LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam qenë ushtar i UÇK-së, gjatë luftës mbeta invalid’/ HISTORIA E MASHTRIMIT: Si iu zhvatën avokatit 1 mln eu

3 Maj 2021, 10:39 Nga DOSJA
“Kam qenë ushtar i UÇK-së, gjatë luftës mbeta

“Kam qenë ushtar i UÇK-së, gjatë luftës mbeta invalid, i humba të gjithë anëtarët e familjes përveç nënës“. Me këtë rrëfim për jetën e tij, një shtetas nga Kosova me inicialet L.M., fitoi dhembshurinë e një avokati në Shqipëri dhe që muaj pas muaji i zhvati atij plot 1 milion e 20 mijë euro. Por ndërkohë, burrit të arrestuar si mashtrues, i janë gjetur në telefon mesazhe nga policia dhe telefonata me persona publikë, si dhe pretendimi se ndërkohë ai po mbahej peng nga një grup i strukturuar kriminal.

Për këtë fakt, i dyshuari nuk ka pranuar të japë asnjë detaj, ndërkohë që e dashura e tij është shpallur në kërkim policor pas aksionit të policisë që u inicua nga denoncimi i avokatit të njohur në Shqipëri.

Burimet zyrtare të policisë, thanë për Gazetasi.al, se 51-vjeçari nga Kosova dhe rezident në Zvicër, duke luajtur me kartat e atdhedashësit dhe personit që kishte rrezikuar jetën në luftë, e ka joshur njëkohësisht avokatin B.R., shumë i njohur në vend, duke i treguar se kishte në një llogari bankare, pension invalidi prej 5 milionë frangash, por nuk i tërhiqte dot, sepse i kishte lënë me interes të paprekshëm, derisa t’i shkonin 7 milionë franga.

Burime të Gazetasi.al që morën pjesë në hetime, treguan se si gjatë vitit 2018 , avokati i njohur shqiptar, u kontaktua nga 51-vjeçari kosovar dhe se sipas konsulencës, mashtruesi i tregoi se i nevojitej një avokat shumë i aftë për të zhbllokuar llogaritë bankare.

Për këtë veprim, ai firmosi një prokurë të posaçme për avokatin, në të cilën i jepte të drejta për veprime dhe përfaqësim. Kaq ka mjaftuar, që avokati i njohur të paguajë darkën e takimit në mbajtur në një hotel luksoz në kryeqytet dhe fjetjen e 51-vjecarit. Fatura e parë, kushtonte 2.500 euro. Por ajo nuk ishte asgjë, pas asaj që do vinte më pas.

Avokati tregon në polici

“L.M., gjatë takimit, më tregoi se është kosovar nga Gjakova dhe jeton në Zvivër prej 1998-ës, më tha që ishte dëbuar prej andej, pasi kishte qenë i martuar me një shtetase zvricerane , që diktoi lidhjen jashtë martesore me shtetasen R.B., dhe për këtë, ai u akuzua për dhunë në familje. Pasi kishim diskutuar në rrjetet sociale dhe biseduam për zgjidhjen që duhej t’i jepja si avokat, ai udhëtoi drejt Tiranës, ku darkuam në hotelin “E”. Në prani të bashkëjetueses më kërkoi ndihmë për akomodimin, darkuam në një restorant peshku dhe më premtoi se gjithçka do ta dokumentonte dhe se sapo të tërhiqte paratë, do t’i kthente”, – denoncon avokati në polici.

Nën pretendimin se kishte nevojë për ndihmë mjekësore, i duheshin vizita në spital dhe se i duheshin ilaçe për të blerë, ai i ka zhvatur avokatit vlerën e 1 milionë e 20 mijë euro, që të gjitha të pranuara prej tij dhe të firmosura përpara noterëve.

“Në pamje të parë e besova, pasi hiqej si luftëtar i UÇK-së, më tha se me profesion ishte inxhinier elektronik dhe se të tërë njerëzit , xhaxhallarët, babai, kushërinjtë, ishin vrarë nga lufta dhe nga pushtimi serb”, – detajon B.R.

Policia thotë për GazetaSi.al, se mashtruesi 51-vjecar, i cili u arrestua, kurse bashkëjetuesja e tij u shpall në kërkim, ka firmosur disa prokura që janë sekuestruar si prova materiale.

Në disa prej këtyre prokurave, avokati emërohet prej tij si përfaqësues pranë autoriteteve zvicerane, si personi që do të takojë mjekun zviceran, apo që do t’i akomodojë të ëmën.

Avokati kujton më tej, se në një çast, pasi e ka shëtitur në Mal të Zi, duke e vizituar dhe mjekuar, ai i ka kërkuar 10 mijë euro borxh. “Për këtë borxh, lëshoi deklaratën noteriale dhe i lëshova një prokurë me arsyetimin se kthimi i tyre do të bëhej nga llogaria në Zvicër”.

Duke u gjendur nën të njëjtin kurth në nëntor 2019, avokati i ka dhënë 100 mijë euro, që i duheshin për trajtim mjekësor në Kroaci dhe më tej 41 mijë euro që nevojiteshin për trajtim mjekësor në Serbi.

Premtimi ka qenë i njëjtë, shumat do të tërhiqeshin sipas prokurës në llogarinë zvicerane gjatë angazhimit të B.R., si avokati që do t’i zgjidhte punë dhe do të merrte nga tërheqja e 5 milionë frangave një shumë të konsiderueshme për punën e kryer.

Por teksa shuma ka shkuar 400 mijë euro, avokati ka filluar të dyshojë, kur në një nga udhëtimet e tij në Zvicër, në tentativë për të njohur prokurën, askush pranë klinikës ku trajtohej klienti i tij nuk ka pranuar asistencë pa qenë i pranishëm L.M.

“Përfaqësuesja e SVA-së, këmbëngulte se pa qenë i pranishëm L.M., nuk mund të kryente asnjë veprim”, – kujton avokati për vizitën e tij në Zyrih, teksa profesori dhe mjeku që e trajtonte i ka konfirmuar për kujdesin ndaj pacientit.

“Në muajin prill , datë 22 të vitit 2019, më kërkoi 200 mijë euro të tjera për hospitalizim, pasi i rrezikohej jeta dhe ia dhashë me kontratë, me idenë si edhe të tjerat, se ai do të bënte të mundur t’i transferonte në llogarinë e tij të hapur enkas me kërkesën time”.

Në një nga rastet e borxhdhënies, e pranishme ka qenë edhe bashkëjetuesja shqiptare e kosovarit, e cila ka nënshkruar si dëshmitare, ndaj dhe është shpallur në kërkim.

“Kjo shtetase, kur bëheshin pagesat, dilte dorëzanë, duke premtuar se nëse nuk i kthente L., do t’i kthente ajo”, – ankohet avokati në polici.

Mes provave që dorëzoi, avokati paraqiti edhe dhjetra mesazhe në aplikacionin whatsapp dhe deklaratat noteriale të borxheve , shifra e të cilave shkon 1 milion e 20 mijë euro.

Policia bën me dije për Gazetasi.al, se ka marrë në pyetje shtetasin kosovar, i cili pranon se ka marrë një seri borxhesh nga avokati.

“Me këtë shtetas, jam njohur në qërshor 2018, pasi ma kanë prezantuar si avokat të zotin dhe për një të tillë kam pasur nevojë për të zgjidhur një problem në Zvicër për të tërhequr lekët e sigurimit invalidor”.

Por ky shtetas pohon se shuma e borxhit nuk është aq sa pretendon avokati.

“Nuk kam marrë aq lekë, por e kam fryrë në deklaratë noteriale për të pasur mundësi që të tërheq sa më shumë para nga Zvicra”.

Policia e pyet burrin e dyshuar si mashtrues – se ku i ka depozituar paratë e siguruara nga avokati?

“Nuk i kam depozituar askund, – përgjigjet ai, – pasi nuk kam marrë aq para, të gjitha i kam harxhuar me trajtim mjekësor dhe medikamente”.

Policia, pas administrimit të disa mesazheve, e pyet 51-vjeçarin edhe për grupet kriminale, thotë një burim shumë i besueshëm i Gazetasi.al

“Në telefonin tuaj, në një prej bisedave, u gjetën mesazhe që ua dërgoni personazheve publikë dhe pas thirrjes sonë telefonike, thuhej se ju mbaheshit peng nga një grup i strukturuar kriminal. A mund të na thoni kush është ky grup dhe për çfarë ndiheni të kërcënuar prej tyre?”, – e kanë pyetur agjentët e policisë. Por L.M., ka refuzuar të japë deklarim mbi këtë dyshim.

Marrë nga GazetaSi

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet avokati nga kosova historia e mashtrimit avokati nga kosova historia e mashtrimit

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez