LIVE UPDATES
Aktualitet

Falënderojmë ministrin Voridhi që na do kaq shumë

3 Maj 2021, 10:35 Nga DOSJA
Falënderojmë ministrin Voridhi që na do kaq shumë

GREQI– Ndryshimi i ligjit për nënshtetësinë greke u ripunua dhe siç ndodh gjithherë këtu në Greqi, sipas mendimit tim, u ri-vështirësua. E dëgjuam së pari tek lajmet në TV Tribuna nga goja e gazetarit Robert Goro dhe nuk u besuam veshëve. Nuk është aspak shpoti titulli dhe aspak pakënaqësi. Është një e vërtetë e madhe. Shqiptarët e varfër dhe të pashkollë, me pak ose me plot shkollë, së paku mjaftueshëm për të bërë të gjitha ato që nevojiteshin deri tani për të jetuar, e punuar ata dhe familjet e tyre, për të dhënë kontributin e tyre tridhjetëvjeçar në shtetin helen dhe për të mirëformuar në çdo plan, një përqindje të konsiderueshme të brezit të ri të shtetit grek, për të cilën është shteti i dashur amë, (ky i pa racisti dhe me dashurinë Ortodokse në thelbin e tij, me të cilën për flamur Voridhi kryesisht zgjidhet përherë si kandidat i kuvendit popullor grek), tani kanë një mundësi të madhe. Dhe këtë mundësi ua jep më në fund vetë ministri Voridhi. Më kundërshtoni po të doni!

Kushedi sa shqiptarë që shpesh janë të pa punë në ekonominë e dobësuar prej 15 vjetësh tanimë, në Greqi do të lëviznin për në Evropë, nëse do të kishin në duart e tyre mundësinë e përfitimit të një leje të tillë, që padyshim do ta jepte Pasaporta greke si vend i Bashkimit Evropian. Por Voridhi na do shumë dhe nuk mund të ndajë nga vetja këtë përqindje të madhe njerëzish, që sa vjen e zvogëlohet sepse dihet që me rritjen e moshës, zvogëlohet dhe dëshira për t’ia nisur nga fillimi e për më tepër kapaciteti për të punuar. Pra ministri Voridhi i do tërë emigrantët shqiptarë të plaken e të qëndrojnë këtu, me të. E dimë mirë se nëse shteti grek do të zbatonte ligjin e vet të mëparshëm, që ekziston në sa e sa vende të Bashkimit Evropian, Amerikë etj, aty tek 2006-2007-a, shqiptarët e ligjshëm që përftuan me aq strapacim e durim lejet e punës e të qëndrimit në fund të viteve 90-të, do ishin bërë shumica me pasaporta greke, dhe mes nesh, tani do ishim bërë shumica dhe me ndonjë pasaportë tjetër e do kalonim në Greqi për pushime.  Kjo sepse me fillimin e krizës në ekonominë greke e këtu e një dekadë e gjysmë, ndërsa punishtet e fabrikat mbylleshin ose merrnin arratinë për në vendet lindore, dhe veprat e ndërtimit mbaruan, sa e sa emigrantë shqiptarë kërkonin me “qiri” një rast të largoheshin në mënyrë të ligjshme, për në vende të tjera Evropiane, (kështu që me një politikë tjetër për emigracionin, Greqia do të ishte zbrazur në masë të madhe nga emigrantët e përhershëm e mund të shërbenin vetëm si punëtor sezonal në periudhat e nevojshme). Disa pak, e realizuan, shumica e tyre nga ata që kishin arritur të merrnin pasaportat, por dhe me Kartën Pesëvjeçare, por karta pesëvjeçare do një sërë kushtesh ekonomike, që është shumë e vështirë të përftohet nga ata që janë të papunë, në një vend të tillë në krizë, se përndryshe dhe përse të iknin. Kjo vlen edhe për familjarët e pavarur, që janë punësuar pa sigurime sociale ndaj s’kanë dot dëshmi të ligjshme për të lejuar lëvizjen e tërë familjes, që do ta siguronin vetëm pasaportat greke. Një pjesë e mirë shqiptarësh, veçanërisht në moshë të tretë, do të donin gjithashtu të ktheheshin në Shqipëri, ndërsa fëmijët e tyre të rritur e që kanë krijuar tanimë familjet e tyre, me të tyret fëmijë, vazhdojnë të qëndrojnë e punojnë këtu, apo në ndonjë vend tjetër të Evropës. Është e qartë pra që këta njerëz do të donin që të kishin të siguruar ardhjen e lirshmëri veprimi në shtetin ku kaluan tridhjetë vjet nga jeta e tyre dhe pa pengesë a kufizim kohor, e për më tepër pa frikë se do ndryshojë ndonjë gjë në vazhdim, (siç dëgjuam me frikë disa herë zëra për pengesën e lejes së udhëtimit për qytetarët me pasaportë shqiptare) siç do të lejonte pasaporta greke, por ministri ynë i dashur nuk do t’i lërë të largohen as këtë pjesë njerëzish. Përkundrazi, i ndikuar thellësisht nga proverbat e dy shteteve tanë se vështirësitë janë ato që na forcojnë, na bëjnë mirë për të kalitur karakterin, ai vendosi edhe vështirësi të tjera, për emigrantët pikërisht për këtë qëllim të lartësuar stoik. Pa le pastaj duke ditur të gjithë sa mirë na bënë leximi, e stërvitja e trurit, shqiptarët që dinë mjaftë mirë të lexojnë e shkruajnë, për të gjitha punët e përditshme, kanë një rast të mrekullueshëm tani të fillojnë shkollat (që shtetet e tjera ua sigurojnë emigrantëve që me ardhjen e tyre), kurset private e t’i bëjnë të tërë të mbrojnë gjuhën me tërë komponentët e saj. Do jetë një rast i mirë se ato mësimet që s’dinë shpesh mamatë greke të ndihmojnë fëmijët e tyre në shkollë, meqë nuk i mbajnë mend që prej panelienieve, provimeve të tyre të shtetit, por i dërgojnë fëmijët tek mësues privat, do i dinë tashmë shqiptarët në mënyrë të shkëlqyer, se siç u tha dhe zyrtarisht, nuk duan më grek injorantë, pra do të rrisin mesataren e kulturimit të shoqërisë me anë të shqiptarëve. Pa le të jenë gjashtëdhjetë pa e me kusur, vjeç, ose nga ata që me të marrë në dorë pasaportën do presin biletat për t’u larguar nga Athina, shumica e emigrantëve. Zoti Voridhi do që të gjithë ne shqiptarët të jemi të ngritur si njerëz e të kemi kulturë të gjerë e të çmuar. Dhe nëse kemi ndonjë dyshim përse ne shqiptarët, meqë ligji është për të gjithë emigrantët, po sepse shumë nga shqiptarët po mbushin tridhjetë vjet në këtë vend, nëse donin, për ta veçanërisht ligji do kishte ndonjë nën-shtesë nga ato që pëlqehen kaq shumë dekadat e fundit, që të bëhej diçka për këtë, kryesisht ata që i kanë plotësuar dokumentet e kushtet e atëhershëm e të mos i ngjante atyre karikaturave të njeriut mbi kafshë që me kallam josh në turirin e kafshës, që kjo të ecë përpara të kap karremin, i cili ecën e largohet ndërkohë bashkë me të.

Por edhe për diçka tjetër na zgjon vëmendjen zoti Voridhi, se sa të paorganizuar dhe të papeshë jemi e mbetëm edhe pas tridhjetë vjetësh ne shqiptarët ndaj çdo vendimi. Atij të Ramës për të na lënë pa votuar, edhe sivjet, atje në Shqipëri, këtij të ligjit për nënshtetësinë e sa e sa të tjerë, pa numër gjer tani, që s’do përfundonte kurrë ky shkrim po të nisnim historikun. Është një rast të kuptojmë e ndërgjegjësohemi sa pa mundësi jemi të ushtrojmë trysni mbi vendimet politike, sesa pak dimë të kërkojmë të drejtat tona politike, se sa pashmagshmërisht askush nuk na do, po nuk deshëm veten me një plan bashkimi të urtësuar e me interesat e përgjithshme, së pari. E, dhe kjo nënkupton pjesë të përgjegjësisë tek të gjithë ne, pavarësisht nga dashuritë e ministrave (këtej a andej kufirit i cili vazhdon problematik me justifikimin e Pandemisë, e përsëri s’do të dijë njeri). Është rast të kujtojmë se edhe pse kalojnë vitet, me të njëjtat “paorganizime” nuk arrihet dot rezultat i ndryshëm nga ato të deritanishmet.  E thënë troç, po nuk patëm përfaqësim të denjë politikë e ekonomik, deputetët tanë, qoftë dhe ata që nuk na pëlqejnë personalisht si pretendime perfektë individuale të secilit, po nuk patëm presion politik të përqendruar, nuk ka arsye që të na bëjnë favore, sepse “favoret” e sotme për pasaporta, sado të ligjshme të jenë sipas kërkesave tona njerëzore e legjitime, duan të thonë pretendime nesër për kur të votojmë me të drejta të barabarta. Është e qartë që askush s’ka arsye të shtojë një front ku të premtojë e të detyrohet të rrisë potencialin e tij, që të rizgjidhet. Prandaj mbllaçitin premtimet edhe vetë ata politikanë e ato qeveri që tradicionalisht në statusin e tyre i kemi pasur pro emigrantëve, pa le më ato që shfaqin hapur qëndrimin e tyre. Këto merren dhe fitohen me organizim./Tribuna.news

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet makis vorodhis makis vorodhis

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet