LIVE UPDATES
Editorial

A ka mundësi një minutë? Dosja.al ka një këshillë për ditët e tua të karantinës

3 Prill 2020, 21:37 Nga DOSJA
A ka mundësi një minutë? Dosja.al ka një këshillë

Mik i dashur,

Të falenderojmë që rastësia, algoritmi këmbëngulës, sugjerimi i ndonjë miku apo thjesht nxitja e syrit tënd për të lexuar shkrimin përtej titullit, të solli në sajtin tonë. Ne nuk jemi media më e klikuar në vend (deri tani) dhe as nuk kemi ndonjë shkencëtar për të të folur për temën e ditës, koronavirusin.

Jo. Jemi një grup gazetarësh, të cilët çdo ditë bëjmë ndoshta të vetmen gjë që realisht dimë ta bëjmë mirë: të shkruajmë. Dhe e bëjmë me qejf, na beso!

Arsyeja pse po të drejtohemi tani është se duam të të japim një këshillë. Nëse je në karantinë, pa punë dhe me 24 orë të bollshme për të bërë gjëra ndryshe, e meriton një propozim: merre atë dreq celulari dhe telefono prindërit!

Sigurisht, e kemi për ty, që nuk jeton me ta. Mund të jesh student në Tiranë, emigrant ose një njeri i cili thjesht jeton larg prindërve. Ndoshta edhe në të njëjtin qytet, por i takon një herë në stinë. Ta dish se ke pafund gjëra për të biseduar me ta dhe pafund kujtime për t’i shkundur si pluhur nga tabloja e mendjes.

Tani nuk ke më asnjë justifikim. Punë, jo! Xhiro me shokët, jo! Lojë futbolli në darkë, jo! Takime me të dashurën, jo! Shkollë deri në orët e vona të pasdites, jo!

Po ç’ke, pra? Mos vallë e ke harruar numrin e telefonit? Nëna po pret. Ajo është mësuar duke të të telefonuar vetë dhe të thotë: “Bir, ndoshta të shqetësova. E di se je në punë. Ke gjërat e tua. Thjesht… zërin. Atë doja. Dhe e mora. Kaq kisha. Ika tani. Më fal, ë?”

Nëse mendon se 30 sekonda “bla-bla-bla” mjaftojnë, thjesht me pyetje të tipit “Hë, a keni bukë?”, “A jeni mirë me shëndet?” dhe “A keni lekë?”, e ke gabim. Po të sugjerojmë t’i lësh të gjitha tastierat që ke në prehër për një orë. Bisedo me prindërit dhe thuaju sa shumë i do. Tregoju gjërat e tua të përditshme, edhe ato që të duken krejt imcake dhe gati idiote. Ata janë 24 orë duke pritur për ato detaje të vockla. Një rrëfim i yti për ta është karamele më e ëmbël edhe se ato “Zanat” e famshme të kohës së komunizmit.

Nëse për ty bota dhe koha përfshin 700 mijë gjëra të ndryshme dhe njerëz me të cilët flet përditë, për ta bota është ngushtuar shumë prej vitesh. Ata të kanë ty dhe… ty.

Kaq kishim për sot. S’po të bezdisim më.

Nëse këto fjalë t’u dukën të tepërta apo të pakuptimta, na vjen keq për ty. Donim vetëm të të bënim një provë teknike për babain që do të jesh nesër. Sjellja jote sot është prognoza e asaj që fëmija yt do të bëjë pas nja 2-3 dekadash me ty.

Qofsh me shëndet! Rishihemi në shkrimet e mëtejshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial karantina keshille telefonata karantina keshille telefonata

Sondazh

Poll
Editorial 3 Prill 2020, 14:09

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Në një letër botuar të martën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, disa presidentë rajonalë dhe kryetarë bashkish të Italisë i bëjnë thirrje Gjermanisë të...

Editorial 31 Mars 2020, 14:59

Historia e Qazim Ismailit, pse e publikuam

Qazim Ismaili u bë, pa dëshirën e tij, personazhi kryesor i ditës. Ishte personazh edhe dje me një intervistë për Report Tv. Një intervstë që Dosja.al e publiko...

Editorial 30 Mars 2020, 18:50

Shoqëria civile vdiq?! Rroftë Mbreti!

TIRANË– Që Kryeministri Shqiptar nuk ka ndonjë simpati të veçantë për shoqërinë civile dhe median, sidomos për ata që shpesh kanë guxuar hapta...

Editorial 30 Mars 2020, 08:58

Strategjia amerikane në Kosovë po shkrin

Republika e Kosovës ka refuzuar të nënshtrohet nën presionin e ashpër nga Richard Grenell, drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare i cili gjithashtu shë...

Editorial 26 Mars 2020, 18:40

Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit! E rrëzuan Qeverinë e shpresës! E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që &cc...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet