Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
Këshilltari shëndetësor italian sugjeron izolim total: Do shkojmë drejt një tragjedie kombëtare
16 Dhjetor 2020, 21:40Nga DOSJA
ITALI-Një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë të Italisë ka bërë thirrje që të shtohen masat parandaluese ndaj COVID-19, për të shmangur një tragjedi kombëtare. Sipas, Walter Ricciard, vendi është në një situatë lufte, por njerëzit ende se kanë kuptuar.
“Ne jemi në një situatë lufte, njerëzit nuk e kuptojnë këtë, por herën e fundit që patëm kaq shumë vdekje, bomba po hidheshin në qytetet tona gjatë luftës,”-ka thënë profesori i shëndetit publik Walter Ricciardi.
Ndërkohë, që kryeministri Giuseppe Conte tre ditë më parë iu bëri thirrje italianëve të shmangin tubimet e papërgjegjshme gjatë pushimeve dhe tha se qeveria mund të bëjë disa ndryshme në shtimin e masave parandaluese. Por Ricciardi u shpreh se kjo është e pamjaftueshme, pasi vendi duhet të mbyllet plotësisht.
Që prej fillimit të pandemisë në Itali janë shënuar 1,888,144 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetën 66.537 pacientë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJENEVË-Skema globale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shpërndarë vaksinat COVID-19 në vendet e varfra ka një risk shumë të lartë dështimi. Si...
BRITANIA E MADHE-Kryeministri, Boris Johnson, ditën e sotme ka deklaruar se do të mbështes vendimin e qeverisë së tij, për të lehtësuar kufizimet e pandemisë gj...
SHBA– Policia e Phoenix ka publikuar videon, ku dokumentohet vrasja e një ish-lojtar të NFL, Ekom Udofila, më 30 nëntor të këtij viti. Videoja e marrë nga kamer...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur ditën e djeshme në Prizren, ku babë e bijë u gjendën të ekzekutuar dhe pa shenja jeta ...
SHBA– Amerikanët janë të shqetësuar mbi sigurinë e vaksinave antiCovdi, pasi tek 7 persona të cilët kanë marrë vaksinën Pfizer-BioNTech dhe vaksinën e Mo...
ITALI-Shifra e të infektuarve në Itali vazhdon të jetë e lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17.572 të infektuar, duke e çuar kështu shifrën...
FILIPINE-Një anëtar kenian i grupit terrorist Al-Shabab, i cili akuzohet për organizimin e një komploti, për të rrëmbyer një në Shtetet e Bashkuara, do të dalë...