në 2 mega dhe pjesa tjetër do të jenë centrale të mëdha. Ky është kërcënimi më I madh për qëndrueshmërinë financiare të Shqipërisë. Llogaritë e kolapsit janë të thjeshta.

Sipas strategjisë për energjinë e rinovueshme, një central diellor me fuqi 2 mega prodhon mesatarisht 3200 mega vat energji në vit. Kjo do të thotë se 145 centralet e parashikuara për tu dhënë në dy vitet e ardhshme do të prodhojnë 464 mijë mega vat energji.

Tani fatura financiare. Blerja e kësaj sasie energjie me çmim 100 euro për mega do t’i kushtojë OSHEE-së 46.4 milionë euro. Por në tre vitet e fundit çmimi mesatar i energjisë nga importi ka qene vëtë 65 euro. Rrjedhimisht sikur kjo sasi energjie të merrej nga jashtë OSHEE do të paguante vetëm 30 milionë euro. Pra për çdo vit qytetarët shqiptarë do të paguajnë 16.5 milionë euro më shumë, faturë abuzive përmes Operatorit të Shpërndarjes. Dhe për 15 vitet e ardhshme fatura totale e abuzimit shkon në 250 milionë euro.

Kjo nuk është shaka, por një bombë financiare e cila do të shemb përdhe të gjithë sistemin energjetik të vendit dhe financat publike të shtetit. Kujtoni zhurmën që ekspertët e partisë socialiste kanë bërë për çmimin me të cilin OSHEE u ble energji heceve private. Ai çmim është vetëm 6.5 euro për mega mbi çmimin e importit. Ky i voltaikëve është 35 euro për mega mbi importin.

Në fakt edhe brenda vetë mazhorancës kjo çështje ka hapur debate të mëdha. Të paktën pjesa ende e përgjegjshme që ka mbetur brenda Partisë Socialiste po e kundërshton planin si çmenduri. Dhe kjo është me të vërtetë një çmenduri financiare, që duhet ndalur një orë e më parë. Në të kundërt, Shqipëria do të shembet përdhe nga falimenti buxhetor ose shqiptarët do ta paguajnë energjinë më shtrenjtë se në Suedi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e parave publike klodian tomorri shembja e sistemit te energjise grabitja e parave publike klodian tomorri shembja e sistemit te energjise

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!