LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Ja si e vramë me atentat, Haziz Sharrën, kreun e rinisë së Ballit Kombëtar për Vlorën, pas urdhërit me shkrim që na

1 Qershor 2020, 20:43 Nga DOSJA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më 7 tetor të vitit 1943, kur pas direktivave që vinin nga Partia Komuniste Shqiptare me në krye Enver Hoxhën, Qarkori Komunist i Vlorës, me në krye Mihal Priftin dhe komandantin e njësiteve guerile të atij qyteti, Rr. P., morrën vendimin që të vrisnin me atentat, Haziz Sharrën, që ishte kreu i rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar. Dëshmia e rrallë e kolonel, Istref Mustafaraj, ish-komandant i Artilerisë për disa njësi të mëdha ushtarake në Vlorë, Durrës dhe Sarandë, i cili ishte një nga tre atentatorët që u ngarkuan nga Qarkori Komunist i Vlorës, dhe së bashku me dy shokët e tij, Miço Emini nga Vlora dhe Jonuz Pejën nga Kosova, i zunë pritë Hazizizit fare pranë shtëpisë së tij te “Sheshi i Flamurit” dhe teksa ai po shkonte për në drejtim të Lagjes “Muradije”, ata të tre e qëlluan me revolverët e tyre, duke e goditur me shtatë plumba në trup, por nga fiziku i fortë që kishte, ai nuk ra në tokë, por nxorri “Nagant”-in e tij dhe duke qëlluar në drejtim të tyre, i ndoqi për afro 100 metra dhe plagosi dy prej tyre. Dërgimi i Hazizit në shtëpinë e tij nga shokët që erdhën me të shpejtë në vëndin e ngjarjes pas atentatit dhe lutja që ata i bënë Dr. Kaçalinos për ta mjekuar atë dhe refuzimi i tij pasi kishte frikë se do ta vrisnin komunist, kur ta merrnin vesh se ai kishte mjekuar një nga krerët kryesorë të Ballit Kombëtar të Vlorës. Si u hakmorrën më pas shokët e Hazizit, pjestarë të Ballit Kombëtar të Vlorës, duke vrarë dy atentatorët, Miço Eminin dhe Jonuz Pejën, e më pas edhe Dr. Kaçalinon, mjekun që s’kishte pranuan të mjekonte Haziz Sharrën, por kishte mjekur atentatorin e tij, Jonuz Pejën, në shtëpinë e Bule Imamit. Historia e rrallë e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku zinxhiri i vrasjeve ndërmjet komunistëve dhe ballistëve vazhdoi përsëri, pasi komunistët vranë edhe Marie Qazimin, Thoma Arapin, e më pas edhe Qamil bej Risilinë, që ishte një antikomunist.

“Në mëngjezin e datës gjashtë tetor të vitit 1943, shoku im Miço Emini, më dha një letër të shkruar nga sekretari i Qarkorit komunist të Vlorës, Mihal Prifti dhe komandanti i njësit gueril të qytetit Rr. P., të cilët na urdhëronin mua, Elham Doçin dhe Jonuz Pejën, për t’ë vrarë me atentat Hazis Sharrën, i cili në atë kohë ishte një nga drejtuesit kryesorë të rinisë së Ballit Kombëtar në rrethin e Vlorës. Të nesërmen e asaj dite, unë së bashku me dy shokët e mij të njësit, i zumë pritë Hazizit, i cili që në mëngjez doli nga shtëpia e tij aty pranë Sheshit të “Flamurit” dhe u drejtua për nga Rruga e “Muradies”. Pasi e lamë të kalonte, unë, Jonuzi dhe Elhami, e qëlluam të tre njëherësh dhe shtatë plumba të revolverëve tanë e kapën atë në trup, por Hazizi nga që ishte shumë i fuqishëm, nuk u rrëzua në tokë dhe ashtu me plumba në trup, ai nxorri “Nagant”-in dhe duke na qëlluar, na ndoqi për afro 100 m.” Kështu e kujtonte ngjarjen e atentatit ndaj Hazis Sharrës, në fillimin e tetorit të vitit 1943, kolonel Istref Mustafaraj, ish-komandant i Artilerisë në Sazan, Vlorë, Sarandë dhe Durrës, i cili rrëfen një nga ngjarjet më të bujshme të periudhës së Luftës, kur ai së bashku me shokët e tij të njësitit gueril, vranë me atentat një nga eksponentët kryesorë të rinisë nacionaliste të Vlorës, ngjarje e cila asokohe u bë shkak i nisjes së një seriali të gjatë vrasjesh, ku pati viktima të shumta si nga komunistët, ashtu dhe nga nacionalistët. Kush është Istref Mustafaraj, cila është e kaluara e tij dhe si u krye aksioni i vrasjes së Haziz Sharrës? Cilët ishin njerzit që e urdhëruan atë vrasje, ku u bë mbledhja dhe përse u vendos që të vritej Haziz Sharra në vënd të Kudret Kokoshit? Ku u strehuan tre atentatorët pas aksionit dhe si u vranë dy prej tyre në shënjë hakmarrje nga ana e forcave të Ballit dhe si vazhdoi më tej seriali i vrasjeve nga të dy palët?

Plani për vrasjen e Sharrës

Si u bë plani për vrasjen e Haziz Sharrës dhe cilët ishin personat që urdhëruan kryerjen e atij atentati? Lidhur me këtë, Istref Mustafaraj tregonte: “Pas kapitullimit të Italisë fashiste, orientimet që vinin në Qarkorin e Vlorës nga ana e Enver Hoxhës, nuk ishin më të planit teorik, por në atë kohë sipas vendimeve të Partisë Komuniste Shqiptare, “Shpati” sillte vazhdimisht letra, ku urdhëronte për vrasje të personave konkretë. Në kuadrin e këtyre urdhërave që dërgonte Enver Hoxha në atë kohë, aty nga fillimi i tetorit 1943, përfaqësuesit e Qarkorit komunist të Vlorës, u mblodhën në shtëpinë e Bule Imamit që ndodhej në lagjen “Topana”.  Aty u bë një debat i gjatë, nëse duhej vrarë Kudret Kokoshi i cili ishte antar i Qarkorit të Ballit, apo Haziz Sharra, që ishte përfaqësues i Rinisë së Ballit. Pas shumë diskutimeve, fituan ata që mbështesnin vrasjen e Haziz Sharrës, duke arsyetuar se po të vritej Kudret Kokoshi, Hazizi si njeri i aksioneve, do të merrte hak, duke vrarë krerët kryesorë të Qarkorit Komunist, kurse po të vritej Hazizi, Kudreti, e shumta do të shkruante disa poezi si njeri i penës që ishte. Ky vendim për vrasjen e Hazizit, u muar vetëm dy javë pasi përfaqësuesit e Qarkorit Komunist, Hito Çako dhe Burhan Beqari, kishin qenë në shtëpinë e Kudretit, për t’i kërkuar që të bëhej një marveshje në lidhje me ndarjen e trofeve që u ishin kapur italianëve pas kapitullimit, marveshje e cila u realizua. Pas marrjes së vendimit për vrasjen e Haziz Sharrës, komandanti i njësitit gueril të Vlorës, Rr.  P. dhe sekretari i Qarkorit Komunist, Mihal Prifti, bënë një urdhër me shkrim për kryerjen e aksionit, duke na caktuar për ta zbatuar si atentatorë: mua (Istref Mustafarajn) Elham Doçin nga Vlora dhe Jonuz Pejën nga Kosova, që ishim antarë të njësitit gueril të qytetit”, kujtonte Istrefi, vendimin për vrasjen e Haziz Sharrës, i cili u muar nga Qarkori i Vlorës, pas urdhërave që dërgonte Enver Hoxha nga Tirana.

Atentati ndaj Sharrës

Si u realizua atentati ndaj Haziz Sharrës dhe si rrodhën ngjarjet pas asaj vrasje? Për këtë Istrefi dëshmonte: “Sipas vendimit të Qarkorit dhe të njësitit gueril, urdhërin me shkrim për vrasjen e Haziz Sharrës të nënshkruar nga Mihal Prifti (prof. në Shkollën Tregtare të Vlorës) dhe Rr. P. ma dorzoi mua në dorë shoku ynë Miço Emini, në mëngjezin e gjashtë tetorit 1943. Pas njohjes me urdhërin për vrasjen e Haziz Sharrës, të cilin e njihja që nga prilli i vitit 1939, kur bashku me Mitaq Sallatën, Azbi Tepelenën, Nuri Arapin etj., kishim shkuar për të kërkuar armë për të luftuar në Bestrovë, ne nisëm të mendonim vetëm për kryerjen e tij, sepse për ta diskutuar atë urdhër, as që bëhej fjalë. Atë kohë, në praktikën e njësitit gueril, kur të ngarkohej ndonjë atentat apo aksion tjetër, kurrsesi nuk duhet të kërkoje shpjegime, por vetëm duhet ta zbatoje atë që të ngarkohej. Kështu pas marrjes së urdhërit për kryerjen e atentatit, në mëngjezin e shtatë tetorit 1943, unë së bashku me dy shokët e mi, Elham Doçi dhe Jonuz Peja, të mbështetur dhe nga tre katër pjestarë të njësitit, i zumë pritë Haziz Sharrës, i cili pasi doli nga shtëpia e tij aty pranë Sheshit të “Flamurit”, u nis për në drejtim të Rrugës “Muradie” (sot Rruga Muze). Duke e ditur se Hazizi ishte një djalë trim e shumë i fuqishëm, ku të gjithë mundoheshin t’i evitonin përplasjet me të, edhe ne kishim menduar që të mos përballeshim dhe pasi ta linim të kalonte, do ta qëllonim nga pas. Kështu edhe vepruam. Pasi Hazizi vazhdoi të ecte në drejtim të Rrugës “Muradie”, ne e qëlluam njëherësh të tre dhe shtatë plumba të revolverëve tanë e kapën atë në trup. Por duke qenë se ai ishte fizik i madh, nuk ra në tokë dhe nxorri “Nagant”-in e duke nga ndjekur për rreth 100 m., nisi të qëllonte në drejtimin tonë, duke na plagosur mua dhe Jonuzin që ikëm me vrap në shtëpinë e Bule Imamit, ku na prisnin shokët kryesorë të njësitit, për t’u raportuar mbi kryerjen e aksionit. Pasi ne u zhdukëm me shpejtësi nga vendi i aksionit, Hazizin e morën disa kalimtarë të rastit, të cilët e dërguan në shtëpinë e tij që ishte aty afër.

Pas kësaj, dy shokë të tij që u gjendën menjëherë aty, u nisën menjëherë në kërkim të një mjeku dhe të parin që takuan ishte Dr. Kaçalino, (nga Vlora), të cilit pasi i treguan se çfarë kishte ngjarë, i kërkuan që të shkonte me ta për të mjekuar Hazizin. Dr. Kaçalino i cili ishte njeri shumë i mirë dhe nuk ishte përzier asnjëherë me politikë, nuk pranoi që të shkonte për të mjekuar Hazizin, duke u thënë se do e merrnin vesh partizanët dhe do e vrisnin edhe atë. Ndërsa Dr. Kaçalino nuk pranoi që të mjekonte Hazizin i cili vdiq atë natë në shtëpinë e tij nga shtatë plagët që kishte në trup, ai shkoi në shtëpinë e Bule Imamit dhe mjekoi shokun tim Jonuz Pejën, kurse unë u mjekova në shtëpinë e një kasapi, po në atë lagje. Atentati ndaj Haziz Sharrës nuk ishte aksioni i parë që kisha marrë pjesë unë, sepse në fundin e qershorit 1943, unë dhe Miço Emini arrestuam Thoma Arapin dhe Marie Qazimin, të cilët më pas u pushkatuan. Më vonë pas kapitullimit të Italisë, unë mora pjesë dhe në aksionin e rrëmbimit të floririt në Bankën e Vlorës, ku na komandonte Nuri Arapi dhe në fundin e shtatorit 1943, njësiti ynë i komanduar nga Burhan Beqari, vrau Qamil Bej Risilinë, i cili ishte një antikomunist i tërbuar”, kujtonte Istref Mustafaraj, lidhur atentatin ndaj Haziz Sharrës dhe aksionet e tjera ku ai ka marrë pjesë gjatë periudhës së Luftës.

Vrasja e Dr. Kaçulinos dhe atentatorëve

Si rrodhën ngjarjet pas vrasjes së Haziz Sharrës dhe si vazhdoi seriali i atentateve që solli viktima të shumta si nga komunistët ashtu dhe nga Balli Kombëtar? Lidhur me këtë Istrefi dëshmonte: “Pasi pjestarët e forcave të Ballit Kombëtar, e morën vesh se Dr. Kaçalino kishte shkuar dhe kishte mjekuar Jonuz Pejën në shtëpinë e Bule Imamit, ata e vranë doktorin në shenjë hakmarrje, pasi ai nuk kishte pranuar që të mjekonte Haziz Sharrën, vrasje e cila në atë kohë u dënua pothuaj nga të gjithë vlonjatët. Më 20 tetor të 1943, së bashku me disa të rinj u mblodhëm mbi Nartë tek “Guri i Çifutit” ku me urdhër të Qarkorit ,na komunikuan se do të pranoheshim në parti. Unë me Elham Doçin dhe Jonuz Pejën, u habitëm pasi e quanim veten komunistë, sepse që nga maji i 1942, unë kisha organizuar dhe drejtuar rininë komuniste të lagjes ku banoja. Kur ne i pyetëm se pse nuk quheshim komunistë, Dhimitër Mandro na tha: ‘Tashti që vratë kuçedrën (e kishte fjalën për Hazizin), ju dhatë prova dhe do të pranoheni komunistë’. Pranimi në parti si komunistë ishte një gëzim i madh për ne, por dy shokët e mi, Jonuzi me Elhamin, nuk e gëzuan, sepse dy ditë më vonë, më 22 tetor 1943, ata u vranë me atentat përpara Bashkisë së Vlorës, aty ku sot është Muzeu Etnografik. Atentati ndaj tyre u krye nga dy të rinjë të Ballit Kombëtar A. S. dhe R. R. në shenjë hakmarrje ndaj atentatit që ata bashkë me mua, i kishim bërë Haziz Sharrës. Pak kohë përpara vrasjes së Jonuzit dhe Elhamit, ballistët kishin vrarë dhe dy partizanë të tjerë quajtur H. B. dhe L. L. Pas kësaj, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Jonuz Pejës dhe Elham Doçit, ato ditë partizanët bënë një aksion në Qafë të Bestrovës, ku arrestuan rreth 30 fshatarë të Topalltisë, të cilët i dërguan tek “Guri i Çifutit” mbi Nartë, ku pasi pushkatuan pesë prej tyre, të tjerët i liruan”, përfundonte rrëfimin e tij, koloneli Istref Mustafaraj, i cili gjatë kohës së Luftës, ka qenë një nga atentatorët e njësitit gueril të Vlorës, i cili kreu vrasjen e Haziz Sharrës. Po pas viteve 1990, cili ka qenë qëndrimi i familjes Sharra, ndaj Istref Mustafarajt? Lidhur me këtë, Shpëtimi Sharra, (djali i Muharremit, vëllait të Hazizit) shprehet: “Në vitin 1991, kur Istref Mustafaraj dëshmoi publikisht për vrasjen e xhaxhait tim, Hazizit, u turbullova dhe krijova urrejtje ndaj atij njeriu që na kishte shkaktuar tragjedinë e familjes sonë, të cilin nuk doja ta shihja me sy. Por duke arsyetuar se ai njeri me anë të dëshmisë që dha duke denoncuar vetveten, për një veprim të kryer kur ishte fare i ri dhe i imponuar nga rregullat e Partisë Komuniste, e përshëndeta qëndrimin e tij dhe vrasjen e xhaxhait e konsiderova kapitull të mbyllur”.

Kush ishte Haziz Sharra?

Haziz Sharra u lind në qytetin e Vlorës në vitin 1916, ku të parët e familjes së tij ishin vendosur aty nga viti 1800, pasi ishin shpërngulur nga Kavaja. Babai i Hazizit, Muço Sharra, që në vitin 1908 ka qenë i dënuar me vdekje nga Porta e Lartë e Stambollit, pasi së bashku me Ibrahim Abdullahun, Elmaz Xhaferrin, Ali Beqirin dhe Duro Shaskën, dolën hapur në mbështetje të Ismail Qemalit. Në vitin 1912, Muço Sharra së bashku me disa patriotë të tjerë vlonjatë, e pritën Ismail Qemalin tek Ura e Mifolit dhe në atë kohë e gjithë familja Sharra, me në krye Hasan Sharrën, u vunë mbështetje të Ismail Qemalit që ato ditë para Shpalljes së Pavarsisë, u strehua në shtëpinë e Musa Sharrës. Gjatë Luftës së Vlorës në vitin 1920, Muço Sharra ishte i pari që u internua nga italianët në ishullin e Sazanit, së bashku me Jani Mingën, Dom Mark Vasën dhe shumë patriotë të tjerë. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja Sharra nuk u përzie në politikë, por qëndrimi i tyre ishte në mbështetje të Mbretit Zog. Duke qenë në një gjendje të mirë ekonomike, Hazizi, pasi ndoqi mësimet në Vlorë, shkoi për të studjuar në “Zosimea” të Janinës në Greqi, ku pasi kreu dy vjet, u kthye në qytetin e Vlorës, ku u lidh me Lëvizjen Antifashiste. Aty nga fundi i vitit 1942, ai u bë një nga drejtuesit kryesorë të Rinisë së Ballit Kombëtar në rrethin e Vlorës dhe e udhëhoqi atë organizatë deri në tetorin e vitit 1943, kur u vra me atentat nga komunistët. Në atë kohë, përveç Hazizit, në organizatën nacionaliste, Balli Kombëtar, aderuan edhe vëllezërit Shyqëri e Lekmi Sharra, të cilët u burgosën dhe u ekzekutuan nga komunistët në vitin 1947, si dhe inxhinieri i famshëm Abdyl Sharra, i cili u pushkatua nga regjimi komunist, i akuzuar si “sabotator në tharjen e kënetës së Maliqit”. Po kështu pas mbarimit të Luftës, nga familja Sharra u burgosën edhe Mendu, Astrit e Muharrem Sharra (vëllai i Hazizit), kurse Ymer Sharra, i cili gjatë Luftës kishte qenë prof. në Shkollën Tregtare të Vlorës, u arratis nga Shqipëria dhe u vendos në SHBA-ës, ku punoi për shumë kohë në disa universitete, duke u marrë me kërkime shkencore. Në vitin 1946, familja Sharra në Vlorë mbeti pa asnjë burrë në shtëpi dhe Muço Sharra (babai i Hazizit) pasi u dënua me 12 vjet burg në një moshë të thyer, kur u lirua nga burgu, duke mos pasur strehë tjetër, përfundoi në Azilin e Pleqve të Fierit ku dhe vdiq në mjerim të plotë.

Marrë nga: Memorie.al

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur haziz sharra haziz sharra


Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez