Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
EGJIPT– Një grup terrorist egjiptian i lidhur me ISIS ka ekzekutuar tre burra, përfshirë një të krishterë, si një paralajmërim për mbështetjen e forcave të armatosura të vendit.
Nabil Habashi Salama, 62 vjeç, një anëtar i Kishës Ortodokse Koptike të pakicës së Egjiptit, u shfaq duke u qëlluar në pjesën e pasme të kokës në një video të lëshuar të Shtunën.
Në pamjet e publikuara nga DailyMail, një militant me fytyrën e mbuluar, i cili mban një AK-47 në gjoks dhe gishtin tregues të ngritur në qiell, paralajmëron ‘të krishterët e Egjiptit’ se ‘ky është çmimi që ju paguani për mbështetjen e ushtrisë egjiptiane’.
Ai pastaj ngre pushkën dhe gjuan një plumb të vetëm në pjesën e prapme të kokës së Salamës, ndërsa krah tij janë dy të tjerë që gjithashtu janë duke shtrënguar pushkët.
Një pjesë e veçantë e pamjeve tregon dy militantë të tjerë që ekzekutojnë dy burra fisesh në një mënyrë të ngjashme, pasi i akuzuan ata për luftime me forcat e armatosura egjiptiane.
Salama ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar, tha Kisha Koptike, kur ai u rrëmbye ndërsa po ecte përgjatë rrugëve të Bir al-Abed nga xhihadistët në një makinë. Një zëdhënës i Kishës Koptike, e cila konfirmoi identitetin e Salama nga video, tha se ai ishte përfshirë në rindërtimin e kishave të shkatërruara nga islamikët në rajon.
Kisha Ortodokse Koptike përfaqëson një pakicë të krishterë e cila varionte nga 10 në 15 përqind të popullsisë 100 milionëshe të Egjiptit. Grupi shpesh ka qenë në shënjestër të sulmeve nga militantët gjatë kryengritjes shumëvjeçare, me qindra të vrarë në sulme me bomba dhe armë.
Një kryengritje xhihadiste për një kohë të gjatë në Sinain e Veriut u përshkallëzua në 2013 kur ushtria rrëzoi presidentin islamik të zgjedhur të Egjiptit Mohamed Morsi. Shumica e sulmeve janë kryer në Gadishullin Sinai por ata gjithashtu kanë përdorur territorin si një pistë nisjeje për të goditur diku tjetër në Egjipt, të tilla si bombardimi i një kishëz pranë katedrales Koptike në Kajro në 2016.
Në shkurt 2018, qeveria nisi një operacion mbarëkombëtar kundër militantëve të përqendruar në Sinain e Veriut. Ushtria thotë se rreth 970 militantë të dyshuar janë vrarë në fushatën në vazhdim. Por rajoni ka mbetur kryesisht i prerë për gazetarët, duke e bërë përpilimin e shifrave të pavarura të viktimave pothuajse të pamundur.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
HAGË– Sot në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës.Kështu kanë ...
SHBA– Banorët e një shtëpie në Kaliforni më parë ka jetuar një nga dëshmitarët mbrojtjës në gjyqin Derek Chauvin, u zgjuan në mes të natës nga një skenë h...
SHBA– Pesë persona u shtruan në spital pasi u qëlluan dhe u plagosën në Shreveport, Louisiana, të shtënat e treta të shumëfishta të raportuara në Shtetet ...
SHBA-Hester Ford ishte gruaja më e vjetër në Karolinën e Veriut e cila u nda nga jeta ditën e shtunë në moshën 116 vjeçare. Sipas mediave ajo u martua që...
RUSI– Alexei Navalny është transferuar në një spital të burgut ndërsa shqetësimet janë rritur midis mbështetësve që lideri i opozitës është i sëmurë rëndë...
SERBI– Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç i cili ishte nënshkruesi i marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi 8 vite më parë ka folur r...
SHBA-Çdo shtet i Amerikës ka nisur një stad tjetër të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit.Duke nisur që nga dita e sotme të gjithë personat mbi 1...
BRITANI– Vizita e planifikuar e kryeministrit britanik, Boris Johnson në Indi javën e ardhshme është anuluar për shkak të përshkallëzimit të krizës së vendit të...
KOSOVË– Tetë vite pas arritjes së Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimin e Marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me 19 prill 2013 në ...
BALLKAN– Në një vizitë në Shqipëri në mars, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë për ndryshimin siç bënë kosov...