LIVE UPDATES
Insights

FAKTET/ Si gënjeu Erion Veliaj për ndërtimet në Tiranë

13 Shkurt 2020, 14:11 Nga DOSJA
FAKTET/ Si gënjeu Erion Veliaj për ndërtimet në Tiranë

TIRANË- I ftuar në emisionin “Top Show” në Top Channel më 10 prill të 2019-s, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kur u pyet për lejet e ndërtimit në Tiranë tha:  “Lulzim Basha në vitin 2014 ka dhënë 650.000 metër katrorë ndërtim. Në vitin 2014 që ka qenë viti i tij i fundit. Po marrim vitin tim të fundit të plotë, 2018”-tha Veliaj,-“500.000 metra katrorë, kam dhënë më pak se Lulzim Basha”.

Veliaj vazhdoi të ndërtojë argumentin e tij gjatë intervistës duke theksuar se gjysma e sipërfaqes së vënë në dispozicion për këtë veprimtari është për punë publike. “Tani pse kritikët e mi bëjnë sikur e ngatërrojnë këtë gjë? Ngatërrojnë disa gjëra, së pari gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike. Po t’i citoj me rradhë, sepse edhe për punët publike jepen leje ndërtimi”, shtoi ai duke cituar: Pazarin e Ri, Bulevardi i Ri, Stadiumi Kombëtar dhe Sheshi Skënderbej.

Nisur nga deklarata e kryebashkiakut Veliaj, “Faktoje” vendosi të verifikojë të dhënat e tij me ato të INSTAT.

Sipas INSTAT, në vitin 2014 (kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha) është dhënë 292,068 metër katrorë sipërfaqe për leje ndërtimi, shifër mbi 2.2 herë më e ulët sesa ajo që deklaron Veliaj.  

Për vitin 2018, referuar, sërish të dhënave të INSTAT, është dhënë 1.442.783 metër katrorë dhe jo 500 000 metra katror sa deklaroi Veliaj në Top Show. Sipërfaqja reale është thuajse 3 –fish më e lartë se ajo që deklaron Veliaj.

“Faktoje” kërkoi mes të dhënave të INSTAT sesa është sipërfaqja e dhënë për punë publike specifikisht për vitet 2014 dhe 2018, por nuk gjeti. Pasi komunikuam me INSTAT na u sqarua se ky institucion pasqyron vetëm hapësirat për ndërtesa dhe hotele. Rrjedhimisht sipërfaqja prej 1.442.783 është përdorur tërësisht për ndërtime të tjera, pa përfshirë punë publike.

Po lejet për punët publike?

Edhe pse rezulton e pavërtetë që gjysma e lejeve të ndërtimit në 2018 janë për punë publike “Faktoje” u interesua për kohën kur janë dhënë këto leje dhe nga cili institucion.

Në përgjigjen e kërkesës për informacion që “Faktoje” i dërgoi Bashkisë Tiranë, morëm konfirmimin se lejet e ndërtimit për sheshin “Skënderbej” dhe “Pazarin e Ri” janë dhënë nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Nga të dhënat e Agjencisë konfirmohet se lejet janë dhënë në vitin 2016 për sheshin “Skënderbej” (link) dhe për “Pazarin e Ri” në vitin 2015 (dhe është bërë një shtesë për këtë objekt në vitin 2016) dhe jo në 2018 siç deklaron Veliaj.

Për Bulevardin e Ri, leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës në vitin 2013 me afat kohor deri në 2015-n, kurse leja e ndërtimit për “Kompleksin e Ri të Stadiumit Kombëtar”, është dhënë po nga bashkia në 2016-n me një afat kohor deri në vitin 2020, sipas dokumentacionit që “Faktoje” disponon.

4 deklaratat e Veliajt që rezultuan të pavërteta

“Lulzim Basha ka dhënë 650 mijë metra katrorë leje për ndërtim në 2014. “Unë kam dhënë 500 mijë metra katrorë leje ndërtimi në 2018. “Gjysma e sipërfaqes së dhënë për ndërtim në 2018 janë punë publike. “Punët publike, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri.

(Marrë nga Faktoje.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck erion veliaj mashtrimet e veliajt ndertimet ne tirane erion veliaj mashtrimet e veliajt ndertimet ne tirane

Sondazh

Poll
Insights 13 Shkurt 2020, 09:09

Sovranistët e lagjes (së pushtetit)

TIRANË– Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfu...

Insights 7 Shkurt 2020, 21:22

Ju që shani Alketën, pini uthull!

TIRANË- Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na t...

Insights 7 Shkurt 2020, 15:49

“Italia” is the new “Vera Grabocka”

TIRANË- Unë nuk jam ndierë krenare mbrëmë: Jo për faktin se një grua shqiptare prezantoi në Sanremo, jo për faktin se nuk ishte e bukur apo e zonja, apo se...

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar