Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FIER– Krimi i rëndë brenda familjes i mori jetën mbrëmjen e djeshme Sabrina Bengës. Ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj kishte shkuar për tu sqaruar me Bengën, në banesën e prindërve të viktimës në fshatin Zhupan. Eltoni kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia, aty ku ishte futur po për shkak të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje. Ditët e fundit Metaj po i lutej vazhdimisht ish-bashkëshortes që të riktheheshin bashkë, por ajo nuk pranonte. Duket se debati verbal me ish-gruan ka degjeneruar në fyerje e më pas në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të vdekur 23-vjeçaren dhe jetime vajzën e tyre 3-vjeçare.
Sabrina Bengaj ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje. Ajo e kishte marrë këtë urdhër me 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021. Pra pas një muaji, Sabrinës i përfundonte urdhri i mbrojtjes, mirëpo ndonëse e kishte një urdhër të tillë, nuk arriti që ta mbronte nga marrja e jetës. Vendimin për t’u pajisur me urdhrin e mbrojtjes e ka dhënë gjyqtari Alfred Konomi.
Armando Bengaj, vëllai i viktimës tregoi për mediat e pranishme se motra e tij po hante bukë në momentin që është qëlluar për vdekje nga autori, ndërsa shton se Elton Meta ishte dhe në kërkim të tijin për ta vrarë.
Nëna e Elton Metajt, autorit të vrasjes së ish-bashkëshortes Sabrina Bengajt, ka dhënë dëshminë e saj për mediat. E shokuar për ngjarjen e rëndë, ajo shprehet se është tronditur nga ajo që ka ndodhur pasi Sabrinën e kishte rritur vetë. Nëna e autorit ka treguar se Eltoni i kishte telefonuar dhe i kishte bërë të ditur se do të vriste veten.
Policia e Fierit ka mundur që ta arrestojë autorin. Pas 3 orë ndjekjesh, Metaj u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan bashkë me armën e krimit.
Elton Metaj njihej si një person problematik, dhe ishte një emër i njohur për policinë. Në shtator të vitit të shkuar kishte marrë peng të shoqen duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave RENEA për t’i shpëtuar jetën të resë. Megjithatë duket se nuk do të gëzonte për shumë gjatë. Edhe vjet ai qëlloi dy herë me armë zjarri në ajër, teksa ndodhej në oborrin e banesës së vjehrrit, e vetëm pas 5 orë negociatash me Policinë u vetëdorëzua. Babai i Eltonit do të shprehej para një viti si i biri vuante nga depresioni.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Policia rrugore ka bërë të mundur arrestimin e 5 drejtuesve të mjeteve pasi kaë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.Prej orës 19:00 të mbr...
FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ku Elton Meta ka vrarë ish-bashkëshorten e tij. Armando Bengaj, vëllai i viktimës akuzon gjyqtar...
TIRANË– Dita e sotme parashikohet të jetë në ndikimin e motit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në lindore...
FIER– Kishte një vit që po mundohej por sot ia doli! Elton Metaj i ka marrë jetën bashkëshortes së tij Sabrina Bega, teksa kjo e fundit ndodhej në banesën...
FIER– Krim brenda familjes në Fier! Elton Metaj, 31 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Sabrina Bega në banesën e saj. Ngjarja raportohet se k...
DURRËS– Mbi 20 persona raportohet se kanë përfunduar të helmuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.Paraprakisht dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimi p...
KASHAR- Gjatë një proteste në Kashar, situata mes banorëve dhe policisë është tensionuar duke shkuar në përplasje.Banorët thonë se një firmë kërkon tu marrë pro...
TIRANË– OSHEE ka njoftuar se ditën e nesërme në Rrugën Vorë – Fushë Krujë, Tiranë, do të ndërpritet energjia elektrike për shkak të disa punimeve.Në ...
LEZHË – Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhr në aksin rrugor Lezhë-Milot.Një automjet “Peugeot” i dretjuar nga shtetasi me iniciale L.H. dhe një ...