Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrasja në Kavajë/ Burg në pavionin e Kirurgjisë për Bledar Toçin, vëllai në qeli për drogë: Kokainën e përdorte baba
13 Tetor 2019, 09:51Nga DOSJA
Kavajës- Gjykata e Kavajës ka lënë në burg Bledar Toçin, Shefin e Sigurisë të burgut të Durrësit, i cili u arrestuan pak ditë më parë për vrasjen e Dritan Haxhollit. Vendimi ndaj tij u dha në spitalin e Durrësit, pasi ky fundit ndodhet nën mjekim pas plagosjes në qafë gjatë përplasjes me armë me viktimën. E njëjta masë sigurie u dha sot edhe ndaj vëllait të tij Benard Toçit,i cili akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh. Gjatë dhënies së masës Toçi ka deklaruar se kokainën e përdorte babai i tij si qetësues.
Ky vendim i sotëm për Bledar Toçin është kundërshtuar nga avokati i tij mbrojtës, i cili polici vrau Xhahollin në kushtet e vetëmbrojtjes.
“Bledar Toçi ka qenë në kushtet klasike të mbrojtjes së nevojshme se është qëlluar dy herë me armë nga një person i cili ka kryer disa vepra penale shumë i rrezikshëm me automatik në dorë. masa e kërkuar nga prokurori nuk përputhet me atë që kërkon ligji. ka qenë punonjës i sigurisë së burgjeve. Ne kërkuam arrest në shtëpi dhe për shkaqe shëndetësore”, tha avokati i tij, Luaan Mansaku.
Sa i përket faktit që Toçi kishte me vete armën e shërbimit kur nuk ishte në detyrë, avokati u shpreh: “Mendoj se nuk ka të bëjë fare me ligjin, se nuk i ndalohet të mbajë armë jashtë shërbimit”.
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR- Tre taksistë u arrestuan nga policia mëngjesin e sotëm, pasi tentuan të kalonin drejt Malit të Zi 12 shtetas afaganë.Të arrestuarit janë: Arben Ko...
Kavajë- Gjykata e Kavajës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllain e Bledar Toçit, i cili u arrestuan pak ditë më parë për vrasjen në Kava...
Vlorë- Vëllai i Dritan Lelit, kreut të Bashkisë së Vlorës, Eduard Leli është ndarë nga jeta. Dosja.al mëson se biznesmeni, drejtues edhe i televizionit lokal n...
TIRANË- Ka nisur sot Maratona e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga shumë shtete të botës. Konkretisht mbi 2500 vrapues nga më shum...
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen. Policia bën me dije se i moshuari ka rënë nga kati i pestë ...
Tiranë- Ditën e sotme Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj 3 protestuesve të Astirit të cilët u arrestuan 3 ditë më parë. Të arrestuar j...
Tiranë- Idajet Beqiri, avokati i Izet Haxhisë ka folur sërish për aksidentin që ndodhi sipas tij pak ditë më parë, teksa klienti i tij po transportohej nga bur...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
TIRANË- Gazeta britanike “Express” bën me dije se oferta e Bashkimit Evropian për të nisur negociatat me Shqipërinë është anuluar. Gazetari Matt Drake, aut...
Tiranë- Sot në Tiranë u zhvillua maratona, ku morën pjesë vrapues nga shumë shtete të botës. Në këtë maratonë u bënë pjesë mbi 2500 vrapues. Edhe këtë herë edic...