LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kam migrenë’/ Banori i Baldushkut denoncon në Polici: U nisa për të blerë ilaçe në Tiranë, grabitësit më

16 Maj 2021, 13:29 Nga DOSJA
‘Kam migrenë’/ Banori i Baldushkut denoncon në Polici: U

Një banor nga fshati Baldushk me inicialet A.A. pretendon se është grabitur në rrugë nga katër persona të armatosur që I kanë rrëmbyer të gjitha lekët që ai kishte . Ky shtetas i përshkroi policisë se u ndalua në afërsi të urës në dalje të fshatit rreth orës 21:00 dhe sipas hetuesve që po përpiqen të zbardhin ngjarjen dhe të gjejnë autorët, katër prej tyre ishin të armatosur me pistoletë dhe njëri prej tyre mbante në dorë një shkop bejsbolli.

Ngjarja detajohet nga i sulmuari , që është i moshës 23 vjeç i cili thotë se ndërroi rrugën dhe nuk shkoi në banesë mbasi kishte përfunduar kafen me bashkëfshatarët. 23 vjeçari befas kishte pasur dhimbje koke mbasi vuan nga migrena dhe sipas tij, meqenëse në fshat nuk kishe farmaci, ai mori makinën dhe u drejtua për në Tiranë ku donte sipas tij të blinte voltaren.

Por disa detaje nga dëshmia e të riut e bëjnë të dyshimtë ngjarjen, duke e ndarë grupin e hetimit në dy fronte . Njëri prej tyre insiston që i riu është grabitur ndaj dhe ka përveshur mëngët dhe është vënë në kërkim të dëshmitarëve dhe provave. Kurse grupi tjetër po e shikon historinë nga krahu tjetër, ai shikon mundësisë që i riu ti ketë harxhuar paratë me një vlerë prej mbi 2 milionë lekë të vjetra dhe më tej I gjendur në vështirësi ka krijuar alibinë.

“Por për të dytën nuk janë gjetur ende prova ashtu si edhe për të parën, ndaj agjentët vijojnë të kërkojnë gjurmët e grabitësve” deklaroi zyrtari i policisë për Gazetën “Si”. “Kam në përdorim një mjet Volkswagen me targa AA…8ZC me të cilin shkoj përditë në punë. Atë ditë mbarova punën dhe nga Tirana u nisa për në fshat ku kam lindur dhe banoj. Përpara se të kthehesha në shtëpi, u ula për kafe me shokët e mi dhe po pija një kafe. Në këtë lokal ulem çdo ditë”, shprehet në kallëzim për ditën e ngjarjes shtetasi A.A.

Sipas versionit që policia jep për gazetën “Si” , në përfundim të bisedës dhe të kafesë i riu u nis drejt familjes. Por rrugës dhimbja e kokës u bë e fortë dhe e padurueshme , ndaj ai ka kthyer rrugë “ vuaj nga migrena dhe më duhej një voltaren. Nuk kisha me vete dhe për këtë arsye u nisa me makinë të merrja voltaren në Tiranë”. Në dalje të fshatit , pranë urës i riu i shpjegon policisë se një mjet tip benz pa targa i bllokoi rrugën.

“Benci në ngjyrë te zezë, tip 190 ishte pa asnjë targë. Prej andej dolën katër persona të cilët ishin me maska në kokë. U afruan tek xhami. Ai më kërkoi që të nxirrja lekët dhe në dorë mbante një pistoletë kurse një tjetër mbante një shkop bejsbolli” deklaron 23 vjeçari i cili këmbëngul në polici se hapi çantën dhe ju dha çdo monedhë që kishte.

“I ndodhur në këto kushte, njërit prej tyre që nuk e identifikoj dot i dhashë aq sa kisha 2.3 milionë lekë të vjetra . Mbasi më morën lekët u kthyen mbrapsht tek makina e tyre dhe u nisën në drejtim të Tiranes” kujton A.A. sipas të cilit ai njoftoi sallën operative “telefonova policinë menjëherë , por ata nuk e hapën telefonin.

Atëherë u ktheva mbrapsht në fshat, takova një shok dhe mbasi diskutuam e telefonova sërish policinë dhe rrugës kur po shkoja në banese policia mbërriti dhe më kërkoi të shkoja me ta në komisariat për të bërë kallëzim” . Por pikërisht fraza e fundit sipas grupit te hetimit e bën të dyshimtë ngjarjen dhe për këtë hidhen dyshime edhe ndaj kallëzuesit. Burimet e grupit të hetimit që po merren me ngjarjen shprehen se përveç pistës së grabitjes, agjentët kanë ngritur edhe pistën e sajimit të historisë nga i riu.

‘Nuk përjashtohet edhe kjo pistë, pasi ka disa kontradikta në këtë kallëzim, por primare është pista e vjedhjes. I dëmtuari mund t’i ketë shpenzuar paratë dhe i ndodhur në kushtet kur nuk kishte se si të justifikohej në shtëpi, tek familjarët ai mund të ketë montuar të gjithë fabulën e mësipërme dhe ky dyshim është i pranishëm po aq sa edhe dyshimi që vjedhja mund të ketë ndodhur realisht” tha një nga zyrtarët e komisariatit përkatës .

Megjithatë policia ka kryer veprimet kryesore duke e besuar denoncuesin. Është kontrolluar banesa e një personi me inicialet O.I, të cilit pavarësisht se rezultoi nga sistemi tims se kishte dalë prej kohësh jashtë vendit, në shtëpi nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. Ndërkohë referuar përshkrimeve të të grabiturit, duke kontrolluar zonën dhe aksin kryesor, agjentët shtojnë për gazetën “Si” se në afërsi të një karburanti konstatuan të parkuar një mjet benz të zi , 190.

“U mor në pyetje pronari i karburantit me inicialet XH.Z.” – përshkruan policia në dosjen që gazeta “Si” disponon . Ky shtetas tregon se makina gjendej e parkuar aty dhe që sipas veprimeve të mëvonshme u konstatua që ju përket dy vëllezërve që punojnë në Tiranë”.

Me shpresën se mbase ishin pranë grabitësve , grupi i hetuesve që mendon se i riu është grabitur vërtet ka shkuar akoma më tej. Ata kanë kërkuar këqyrje të automjetit dhe njërën nga gjurmët papilare që është konstatuar nga dera e pasagjerit e kanë dërguar për ekspertizë. Përveç kësaj si provë ndonëse nuk shpjegohet.

Marrë nga Gazeta “SI”

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet baldushk baldushk

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim