LIVE UPDATES
Aktualitet

Keqpërdorimi i masakrës së Krushës për ‘luftëra’ politike në Shqipëri

19 Nëntor 2020, 18:53 Nga DOSJA
Keqpërdorimi i masakrës së Krushës për

Banorët e Krushë së Madhe të Rahovecit kanë kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe politikanë të tjerë shqiptarë, që të mos e përfshijnë në luftën e tyre politike masakrën që ndodhi në këtë fshat në muajin mars të vitit 1999, ku forcat serbe vranë 241 civilë.

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përdorur një deklaratë të një qytetari nga Krusha, akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, për fshehje të dëshmive të krimeve të luftës në Kosovë.

I gjithë debati plasi pasi Milaim Bellanica, një banor i fshatit Krushë e Madhe e Rahovecit, që kishte xhiruar masakrën në këtë fshat, deklaroi për mediat në Shqipëri e Kosovë se xhirimet origjinale ia kishte dhënë në muajin prill, 1999, Lulzim Bashës për të cilin pretendon se ishte përkthyes i disa hetuesve ndërkombëtarë.

Basha më vonë ka punuar në Kosovë në kuadër të Departamentit të Drejtësisë në UNMIK.

Vetë Lulzim Basha i ka mohuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij dhe ka thënë se asnjëherë në jetë nuk e ka takuar Milaim Bellanicën.

Përfshirja e maskarës së Krushës së Madhe në luftën politike në Shqipëri, e ka irrituar Selami Hotin, të cilit në luftë iu vranë dy vëllezër, ndërkohë që babai i tij ende është i zhdukur.

“Si familjarë, jemi të indinjuar me gjëra të tilla dhe urojmë që kjo të marrë fund me kaq, ndërsa në të njëjtën kohë të fillohet të punohet seriozisht që kriminelët t’i marrin dënimet e merituara”, thotë Hoti.

Përmes një reagimi të përbashkët, banorët e Krushës së Madhe kanë kërkuar nga qeveritë shqiptare në Prishtinë e Tiranë që çdo dëshmi për krimet në këtë fshat, të përdoret kundër personave që kryen masakrën, e assesi të mos përdoret për qëllime politike mes shqiptarësh.

“Masakra e Krushës nuk bën të përdoret për qëllime të ngushta politike. Kjo është një tragjedi kombëtare. Këtu nuk guxon të gëzohet askush”, thotë Selami Hoti.

Përsëritja e historisë
Kjo nuk është hera e parë që kryetari aktual i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, akuzohet nga kundërshtarët politikë atje për rolin që ka pasur në kuadër të Administratës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK, në Kosovën e pasluftës.

Akuzat e para për Lulzim Bashën filluan në vitin 2005 kur ai garonte për pozitën e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Të njëjtat akuza ishin riaktualizuar edhe në vitin 2011 kur Lulzim Basha fitoi zgjedhjet për të drejtuar bashkinë e Tiranës.

Ndër tjerash, Basha akuzohej nga eksponentë të Partisë Socialiste se kishte marrë pjesë në hetimin e krimeve të supozuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, e po ashtu se kishte marrë pjesë edhe në hetimet për pretendimet për trafikim të organeve.

Ndërkohë, tani, gjashtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në Shqipëri, Lulzim Basha, po akuzohet nga kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste se ka zhdukur disa xhirime të masakrës së Krushës së Madhe.

Bledian Koka, gazetar shumëvjeçar dhe njohës i zhvillimeve politike në Shqipëri në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se riaktualizimi i akuzave ndaj Bashës, po bëhen vetëm për ta diskredituar politikisht.

“Në një shtet serioz, assesi nuk mund të ndodhë që vetë klasa politike, vetë shqiptarët të ngrihen në një debat që në fund fare do t’i shtonte akoma dhe më shumë dyshimet qoftë të ndërkombëtarëve me atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës së Kosovës, por qoftë edhe duke i dhënë një asist të panevojshëm Serbisë në këtë rast e cila ka qenë krejtësisht e unifikuar në qëndrimin që ka mbajtur ndaj pjesëtarëve të UÇK-së”, thotë Koka.

Koka thotë se politika e Shqipërisë nuk ka bërë sa duhet që të ndërkombëtarizojë kërkesën e Kosovës që të hetohen krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1998-99.

“Shqiptarët që bëjnë akuza ndaj shqiptarëve të tjerë për gjoja tradhti apo fshehje kasetash, janë të njëjtit ata që në ditën e parë kur liderët e UÇK-së dolën në gjyq, ishin po këta që firmosnin online me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrëveshjen për të cuar përpara marrëveshjen e Mini-shengenit Ballkanik”, thotë Koka.

Koka thotë se Shqipëria duhet të angazhohet që të ndihmojë Kosovën në ushtrimin e presionit ndërkombëtarë, sidomos në gjetjen e personave të pagjetur.

Debat që dëmton ballafaqimin me të kaluarën në Kosovë
Kushtrim Koliqi nga organizata Integra, thotë se mënyra se si politikanët në Shqipëri janë duke e përdorur masakrën e Krushës së Madhe, tregon se ata nuk kanë fare ndjeshmëri për këtë ngjarje.

“Kjo e dëmton procesin e ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë. Kjo me të vërtetë për mua, po del deri në nivel të patetikës se si ata po e përdorin secilin moment për të cuar përpara agjendat e tyre personale dhe kjo është e dhimbshme”, thotë Koliqi.

Koliqi thotë se jo vetëm rasti i politikanëve në Shqipëri, por edhe politikanët në Kosovë, vazhdimisht kanë keqpërdorur çështjet e krimeve të luftës.

“Po e dëmtojnë shumë sidomos procesin e personave të pagjetur ku janë duke e shkatërruar me ose pa dashje çdo urë të mundshme mes njerëzve që munden me jep informatë apo edhe mes dëshmitarëve që munden me jep ndonjë informatë dhe me dërgu deri në fund çështjen e të pagjeturve”, thotë Koliqi.

Çfarë ndodhi në Krushë të Madhe në vitin 1999?
Masakra në fshatin Krushë e Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-’99.

Aksioni i forcave policore e ushtarake serbe në këtë fshat nisi me 25 dhe zgjati deri më 27 mars të vitit 1999.

Nisin gërmimet në kampusin e UP-së pas dyshimeve për varrezë masive

Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe 64 persona nga ky fshat.

Masakra që ndodhi në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Sllobodan Millosheviqit dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.

Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.

REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krusha e madhe masakra ne krushe krusha e madhe masakra ne krushe

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Nëntor 2020, 14:55

LEZHË- Dod Markvukaj është dënuar në mungesë nga Gjykata e Lezhës me 2 muaj burg pasi në servisin e tij kishte fshehur 1.2 kg kokainë. Megjithatë dënimi i ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet