LIVE UPDATES
Aktualitet

19 Nëntor 2020, 18:59 Nga DOSJA

TIRANË– Menaxhimi i pandemisë së koronavirusit në vendin tonë është kthyer në mollë sherri mes ekspertëve. Mjeku Erion Dasho ka sulmuar kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajn lidhur me sistemin e referimit të të prekurve nga pandemia e koronavirusit. Me anë të një statusi në Facebook, Dasho shkruan se në vendin tonë sistem referemi merret vetëm Urgjenca, duke kapërcyer tre shkallë të tjerë dhe duke dëmtuar shëndetin e pacientit. 

Dëmi në shëndetin e pacientit është i madh duke filluar nga krijimi i hendekut deri në pamundësi komunikimi midis pacientit dhe familjarëve, për të përfunduar tek përdorimi jo efektiv i burimeve njerëzore terciare të cilat si rregull merren vetëm me pacientët në gjendje të rënduar. Pasoja është “hollimi” i kujdesit terciar duke bërë që asnjë kategori pacientësh të mos marrë shërbimin që ka nevojë. Për pacientin e pakomplikuar që ka nevojë vetëm për antibiotikoterapi dhe oksigjen mund të kujdeset shumë më mirë spitali rajonal, kurse për pacientin që ka nevojë për kujdes intensiv duhet të kujdeset spitali terciar por kapacitetet e tij nuk duhet të mbingarkohen nga pacientët e pakomplikuar. Vdekshmëria tepër e lartë reanimatore është indikatori më domëthënës që provon se duke mbingarkuar spitalet terciare dëmtohet shëndeti i pacientit dhe vendoset jeta e tij në rrezik. Nga ana tjetër, vdekshmëria e përgjithshme nga COVID, një nga më të lartat në botë, është tregues se eksperimenti me shëndetin e shqiptarëve ka dështuar,”-shkruan Dasho. 

POSTIMI I PLOTË:

KËPUCAR! MERRU ME KËPUCËT! Shprehja e mësipërme i atribuohet një piktori të Greqisë së Lashtë, i cili i kërkoi një këpucari mendim se si t’i pikturonte më saktë këpucët. Këpucari pasi e dha mendimin e vet nisi të japë sugjerime edhe për ngjyrat, format, etj. Atëherë piktori tha frazën e famshme “Këpucar! Merru me këpucët!” Shprehja e mësipërme më është kujtuar gjatë kohës së pandemisë kur kam parë urgjencën mjeksore të luajë rolin e këpucarit të Apelles së Kosit. I ftuar në mars dhe prill për të kaluar situatën e emergjencës me COVID-in, shërbimit të urgjencës i mbeti COVID-i në dorë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të merret edhe me konsultime online, edhe me mjekim në shtëpi, edhe me marrje tamponash edhe me transport pacientësh. Për të mos përmendur rastet kur specialistët apo drejtuesit e vet janë marrë me parashikime epidemiologjike, përllogaritje shpenzimesh, hartim skemash mjekimi dhe, së fundi, edhe me gjykime se cilat vende europiane kanë dështuar tashmë në menaxhimin e epidemisë. Efekti më i dëmshëm i dhënies së “ekskluzivitetit të COVID-it” urgjencës mjeksore është çrregullimi dhe kaosi që është krijuar në sistemin e referimit të pacientit. Në gjithë botën dhe në çdo sistem shëndetësor pacienti referohet nga mjeku i familjes, tek spitalet lokale e rajonale dhe më pas tek spitalet kombëtare (terciare). Ky sistem nuk u shpik për një ditë, por është përsosur në vite dhe dekada si një standard i artë i ofrimit të kujdesit shëndetësor cilësor, të sigurt, efektiv, efiçient dhe që garanton qasje të barabartë sipas nevojës. Në Shqipëri, sistemi i referimit është i rregulluar me një kuadër ligjor të plotë të hartuar në vitet 2010-2011, pra zbatimi i tij është detyrim ligjor!!! Gjatë epidemisë, urgjenca mjeksore e merr pacientin nga shtëpia dhe e dërgon atë në spitalet COVID dhe duke kapërcyer menjëherë tre shkallë në sistemin e referimit – mjekun e familjes, spitalin bashkiak dhe spitalin rajonal. Dëmi në shëndetin e pacientit është i madh duke filluar nga krijimi i hendekut deri në pamundësi komunikimi midis pacientit dhe familjarëve, për të përfunduar tek përdorimi jo efektiv i burimeve njerëzore terciare të cilat si rregull merren vetëm me pacientët në gjendje të rënduar. Pasoja është “hollimi” i kujdesit terciar duke bërë që asnjë kategori pacientësh të mos marrë shërbimin që ka nevojë. Për pacientin e pakomplikuar që ka nevojë vetëm për antibiotikoterapi dhe oksigjen mund të kujdeset shumë më mirë spitali rajonal, kurse për pacientin që ka nevojë për kujdes intensiv duhet të kujdeset spitali terciar por kapacitetet e tij nuk duhet të mbingarkohen nga pacientët e pakomplikuar. Vdekshmëria tepër e lartë reanimatore është indikatori më domëthënës që provon se duke mbingarkuar spitalet terciare dëmtohet shëndeti i pacientit dhe vendoset jeta e tij në rrezik. Nga ana tjetër, vdekshmëria e përgjithshme nga COVID, një nga më të lartat në botë, është tregues se eksperimenti me shëndetin e shqiptarëve ka dështuar. Pse bëhet kjo? Kaq të paaftë janë drejtuesit e ministrisë dhe komitetsat sa të mos kuptojnë dëmin që janë duke shkaktuar?! Ndonëse epidemia nxorri zbuluar paaftësinë e thellë si të ministrisë, ashtu edhe të “ekspertëve” të komitetit, prishja e sistemit të referimit të pacientit dhe nxjerrja jashtë loje e krejt sistemit shëndetësor për ta vendosur barrën e epidemisë mbi shpatullat e urgjencës mjeksore dhe të 2-3 entiteteve terciare që janë emëruar “spitale COVID” por janë thjesht klinika, do të ishte me të vërtetë e tepërt! Ministria dhe komitetsat nuk besoj se janë kaq të paaftë! Në këto kushte pyetje të natyrshme do të ishin: A PO LUAN SHËRBIMI I URGJENCËS ROLIN E RUAJTËSIT TË PORTËS (GATE-KEEPER) PËR TË MBAJTUR ARTIFICIALISHT TË ULËT PËRDORIMIN E SHTRETËRVE SPITALORË? A KA AKTUALISHT PACIENTË QË MARRIN NË TELEFON URGJENCËN MJEKSORE DHE SPECIALISTËT E KËSAJ TË FUNDIT I KËSHILLOJNË TË MJEKOHEN NË SHTËPI EDHE NË NIVELE TË RREZIKSHME TË SATURIMIT TË OKSIGJENIT DHE PARAMETRAVE TË TJERË JETËSORË? DUKE PËRQENDRUAR NË NJË DORË TË GJITHË TRANSFERTAT DREJT SPITALEVE COVID, A PO BËHET REALIET PËRZGJEDHJA FAMËKEQE E PACIENTËVE QË JETOJNË DHE PACIENTËVE QË VDESIN DUKE JETËSUAR KËRCËNIMIN PUBLIK QË JU BË SHQIPTARËVE DISA JAVË MË PARË? DHE MË E RËNDËSISHMJA! NË SE KJO PËRZGJEDHJE ËSHTË DUKE NDODHUR, A MBAN DIKUSH PËRGJEGJËSI PROFESIONALE, MORALE, ETIKE DHE LIGJORE PËR ÇKA PO NDODH?!

Ndërkohë që Brataj i ka kthyer menjëherë përgjigjie duke u shprehur se qytetarët kanë  mundësi të referohen në katër mënyra, duke e cilësuar Dashon si “shofer”. Më tej, shefi i Urgjencës ka vijuar me akuzat lidhur me shkollimin dhe karrierën e Dashos.

Pasi të sqaroj qytetarët po i bëj një përshkrim të shkurtër karrierës së shofer Erionit deri tani! Nga këtu e tutje ai po konsulton me disa parti politike dhe ndoshta pretendon ndonjë zgjedhje si deputet, normal nuk është hera e parë që ndodh! Që të ndodh një gjë e tillë duhet të godasësh gjërat dhe shërbimet që funksionojnë dhe sidomos drejtuesit e tyre! Sot ka gjetur fajtorin , Urgjencën Mjeksore, Urgjencën Kombëtare!! 1-Qytetari ka katër mënyra për të hyrë në system, mjekun e familjes, qendrën shëndetësore, urgjencën spitalore dhe urgjencën paraspitalore ose 127. Shofer Erioni besoj e kuptove që ndiqet sistemi i referimit, si thua këta pacientë ti lemë në shtëpi apo të shkojnë vet në spital? Si thua urgjenca mjekësore e spitalore dhe paraspitalore janë dakort me ty në këtë ofezë dhe baltë që nuk po kursen për ta? Si thua të tërhiqemi nga detyra fisnike, nga betimi që kemi bërë para kësaj sëmundje?,”-shkruan Brataj.

Postimi i plotë i Skënder Brataj:

Sot shofer Erion Dasho ka bërë një analizë si ato që di të bëj ai dhe si gjithmonë pa etikë dhe deontologji më thotë: Këpucar merru me këpucët! Populli thot: Harbutit sillju si harbut! Postimi marë nga statusi i tij me pak fjalë është ky: 1.Shprehja e mësipërme i atribuohet një piktori të Greqisë së Lashtë, i cili i kërkoi një këpucari mendim se si t’i pikturonte më saktë këpucët. Këpucari pasi e dha mendimin e vet nisi të japë sugjerime edhe për ngjyrat, format, etj. Atëherë piktori tha frazën e famshme “Këpucar! Merru me këpucët! Shprehja e mësipërme më është kujtuar gjatë kohës së pandemisë kur kam parë urgjencën mjeksore të luajë rolin e këpucarit të Apelles së Kosit. 2.I ftuar në mars dhe prill për të kaluar situatën e emergjencës me COVID-in, shërbimit të urgjencës i mbeti COVID-i në dorë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të merret edhe me konsultime online, edhe me mjekim në shtëpi, edhe me marrje tamponash edhe me transport pacientësh. 3.Efekti më i dëmshëm i dhënies së “ekskluzivitetit të COVID-it” urgjencës mjeksore është çrregullimi dhe kaosi që është krijuar në sistemin e referimit të pacientit. 4.Gjatë epidemisë, urgjenca mjeksore e merr pacientin nga shtëpia dhe e dërgon atë në spitalet COVID dhe duke kapërcyer menjëherë tre shkallë në sistemin e referimit – mjekun e familjes, spitalin bashkiak dhe spitalin rajonal. 5.A Po Luan Shërbimi i Urgjencës rolin e ruajtësit të portës (Gate-Keeper) për të mbajtur artificialisht të ulët përdorimin e shtretërve sëpitalorë? Shofer Erionin e kam njohur në vitin 2015 kur erdha në Shqipëri. Ishte drejtor i Telemjeksisë shqiptare, por mos u çudisni nëse ai nuk e di çfarë është telemjeksia! Pasi të sqaroj qytetarët po i bëj një përshkrim të shkurtër karrierës së shofer Erionit deri tani! Nga këtu e tutje ai po konsulton me disa parti politike dhe ndoshta pretendon ndonjë zgjedhje si deputet, normal nuk është hera e parë që ndodh! Që të ndodh një gjë e tillë duhet të godasësh gjërat dhe shërbimet që funksionojnë dhe sidomos drejtuesit e tyre! Sot ka gjetur fajtorin , Urgjencën Mjeksore, Urgjencën Kombëtare!! 1-Qytetari ka katër mënyra për të hyrë në system, mjekun e familjes, qendrën shëndetësore, urgjencën spitalore dhe urgjencën paraspitalore ose 127. I vetmi shërbim 24 orë janë urgjencat e spitaleve, Q.SH me urgjencë pritëse dhe 127. Mjeku i familjes nuk e mbulon dot shërbimin natën, ditët e festave dhe ditët e pushimit. 2-Urgjenca nëpërmjet numrit unik 127 është i vetmi që mund të kapet në kohë reale dhe qytetari të ketë një përgjigje, një informacion dhe një këshillim mjeksor. Pra si do të lidhet qytetari me sistemin shofer Erioni kur nuk ka asnjë system të integruar dhe të kompletuar në Shqipëri? Në të gjithë botën të gjitha sistemet e urgjencës në bazë të të dhënave bëjnë mbi 80% asistencë dhe 20% urgjencë mjeksore midis tyre edhe Gjermania! 3-Pranë QKUM në një sektor të veçantë gjithmonë për arsye të teknologjisë është numri i gjelbër 08004040 që lidh mjekun e familjes me qytetarin, psikologët me qytetarin, informacion burokratik për proçedurat, me fondin dhe farmacitë, pra aktivitetin e mjekësisë së familjes. 4-Nëpermjet 127 janë bërë nga 1 janari 665.685 thirrje, nga të cilat janë kryer 174.553 këshillime nga mjekët e Njësisë së Koordinimit dhe 118.405 vizita në banesë nga ekipet mjekësore. Nga këto vizita janë trajtuar në banesë 56.361 ose 47.6% dhe 72.044 ose 52.4% janë dërguar në spital. Thirrje për korona janë 164.425 nga të cilat janë bërë 9.936 vizita me Covid pozitiv në banesë dhe gjysma e tyre është trajtuar në shtëpi dhe pjesa tjetër është dërguar në spital. Të gjithë pacientët që ndiqen nga mjekët e familjes kur përkeqësohen këshillohen nga ata të telefonojë 127 dhe të gjithë pacientët e qyteteve vlerësohen nga ekipet e terrenit, pastasj vizitohen nga infeksionistët ose pneumologët e spitaleve dhe pasi plotësohen me ekzaminime dhe nëse është e nevojshme transportohen në spitalet terciare, pra sipas sistemit të referimit nga urgjenca. Shofer Erioni besoj e kuptove që ndiqet sistemi i referimit, si thua këta pacientë ti lemë në shtëpi apo të shkojnë vet në spital? Si thua urgjenca mjekësore e spitalore dhe paraspitalore janë dakort me ty në këtë ofezë dhe baltë që nuk po kursen për ta? Si thua të tërhiqemi nga detyra fisnike, nga betimi që kemi bërë para kësaj sëmundje? Tip ret të bëjmë një gjë të tillë që sistemi të shkojë në katastrofë që ti nga shofer të bëhesh deputet? Jo shofer ne nuk tërhiqemi, ne do vazhdojmë tu shërbejmë qytetarëve. Kujdes se deri në prill edhe për ty rruga është shumë e gjatë! Le të vazhdojmë me karrierën e shoferit. Personalisht pata kontakte me drejtuesin e USAID-it në Shqipëri dhe Kosovë që drejtonte këtë projektin e telemjeksisë të cilit Erioni i bënte shoferin. E falnderoj doktorin që dha një kontribut të çmuar në projektin e telemjeksisë dhe urgjencës në Shqipëri. Pastaj mora vesh që Erioni bënte shoferin Prishtinë –Tiranë dhe anasjelltas. Mora vesh që kishte mbaruar specializimin për okulist, por nuk kishte punuar ndonjëher, nuk e di nëse universitet fantazmë të asaj kohe shisnin edhe diploma specializimi! Pastaj mora vesh që është epidemiolog dhe dikur shumë herët kalonte nga ISHP-ja ndnjëher. Drejtuesi i USAID-it me të cilin i ka të prishura marrdhëniet tani, kishte edhe projekte të tjera në lindjen e mesme dhe në Afrikë, kështu që shofer Erioni mjeshtër siç është, ju qep nga pas drejtuesit të USAID-it të bënte shoferin edhe në këto vende! “Sa më shumë të bredhësh aq më shumë nxë” thotë populli por jo si shofer Erion! Epidemiologu, okulisti , drejtori që nuk pa një pacient në jetë zhvilloi këtë dhunti të tijën. Ai bëri disa njohje në këto vite dhe zbuloi botën e projekteve dhe të OJQ-ve. Kështu nisi projektet dhe kuptohet vendi ku duhej të përfitonte ishte Shqipëria dhe vendet e Afrikës, ku falë edhe njohjeve që bëri u bë pjesë e këtyre OJQ-ve. Sot rezulton anëtar, drejtor apo shofer në këtë OJQ nuk e di, specialisti i Gjermanisë që jeton në Shqipëri thotë se okupohet me teknologjinë mjeksore, specializim që nuk e dinim! Nga janari me projektin e tij u bë pjesë e trajnimit të mjekëve të familjes për disa muaj. Pastaj u paraqit në ministri si shpëtimtar i ardhur nga Gjermania! Ai propozoi masat inteligjente në mjeksi, ku virusi mund të identifikohej me anë të celularit dhe ndoshta edhe ta asgjësonte atë me të njëjtën mënyrë teknologjike! Ministria nuk u bind për fatin e mirë dhe shoferi kaloi te Testim, Gjurmim ,Trajtim dhe aty ka ngelur akoma. Por shejtani kur dështon në një anë fillon disa të të tjera! Filloi punë për gjashtë muaj pranë televizioneve, kundër çdo mase apo këshillimi të ministrisë apo ekspertëve të komitetit, se veç masave inteligjente të tij asgjë nuk do ta shpëtonte Shqipërinë! Pasi kaloi këto gjashtë muaj në televizione gjëndja në Gjermani u përkeqësua dhe ai fluturoi ta shpëtonte atë sepse masat inteligjente të tij as gjermanët nuk i kuptuan! U tha të bënin si Shqipëria ,të mbylleshin , të shtërngonin masat se ky virus është më inteligjent se masat inteligjente. Gjermania po i njek këshillat e tij me përpikmëri! Tani nga Gjermania(apo fshehur diku) e kemi në skype duke këshilluar dhe duke gjetur fajtorët, sepse në Shqipëri virusi është i djallëzuar si shqipëtarët, ai mund të kapet vetëm me këshillat dhe masat e tij inteligjente! Shkëlqimet dhe rëniet e shokut Zylo sapo filluan përsëri! Testim,gjurmim, trajtim, ju politikanë më ndiqni, unë jam i zoti, unë jam specialist në Gjermani! (Dreq e paskan marrë vesh që unë punoja shofer dhe tani punoj në një OJQ)!!! Meru me politikë, por jo me urgjencën.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho koronavirusi ne shqiperi skender brataj erion dasho koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Nëntor 2020, 14:55

LEZHË- Dod Markvukaj është dënuar në mungesë nga Gjykata e Lezhës me 2 muaj burg pasi në servisin e tij kishte fshehur 1.2 kg kokainë. Megjithatë dënimi i ...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta