LIVE UPDATES
Politike

“Kemi qenë socialistë, me ju përpara do të ndryshohet”/ Socialisti deklaron votën për Bashën, kryedemokrati: Mend

16 Prill 2021, 16:23 Nga DOSJA
“Kemi qenë socialistë, me ju përpara do të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar familjen Bardhi në fshatin Mënik të Tiranës, ku ka dëgjuar nga afër problemet që i shqetësojnë. Kryefamiljari Islam Bardhi, ka treguar se ishte socialist i zhgënjyer -pasi sipas tij- nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Në fjalën e tij, para Bashës, ai ka bërë me dije se në 25 prill do të votojë djathtas.

“As ndihmë për bujqësi, as kovid, as naftë, asgjë. Po edhe këto familjet e shkretë që ua shembi tërmeti, ju dhanë një letër i bënë vet dhe në fund fare i kanë proceduar për gjyq. Edhe kjo është bërë. Shpresojmë tani që me ju përpara e me këto djemtë e ri ishalla do të ndryshohet. Ndryshimi do të vijë me votë, kështu që vota ka shumë rëndësi. Ju e dini. Atje ku kam të gjithë unë u kam thënë, dashamir u kam thënë edhe pse kemi qenë komunistë, kemi qenë socialistë, harrojeni këtë punë se boll na torturoi. Ne do ta provojmë pas datës 25” – u shpreh Islam Bardhi.

Duke e falënderuar për mbështetjen që po i jep ndryshimit, Basha tha se janë shumë socialist që publikisht po e deklarojnë votën e tyre për ndryshim. Kreu i opozitës tha se ky bashkim i të gjithë shqiptarëve pa dallim partiak, do i hap rrugë programeve të Partisë Demokratike që kanë në fokus ekonominë, punësimin, mirëqenin dhe Integrimin Europian, që do të ndihmojë edhe fermerin shqiptarë.

“Tani dy gjëra dua t’u them zoti Islam. E para e punës që ti ke vendosur të votosh për ndryshimin, që ju keni vendosur të votoni për ndryshimin, sigurisht që më kënaq pa masë. Dua të të them, besoj nuk e di e ke ndjekur apo jo, janë shumë socialist që publikisht po e deklarojnë votën e tyre për ndryshim. Kjo është në radhë të parë përgjegjësia e madhe qytetare. Se njeriu përgjegjësinë më të madhe e ka ndaj familjes së vet, pastaj ndaj atdheut. Në fund të fundit, Shqipëria është e juaja, është e njerëzve, nuk i takon partive. Partive u takon që të vijnë me plane dhe të mbajnë fjalën. Ti e di që 8 vite me radhë premtimet kanë qenë me bollëk, punët kanë qenë zero dhe ne kemi mbetur në vend numëro si në fushën e bujqësisë ashtu dhe në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, si në arsim dhe në shëndetësi. E dyta dua të them, ne s’kemi për t’i ndarë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë. Për ne plani ynë i zhvillimit që ka në fokus ekonominë, ka punësimin, ka mirëqenin, natyrisht ka dhe Integrimin në Europian se do na ndihmojë ajo që të ndihmojmë edhe fermerin shqiptarë. Kjo i vjen në ndihmë gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Prandaj kush do ndryshimin, kush e di që pas 8 vjet premtime të pa mbajtura mandati i tret është rreziku më i madh, për familjet e shqiptarëve, për fermerin shqiptarë, për të rinjtë shqiptarë e kanë ndarë mendjen dhe unë këtë e prek, e ndiej kudo dhe ndryshimi është mes nesh që shpresa është rikthyer. Sigurisht e mirëpres besimin tuaj por e konsideroj dhe përgjegjësi shumë të madhe dhe po të garantoj sot ty dhe çdo socialistë të na bashkohet dhe e di që unë nuk kam mundësi ti takoj të gjithë. Shumë po takoj por shumë socialistë që do të na bashkohen me votë për ndryshimin me datë 25 duke votuar numrin 9-të dua të ju them që ne do ta marrim këtë si një angazhim serioz për të ju përgjigjur të gjithë vëllezërve dhe motrave tona. Prandaj faleminderit për mbështetjen tuaj dhe siç e thatë vetë, brezi i ri sjell një kulturë te re politike dhe kjo është kultura e re politike që kemi më njëri-tjetrin. Dhe së dyti, më e rëndësishmja meqë vini nga Partia Socialiste për të mbështetur ndryshimin, po ju them edhe njëherë mirë se vini! Ne jemi një familje, një popull, një komb dhe mirë se vijnë të gjithë ata socialistë të zhgënjyer, sepse ndryshimi do të jetë për të gjithë ne. Ne nuk do t’i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë. Programi do t’i japi frytet për të gjithë. E vetmja gjë që kërkohet, më 25 Prill të merrni përgjegjësitë për familjet tuaja, për fëmijët tuaj. Nuk është dita e partive, është dita juaj dhe të shkoni të votoni numrin 9 për ndryshimin. Sepse zgjidhja kjo është” – tha Basha.

(k.m/doaja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha në tirane zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha lulzim basha në tirane zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj