LIVE UPDATES
Insights

Europa ime: Viktor Orban, Angela Merkel dhe thyerja e tabuve

15 Shkurt 2020, 17:30 Nga DOSJA
Europa ime: Viktor Orban, Angela Merkel dhe thyerja e tabuve

Ç’qëndrim mban ndaj së drejtës? Vitet e fundit kjo është bërë një çështje thelbësore politike në Europë. E për këtë ka një arsye të fortë: Pothuajse në të gjitha vendet europiano-lindore të BE-së në pushtet marrin pjesë të ashtuquajturit populistë ose ekstremistë të djathtë, si në Hungari e Poloni, ku madje ato dominojnë si forcë politike. Në Austri dhe në Itali ato kanë qenë pjesë e koalicionbeve qeveritare, në shumë vende europiano-perëndimore të BE-së këto forca po forcohen duke u spostuar drejt politikës së qendrës.

Në Gjermani çështja, nëse demokratët duhet ose mund të bashkëpunojnë me ekstremistët e djathtë, është tashmë tema e ditës, pasi shkaktoi aktualisth edhe tërmetin më të fortë politik gjatë viteve të fundit – si të thuash një çarje të digës, një thyerje tabuje dhe kapërcimin e vijës së kuqe, sikurse etiketohen këto zhvillime në titujt e kryeartikujve. Shkak u bë mbështetja taktike e partisë AfD, të konsideruar si ekstremiste e djathtë për zgjedhjen e kryeministrit të landit  të Tyringisë – një rast precedent në rrethana ende të pa zbardhura plotësisht.

Deri tani në Gjermani mbizotëronte një konsensus i qëndrueshëm, që në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë bashkëpunim me partinë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD). Rasti precedent në Erfurt i zhyti në krizë të thellë kryesisht kristiandemokratët (CDU) – kryetarja CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer deklaroi dorëheqjen si kryetare e partisë dhe si kandidate e ardhshme për postin e kancelares.

Përtej konsensusit demokratik?

Në kulmin e këtij tërmeti politik të hënën (10.02) qendroi për një vizitë të shkurtër në Berlin kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili u takua me kancelaren Angela Merkel. Koha kur u zhvillua kjo vizitë ishte sa e rastësishme aq edhe çuditshme: Ndërsa Annegret Kramp-Karrenbauer deklaroi dorëheqjen, sepse në parti nuk mund të vinte nën kontroll degën e landit në Tyringi, që synonte bashkëpunim me AfD-në, kancelarja priti një politikan, i cili i përket krahut edhe më ekstrem se AfD. Një person, që ndaj të cilit në Gjermani me shumë gjasë do të hetohej e madje vrojtohej prej mbrojtjes kushtetuese për shkak të dyshimeve për nxitje të urrejtjes në popull.

Kjo tingëllon e fortë dhe e ekzagjeruar. Megjithatë Viktor Orbán shprehimisht pranon demokracinë dhe e përcakton veten vazhdimisht si konservator të spektrit kristiandemokrat. Deri tani Orban nuk ka bërë ndonjë shkelje të hapur kushtetuese, gjatë reformimit të Hungarisë ai i përmbahet formalisht ligjit. Sidoqoftë sa më shumë ta ndjekësh Orbanin në veprimtarinë e tij të së përditshme, aq më shumë përshfaq ai imazhin e një politikani, që me vetëdije vazhdimisht e gjtihnjë e më shpesh vepron përtej konsensusit demokratik.

Ai prej kohësh përfaqëson pozicione folkloriko-etnike, si p.sh. kur thekson si vlera bashkuese bashkësinë popullore të të gjithë hungarezëve në “atdheun e gjakut” (një fjalim i Orbánit më 2012), krishtërimin, familjen dhe “lirinë hungareze” – çfarëdo qoftë ajo. Ai nxit ksenofobinë, kur etiketon vazhdimisht si imazh të armikut të rinjtë e rrezikshëm migrantë islamistë dhe bën fjalë për “fluksin e ndjellur në mënyrë të oganizuar të migrantëve”, i cili po shkatërron kulturën kristiane europiane. Orbán përdor narrativën e ekstremizmit të djathtë – ai bën fjalë për “botën-e pushtetit nën rrogoz” dhe “shkëmbimin e popullsisë” në Europë. Kur ai kritikon ekseset e kapitalizmit modern të financave ose në fushatat kundër miliarderit nga SHBA-ja George Soros, vazhdimisht përdor steriotipe antisemitiste. E vazhdimisht Orbáni apelon me reminishenca anti ciganëve, kur në veprimtari të romëve thotë, se në Hungari të gjithë duhet të punojnë dhe se nuk mund të jetohet prej ndihmës sociale dhe kriminalitetit.

Orbán e ka quajtur regjentin hungarez Miklós Horthy të periudhës midis luftrave, që ka qenë bashkëpërgjegjës për deportimin dhe asgjësimin e qindra mijëra hebrejve, një “burrë shteti”. Orbán disa herë është angazhuar për rivendosjen e dënimit me vdekje dhe madje justifikoi më 2017 një rast ekstrem të vetëgjyqësisë në fshatin hungarez, Öcsény: Asokohe një sipërmarrës nga ky rajon donte t’i dhuronte një familjeje refugjatësh që kishte fituar të drejtën e azilimit disa ditëpushime në fshat, si rrjedhojë atij ia shpuan gomat e makinës –  Orbán konsideroi se në këtë rast “nuk kishte asgjë për t’u dënuar”.

“Ndjenja e shëndoshë popullore” – Si e kupton Orbani shtetin ligjor

Së fundi kryeministri hungarez flet në mënyrë eksplicite edhe kundër shtetit ligjor të pakufizuar – duke kërkuar, që të mos zbatohen vendime gjyqësore në fuqi, në rast se ato janë në kundërshtim me ndjenjën e shëndoshë popullore. Në këtë rast bëhet fjalë për zhdëmtimin e të burgosurve për shkak të kushteve jo humane të burgimit dhe për zhdëmtimin e fëmijëve të romëve për shkak segregacionit në shkollë. Lidhur me këtë temë qeveria hungareze do të mbajë në ditët e ardhëshme një të ashtuquajtur “pyetësor kombëtar”, që zakonisht harmonizon me fushatata të mëdha propagandisktike të qeverive.

Angela Merkel duhet ta dijë në vija të përgjithshme se cilat janë qendrimet e Orbánit. Kancelarja dhe kryeministri hungarez kanë raporte jashtëzakonisht të vështira dhe të distancuara. Megjithatë të dyja partitë e tyre – janë të paktën ende përkohësisht – të bashkuara në grupin e partive poopullore europiane (EPP). Fidesz nuk është përjashtuar nga EPP, por mbetet tani për tani një anëtare e suspenduar. Merkel vazhdon të bisedojë me Orbánin, edhe me qëllimin që të mos e detyrojë kryeministrin hungarez të zhvendoset drejt aleancave të tjera partiake.

Sidoqoftë një gjë duhet ta ketë të qartë kancelarja: Viktor Orbán pavarësisht lëshimeve të herë pas hershme për arsye taktike nuk do të tërhiqet nga nxitja e urrejtjes dhe ndezja e atmosferës shoqërore në Hungari dhe në rajon. Nëse ai, si edhe së fundi, ve në pikëpyetje një ndër ligjet më të shenjta të shtetit ligjor, pra zbatimin e vendimeve gjyqësore në fuqi, atëherë kjo do të thotë se ai parimisht shpreh gatishmërinë për të vënë në pikëpyetje të gjitha vlerat demokratike. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese dhe  kësisoj hapjen e portës arbitrariteti shtetëror. Si rrjedhojë, me një njeri të tillë dhe partinë e tij nuk duhet të ketë një rrugë të përbashkët politike në EPP as edhe në forma të tjera. Gjithçka tjetër do të ishte si një thyerje tabuje.

Marrë nga DW

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione keno verseck keno verseck

Sondazh

Poll
Insights 14 Shkurt 2020, 17:19

Turpi i varfërisë

TIRANË -Ekziston një turp për të cilin rrallë flitet në Tiranë. Turpi i varfërisë. Edhe pse populli më i varfër i Europës sipas çdo statistike kombë...

Insights 13 Shkurt 2020, 09:09

Sovranistët e lagjes (së pushtetit)

TIRANË– Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfu...

Insights 7 Shkurt 2020, 21:22

Ju që shani Alketën, pini uthull!

TIRANË- Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na t...

Insights 7 Shkurt 2020, 15:49

“Italia” is the new “Vera Grabocka”

TIRANË- Unë nuk jam ndierë krenare mbrëmë: Jo për faktin se një grua shqiptare prezantoi në Sanremo, jo për faktin se nuk ishte e bukur apo e zonja, apo se...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale