LIVE UPDATES
Politike

Kandidon në listën e PD-së, Agron Kapllanaj: Mallakastriotët janë braktisur, ky vend ka nevojë për programin tonë

16 Prill 2021, 15:47 Nga DOSJA
Kandidon në listën e PD-së, Agron Kapllanaj: Mallakastriotët

FIER– Agron Kapllanaj, kandidat i PD-së për deputet në qarkun e Fierit shprehet se do t’i kthejë dinjitetin në vend qytetarëve të Mallakastrës, zonë që ai përfaqëson prej kohësh.

Si një ish-kryertar bashkie i këtij qyteti, Kapllanaj thekson se ai do të jetë zëri i fortë i mallakastriotëve në parlament, ndërsa beson fortë tek zgjidhja që do t’i japë PD-ja çështjes së naftëtarëve. Sipas tij, pagat e prapambetura të naftëtarëve të Ballshit do të likuidohen.

Kapllanaj, teksa renditet i shtati në listën e PD-së, ftoi qytetarët që të besojnë tek ai dhe të votojnë për demokratët më 25 prill.

“Fushata ime,”- thotë ai,-“Është bazuar edhe në njohjen e të gjithë zonës përgjatë 4 viteve kur kam qenë kryetar i bashkisë së Mallakastrës, duke pasur parasysh që në 2019 nuk na u dha mundësia që të ballafaqoheshim me qytetarët, për shkaqe që tashmë dihen dhe nuk ka nevojë të përsëriten. Ndaj edhe kjo fushatë është edhe një lloj llogaridhënie përpara qytetarëve të cilët në 2015 më besuan të drejtoja bashkinë. E ndjeja të nevojshme një përballje me qytetarët e Mallakastrës, një bashkëbisedim me ta, për të parë edhe vlerësimin që kanë për punët e bëra gjatë 4-vjeçarit që qeverisa në bashki. Në mendimin tim, kjo do të thotë një kryetar bashkie që punoi për katër vite dhe bashkëpunoi me qytetarët e ka detyrim që duhet të përballet.

Ky është një aspekt. Aspekti tjetër është fushata që po bëjmë dhe sigurisht programi i Partisë Demokratike për katër-vjeçarin që vjen. Mallakastra, përveç punëve të bëra në katër vitet kur bashkia drejtohej nga Partia Demokratike, në mandatin kur unë e drejtova këtë bashki, ka nevojë shumë herë më tepër sesa punët e bëra.

Qeveria aktuale,mallakastriotët i ka braktisur, ashtu sikundër ka braktisur të gjithë qytetarët shqiptarë, por veçanërisht popullin e kësaj zone. Mallakastra është një zonë kodrinore ku në përgjithësi mbizotërojnë ullinjtë, qershitë por një pjesë e mirë merren edhe me blegtori. Ne fakt mallkastriotët kanë qenë të braktisur nga subvencionet në të gjithë sektorët, duke u ndjerë të braktisur e duke mos përfituar asgjë nga shteti e për këtë arsye prodhimet e tyre nuk shiten. Ndaj normalisht një pjesë e mirë e tyre e kanë braktisur tokën dhe nuk e punojnë për shkak se nuk kanë mundësi. Kjo mungesë vëmendje bën që edhe në rastet kur fermeri kultivon, prodhimet dalin me kosto të lartë dhe çka është më e rëndësishme qeveria nuk bën asnjë pak për të siguruar shitjen e produkteve bujqësore të qytetarëve.

Në Ballsh është rafineria e naftës dhe kjo është edhe një zonë naftë nxjerrëse. Rafineria e Ballshit ka vite që nuk punon e për më tepër punonjësit kanë shumë paga të prapambetura, ndaj edhe ky është një ndër prioritet e qeverisë së ardhshme të Zotit Basha, i cili në takimin që ka pasur me naftëtarët, u ka premtuar atyre pagat e prapambetura dhe investitorë serioz për të vënë në punë Uzinën e Ballshit. Kjo është një ndër prioritet e qeverisjes por sigurisht edhe një nga prioritet, e mia si deputet i ardhshëm i parlamentit ku nuk do të resht së çuari zërin e qytetarëve, zërin e mallakastriotëve në parlament, për të zgjidhur problemet që Mallakastra ka.

Papunësia është ajo çka mbizotëron sot në Mallakastër. Largimi i të rinjve nga Mallakastra, vrasja e shpresës, pasi ata sot nuk shohin asnjë mundësi për të vazhduar të jetojnë në këtë vend. Një pjesë e mirë e të rinjve, sa mbarojnë shkollën, mendojnë të largohen nga Shqipëria pasi mendojnë se këtu nuk ka të ardhme, dhe e vetmja mundësi është të ikin, shpesh duke marrë edhe para borxh e duke sakrifikuar jetën, në rrugë edhe të rrezikshme e të paligjshme, duke shkuar na Angli apo ndonjë vend tjetër. Edhe në këto kohë tani, kur kufijtë janë të bllokuar, paguajnë vetëm që të largohen që këtu. Kjo është e ardhmja që Edi Rama i ka siguruar qytetarëve mallakastriot dhe atyre shqiptar këto 8 vite dhe sigurisht që kjo duhet të marrë fund, dhe qeveria e ardhshme do të jetë qeveria që do të kujdeset e do të mundësoj jetesën e qytetarëve në vendin e tyre, duke menduar vetëm e vetëm për qytetarët e vet.
Një tjetër prioritet Mallakastra ka infrastrukturën rrugore. Duhe të theksojmë se në Mallakastër partia socialiste nuk ka shtruar asnjë metër rrugë, e për më tepër aksi nacional Fier- Ballsh, Ballsh–Fratar, është një aks tejet i amortizuar dhe shumë i rrezikshëm edhe për automjetet dhe qytetarët që kalojnë pasi siguria rrugore mungon, infrastruktura rrugore është e degraduar, gropa të pambushura, kanale të papastruara e gjithçka tjetër që rrezikon jetën e qytetarëve. Kjo është edhe një nga prioritet e mia si deputet i ardhshëm i parlamentit shqiptar, që do të merrem direkt me kryeministrin duke kërkuar rehabilitim sa më parë të kësaj rruge, pasi Mallakastra është një zonë industriale. Buxheti i shtetit nga kjo zonë merr sasi të konsiderueshme të ardhurash në formë taksash dhe padiskutim që qytetarët meritojnë vëmendje duke kthyer një pjesë të taksave që ata paguajnë në të mirë të qytetarëve.

Partia Demokratike duhet votuar pasi është e ardhmja e këtij vendi. Qeveria që do të dal nga këto zgjedhje do të jetë qeveria që do të kujdeset për të gjitha shtresat, që nga fëmija i porsalindur dhe deri tek i moshuari që merr pension. Qeveria që do të dali dhe kryeministri Lulzim Basha do të kthej shpresën në këtë vend, do t’u kthej shpresën të rinjve. Edhe ata që kanë ikur për një jetë më të mirë të mendojnë që të kthehen e të ndërtojnë jetën e tyre këtu, për ta bërë Shqipërinë vendin që duan. Vetëm qeverisja e partisë demokratike dhe Lulzim Basha kryeministër do të bëjnë të mundur anëtarësimin në Bashkimin Europian, anëtarësim i cili ka mbetur në vend numëro për 8 vite dhe nuk ka bërë asnjë hap tjetër, por përkundrazi nga 3 kushte ato janë shtuar, duke shkuar në 14. Kjo do të marr fund në 25 prill, dhe nga 25 prilli e pas, për Shqipërinë dhe shqiptarët e për mallakastriotët do të filloj një epokë e re, ku shpresa do të jetë ajo që do të mbizotëroj dhe shqiptarë do të jenë ata që do të shohin e prekin të gjitha ato të mira, të listuara në programin e parisë demokratike.

Si deputet i Mallakastrës i zgjedhur nga mallakastriotët do të jem një zë i fortë i tyre në parlament ku do të shtroj të gjitha problemet e do të kërkoj zgjidhjen e tyre. Unë do jem zëri i fuqishëm në parlament, zëri që do të donit ta kishit pasur me kohë dhe nuk e keni pasur asnjëherë. Ndaj unë nuk do t’ju zhgënjej, por do të qaj hallet tuaja, do të kërkoj për Mallakastrën, do të sjell gjithë investimet në këtë qytet e do të kujdesem për të gjithë këtë zone.”

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agron kapllanaj zgjedhjet 25 prill 2021 agron kapllanaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet